KULLA E ROJËS—BOTIMI PËR STUDIM Mars 2014

Në këtë numër do të shohim si të ruajmë frymën vetëmohuese dhe pikëpamjen pozitive. Si të kujdesemi për bashkëbesimtarët e të afërmit e moshuar?

T’u prekim zemrën të afërmve jobesimtarë

Ç’mund të mësojmë nga mënyra si veproi Jezui me të afërmit? Si mund t’u flasim për besimin tonë familjarëve që kanë një besim tjetër ose nuk besojnë fare?

Si të ruajmë frymën vetëmohuese

Ndeshemi me një armik tinëzar që mund të na minojë frymën vetëmohuese. Artikulli zbulon cili është ky armik dhe tregon si mund ta përdorim Biblën që ta mposhtim.

Si të mbash një pikëpamje pozitive

Pse shumë veta luftojnë me mendimet negative? Ky artikull tregon si të ndihmon Bibla që të mbash një pikëpamje pozitive për veten.

Adhurimi Familjar—A mund ta bëni më të këndshëm?

Shih si bëhet adhurimi familjar në vende të ndryshme që të marrësh ide të dobishme.

Të nderojmë të moshuarit mes nesh

Shqyrto si i sheh Perëndia të moshuarit. Ç’përgjegjësi kanë fëmijët ndaj prindërve të moshuar? Si mund t’i nderojë kongregacioni të moshuarit mes tij?

Duke u kujdesur për të moshuarit

Prindërit e moshuar dhe fëmijët mund të diskutojnë si të përgatiten e të marrin vendime para se të vijnë «ditët e kobshme». Si mund t’i përballojnë disa nga vështirësitë?

Fjala jote—«Një herë ‘po’, e pastaj ‘jo’»?

Shërbëtorët e Jehovait duhet ta mbajnë fjalën e kurrë të mos thonë herë po, herë jo. Po nëse duhet të anulosh një takim? Mëso nga shembulli i apostullit Pavël.