Kalo te përmbajtja

Ejpeks, një komunitet i vogël në Ikaluit, në ishullin Bafin, në Nunavut, Kanada

17 PRILL 2020
KANADA

Përkujtimi i vdekjes së Krishtit për vitin 2020—Kanada

Ndjekin Përkujtimin në skajin më verior të botës

Përkujtimi i vdekjes së Krishtit për vitin 2020—Kanada

27 lajmëtarët e kongregacionit të Ikaluitit në arkipelagun Arktik të Kanadasë u mblodhën së bashku për të mbajtur Përkujtimin me anë të videokonferencës. Nga 55 studentët e Biblës që ka kongregacioni, 12 e ndoqën Përkujtimin dhe ishin shumë të kënaqur që u lidhën virtualisht.

Për pjesën më të madhe të studentëve ka qenë tejet e vështirë, madje për disa e pamundur, të shkonin aty ku mbahej Përkujtimi. Ata jetojnë në zona të thella të territorit të kongregacionit, rreth 2 milionë kilometra katrorë, nga Kimirati deri në Gris-Fjord, komuniteti më verior në Kanada.

Vëllai Isak Demestër, plak kongregacioni në Ikaluit, tha: «Për herë të parë studentët tanë arritën të shihnin Përkujtimin bashkë me ne. Një prej tyre, që jeton në Gris-Fjord, ftoi 4 të tjerë. Pra, fjalimin e Përkujtimit e ndoqën 5 veta nga cepi më verior i botës.»

Rrethanat e pazakonta si pasojë e pandemisë COVID-19 kanë ndihmuar shumë vëllezër e motra në kongregacionin e Ikaluitit të kuptojnë çfarë dobish ka kur përshtatesh me rrethana të reja.

Motër Kejti Burekajo pohon: «U predikuam shumë vetave me anë të telefonit në gjithë Arktikun Lindor. Bëra biseda fantastike me ata që banojnë në zonat më të thella të territorit. Njerëzit rrinë në shtëpi dhe kanë nevojë për një fjalë të mirë.»

Motër Laura MekGregori thotë: «Këtu në Ikaluit, izolimi është tepër stresues. Për shkak të pandemisë kemi probleme financiare dhe s’e dimë se ç’do të ndodhë më vonë. Ishte hera e parë që bënim bukën e Përkujtimit për familjen. Ia kaluam shumë mirë bashkë. Vlerësuam edhe më tepër thjeshtësinë e ceremonisë dhe faktin që është kollaj të gjesh verën dhe bukën e Përkujtimit.»

Vëlla Demestëri përfundon me fjalët: «Edhe pse pandemia COVID-19 na ka distancuar nga njëri-tjetri, ka qenë e jashtëzakonshme të shihje se si vëllezërit dhe motrat janë lidhur edhe më ngushtë në periudhën e Përkujtimit. Ky Përkujtim na ka ndryshuar jetën.»

Kongregacioni i Ikaluitit mezi pret të ndërtojë Sallën e re të Mbretërisë në të ardhmen e afërt, kur t’ia lejojnë rrethanat. Ndërkohë jemi të sigurt se Jehovai do t’i bekojë përpjekjet e zellshme për të çuar lajmin e mirë në rajonet më veriore të Kanadasë, një nga skajet më të largëta të tokës.—Veprat 1:8.