Kalo te përmbajtja

Pasi doli nga burgu, vëlla Aleksandër Nikolajevi u ribashkua me gruan, Jevgeninë, me 5 fëmijët e tyre dhe me nënën e Jevgenisë

21 SHTATOR 2023
RUSI

Vëlla Aleksandër Nikolajevin e lirojnë nga burgu

Vëlla Aleksandër Nikolajevin e lirojnë nga burgu

Më 19 shtator 2023, vëlla Aleksandër Nikolajevit i japin lirinë pasi kaloi thuajse 2 vjet në një burg të Rusisë. Sapo doli nga burgu, Aleksandrin e mirëpritën bashkadhuruesit. Gjithashtu, ai u ribashkua me gruan e tij, Jevgeninë, dhe me 5 fëmijët e tyre.

Në fillim të vitit 2021, forcat e FSB-së dhe të ndërhyrjes së shpejtë bastisën shtëpinë e familjes Nikolajev. Autoritetet ngritën akuza kundër Aleksandrit dhe e shpallën fajtor, sepse kishte kryer një «krim» duke folur për Biblën me familjen dhe me miqtë e tij.

Para se ta arrestonin, Aleksandri tregoi se çfarë e ndihmon të ruajë besnikërinë. Ai tha: «Kam kuptuar se frika nga njeriu dhe nga e panjohura mund të ma paralizojnë aftësinë për të menduar qartë. Ndaj përpiqem të mos dorëzohem para frikës. I lutem Jehovait të më ndihmojë të besoj më plotësisht tek ai, dhe Ai më ka bërë më të fortë në këtë aspekt.»

Jemi të lumtur që tani Aleksandri është i lirë dhe është bashkuar përsëri me familjen e tij. Pa diskutim, Jehovait «i gëzon zemra» për shërbëtorët e tij besnikë, që shfaqin besim dhe guxim përballë padrejtësive.—Psalmi 149:4.