Kalo te përmbajtja

Pas një rrëshqitjeje dheu në Natonin, Mountain Province

14 GUSHT 2019
FILIPINE

Shira musonike në Filipine

Shira musonike në Filipine

Në fillim të gushtit 2019 musonet në Filipine sollën shira të rrëmbyeshme dhe erëra të forta, të cilat shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Mjerisht, rrëshqitjet e dheut i morën jetën një vëllai që po shërbente si pionier special i përkohshëm në Natonin, në Mountain Province. Në të njëjtin vend u dëmtua lehtë edhe një vëlla tjetër që po ashtu shërben si pionier special i përkohshëm. Në një rast tjetër u dëmtua një djalë dhjetë vjeç, por ka marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Asnjë nga shtëpitë e vëllezërve nuk u dëmtua rëndë. Gjithsesi, për shkak të erërave të forta u shemb një pjesë e tavanit të një Salle Mbretërie në Negros Oksidental.

Zyra e degës në Filipine dhe mbikëqyrësi qarkor vendës po i inkurajojnë nga Bibla dhe po mbështetin emocionalisht familjet e vëllezërve që u prekën nga kjo katastrofë.

Jemi shumë të hidhëruar për këtë humbje tragjike dhe lutemi për miqtë dhe familjarët e vëllait tonë. Mezi presim ditën kur ngjarjet e dhembshme as që «do të vijnë më në mendje».—Isaia 65:17.