«Eja e bëhu ithtari im»

Qëllimi i këtij libri nuk është të bëjë një përmbledhje të plotë të jetës dhe shërbimit të Jezuit, por të na ndihmojë të shohim më qartë si ta ndjekim.

Parathënie

Urojmë me gjithë zemër që të të shtohet dashuria për Jezuin dhe ta ndjekësh më nga afër, kështu do t’ia gëzosh zemrën Jehovait tani dhe përgjithmonë.

KAPITULLI 1

«Bëhu ithtari im»: Ç’donte të thoshte Jezui?

Vetëm fjalët dhe ndjenjat nuk mjaftojnë për të qenë një ithtar i vërtetë i Krishtit.

KAPITULLI 2

«Udha, e vërteta dhe jeta»

Mund t’i afrohemi Atit vetëm nëpërmjet Birit. Jezuit i është dhënë një rol jetësor në plotësimin e qëllimit universal të Perëndisë.

KAPITULLI 3

«Jam . . . i përulur në zemër»

Që nga fillimi e deri në fund, shërbimi i Jezuit në tokë u karakterizua nga përulësia.

KAPITULLI 4

«Ja . . . Luani që është nga fisi i Judës»

Jezui shfaqi një guxim prej luani në tri aspekte: për të mbrojtur të vërtetën, për të përkrahur drejtësinë dhe për të përballuar kundërshtimin.

KAPITULLI 5

«Të gjitha thesaret e mençurisë»

Jezui shfaqi mençuri të pashoqe jo vetëm në fjalë, por edhe në vepra.

KAPITULLI 6

«Mësoi bindjen»

Përderisa Jezui i bindej në mënyrë të përsosur Atit, pse mund të thuhet se «mësoi bindjen» dhe ‘u bë i përsosur’?

KAPITULLI 7

‘Shqyrto me kujdes atë që ka qëndruar’

Jezui ndoqi një rrugë të patëmetë qëndrueshmërie. Si ia doli? Si mund ta ndjekim shembullin e tij?

KAPITULLI 8

«Për këtë u dërgova»

Shqyrto pse predikonte Jezui, çfarë predikonte dhe ç’qëndrim kishte ndaj caktimit të tij kur ishte në tokë.

KAPITULLI 9

«Shkoni dhe bëni dishepuj»

Urdhri i Jezuit për të bërë dishepuj përbën thelbin e të qënit një ithtar i vërtetë i Krishtit.

KAPITULLI 10

«Është shkruar»

Që të imitojmë mënyrën si e përcillte Jezui të vërtetën, është thelbësore të citojmë nga Fjala e Perëndisë, ta mbrojmë dhe ta shpjegojmë atë.

KAPITULLI 11

«Asnjeri tjetër nuk ka folur kurrë kështu»

Shqyrto tri metoda mësimore që përdorte Jezui dhe si mund t’i përdorim edhe ne.

KAPITULLI 12

«Pa ilustrime s’u fliste atyre»

Bibla jep dy arsye të rëndësishme pse Jezui përdori ilustrime.

KAPITULLI 13

«Unë e dua Atin»

Si ta imitojmë Jezuin dhe të zhvillojmë dashuri të fortë për Jehovain?

KAPITULLI 14

«Iu afrua një turmë e madhe»

Shumë veta, përfshirë edhe fëmijët, i afroheshin pa ngurrim Jezuit. Pse ishte kaq i afrueshëm Jezui?

KAPITULLI 15

«I shtyrë nga mëshira»

Pse është e rëndësishme të ndjekim shembullin e Jezuit duke treguar dhembshuri për të tjerët?

KAPITULLI 16

«Jezui . . . i deshi ata deri në fund»

Gjatë gjithë shërbimit, Jezui dha prova të dashurisë së tij për dishepujt. Si ta imitojmë Jezuin në marrëdhëniet me të tjerët?

KAPITULLI 17

«Nuk ka dashuri më të madhe se kjo»

Si ta ndjekim shembullin e Jezuit për të treguar dashuri vetëmohuese?

KAPITULLI 18

«Vazhdo të më ndjekësh»

Nëse vazhdojmë ta ndjekim dita-ditës Jezuin, mund të kemi një ndërgjegje të pastër dhe një shpresë të bukur për të ardhmen.