Kalo te përmbajtja

Çmimi që morën Dëshmitarët e Jehovait pranë një maketi të kompleksit të Ramapos

28 MARS 2023
LAJME NDËRKOMBËTARE

Projekti i Ramapos

Shteti i Nju-Jorkut vlerëson me çmim Dëshmitarët e Jehovait për projektin e Ramapos

Shteti i Nju-Jorkut vlerëson me çmim Dëshmitarët e Jehovait për projektin e Ramapos

Autoriteti i Shtetit të Nju-Jorkut për Kërkimet Energjitike dhe për Zhvillimin (NYSERDA) u dha Dëshmitarëve të Jehovait një çmim prej 1 milion dollarësh amerikanë në Konkursin për Ndërtesat Ekselente. Çmimi ishte për projektin ekologjik të kompleksit të rezidencave në Ramapo. a Kjo është hera e parë që një projekt ndërtimi fiton çmim si në qytetin e Ramapos, edhe në krahinën e Roklendit.

Keith Kedi, që shërben në Komitetin e Projektit të Ndërtimit, shprehet: «Synimi ynë për projektin e Ramapos ishte të ulnim emetimin e gazeve që ndotin mjedisin, të përdornim mirë burimet e energjisë së pastër dhe të përshtateshim sa më mirë me mjedisin. Jemi të lumtur që shteti i ka vlerësuar përpjekjet tona duke na dhënë një çmim, madje pa filluar ende ndërtimin. Këto para do t’i përdorim sa më mirë bashkë me dhurimet vullnetare të Dëshmitarëve të Jehovait

Konkursi për Ndërtesat Ekselente është i vetmi i këtij lloji në Shtetet e Bashkuara. Ai u krijua në mars të 2019-s dhe deri tani janë dhënë 63 çmime. Sipas faqes zyrtare të NYSERDA-s, projektet që kanë marrë çmim, «e nxitin industrinë të ndjekë shembullin e tyre, që në të ardhmen të mos emetohet më tepër dyoksid karboni se ç’mund të absorbojë toka».

Jemi mirënjohës për këtë vlerësim nga autoritetet, që me siguri i sjell lavdi Jehovait.—Mateu 5:16.

a Emri ynë zyrtar në konkurs ishte «Rezidencat në Sterlington».