Kalo te përmbajtja

11 GUSHT 2017
TAJVAN

Program i suksesshëm i shërbimit alternativ civil në Tajvan

Program i suksesshëm i shërbimit alternativ civil në Tajvan

Në vitin 2000, Tajvani nisi të aplikonte një program shërbimi alternativ civil. Ky program i jep mundësi kujt refuzon ushtrinë për shkak të ndërgjegjes që të përmbushë detyrimin për shërbim kombëtar, pa cenuar ndërgjegjen. Sipas kësaj mase, kush nuk kryen shërbimin ushtarak për shkak të ndërgjegjes, mund të punojë në spitale, azile dhe në fusha të tjera të sektorit publik. Programi ka pasur më tepër sukses nga ç’pritej e prej tij po nxjerrin dobi, si shoqëria e Tajvanit edhe ata që refuzojnë ushtrinë për hir të ndërgjegjes, të cilët nuk i burgosin më për qëndrimin asnjanës.

Në këtë video shpjegohet si është zbatuar shërbimi alternativ civil në Tajvan, marrin përgjigje pyetje që bëjnë shpesh ata që kundërshtojnë këtë masë dhe ka komente nga ata që janë përfshirë drejtpërdrejt në këtë program. Z. Kuo-En Lin, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Rekrutimit, thotë: «Shpresoj vërtet që edhe vende të tjera të mësojnë nga eksperienca jonë.»