Kalo te përmbajtja

Zonë e përmbytur në Vadodarë, Gujarat

16 GUSHT 2019
INDI

Përmbytje në Indinë Perëndimore

Përmbytje në Indinë Perëndimore

Sipas një lajmi, si pasojë e përmbytjeve në Indi kanë vdekur të paktën 169 veta në shtetet perëndimore të Gujaratit, të Maharashtrës, të Karnatakës dhe të Keralës.

Zyra e degës në Indi raporton se asnjë vëlla nuk ka vdekur e as është lënduar. Dega ka siguruar edhe këto informacione:

Gujarat: Nga përmbytjet në qytetin e Vadodarës u prekën 145 lajmëtarë. Zyra Rajonale e Përkthimit e gjuhës gujarate që gjendet në këtë qytet, nuk është dëmtuar.

Maharashtra: Në Mumbai, përmbytjet dëmtuan shtëpitë e gjashtë familjeve. Në qytetin e Sanglit, që ndodhet rreth 378 kilometra në juglindje të Mumbait, u shpërngulën 25 lajmëtarë, të cilët janë strehuar përkohësisht te vëllezërit në një qytet aty afër.

Karnatakë: Për shkak të përmbytjeve u shpërngulën gjashtë familje. Ndërsa zyra e degës, që ndodhet në këtë shtet, nuk është prekur nga përmbytjet.

Keralë: Rreth 100 familje u zhvendosën në një vend më të ngritur dhe përkohësisht po rrinë me Dëshmitarë të tjerë, ndërkohë që një Komitet i Ndihmës në Rast Katastrofash po vlerëson situatën.

Zyra e degës po koordinon punën për të ndihmuar në zonat e prekura. Mbikëqyrësit qarkorë dhe përfaqësues nga Reparti Vendës i Projektim-Ndërtimit po punojnë pa u lodhur që të vlerësojnë dëmet dhe të ndihmojnë vëllezërit e motrat. Ndihma përfshin gjërat e domosdoshme, si ujë i pijshëm, dhe inkurajim nga Bibla.

Lutemi që Jehovai të vazhdojë të jetë me vëllezërit që u prekën nga përmbytjet. Mezi presim kohën kur në vend të katastrofave natyrore të kemi ‘paqe të pafund’.—Psalmi 37:11.