Kalo te përmbajtja

Video për Biblën​—Mësime thelbësore

Këto video-mësime të shkurtra u japin përgjigje pyetjeve biblike thelbësore, si: Pse e krijoi Zoti tokën? Në ç’gjendje janë të vdekurit? dhe Pse i lejon Perëndia vuajtjet?

A u krijua universi?

Tregimi i Biblës për krijimin, shpesh keqkuptohet ose madje hidhet poshtë si të ishte një mit. A mund t’i besojmë asaj që thotë Bibla?

A ekziston Zoti?

Shqyrto prova që tregojnë se është logjike të besosh te Perëndia.

A ka emër Perëndia?

Perëndia ka shumë tituj, si i Plotfuqishëm, Krijues dhe Zot. Por emri i tij shfaqet rreth 7.000 herë në Bibël.

A mund të jesh mik i Perëndisë?

Për shekuj me radhë, njerëzit kanë ndier nevojën për ta njohur Krijuesin. Bibla të ndihmon të bëhesh mik me Perëndinë. Hapi i parë është të mësosh emrin e Tij.

Kush është autori i Biblës?

Nëse e shkruan njerëzit, a mund të quhet me të drejtë Fjala e Perëndisë? Mendimet e kujt përmban Bibla?

Si të jemi të sigurt se Bibla është e besueshme?

Nëse Bibla është Fjala e Perëndisë, atëherë duhet të jetë ndryshe nga çdo libër i shkruar ndonjëherë.

Pse e krijoi Perëndia tokën?

Bota jonë është plot me bukuri. Është e vendosur në distancën e duhur nga dielli, ka këndin e duhur të pjerrësisë dhe rrotullohet me shpejtësinë e duhur. Pse Zoti bëri kaq shumë përpjekje për të krijuar tokën?

Cili është qëllimi i jetës?

Zbulo sekretin e një jete vërtet të lumtur e domethënëse.

Ku mund t’i gjesh përgjigjet për pyetjet e rëndësishme të jetës?

A ke pyetje për jetën, vdekjen ose të ardhmen? Për këto pyetje dhe për shumë të tjera mund të gjesh përgjigje domethënëse. Po ku?

Në ç’gjendje janë të vdekurit?

Bibla premton një kohë kur shumë njerëz do të ringjallen, ashtu siç ndodhi me Lazarin.

A ekziston ferri?

Bibla thotë se «Perëndia është dashuri», prandaj ai nuk do t’i torturonte kurrë njerëzit për gabimet e së shkuarës.

A është Jezu Krishti Perëndia?

A është Jezui Perëndia i Plotfuqishëm? Apo janë dy persona krejt të ndryshëm?

Pse vdiq Jezui?

Mbase ke dëgjuar se ai vdiq për mëkatet tona. Po a ka mundësi që flijimi i jetës së një njeriu t’i sjellë dobi miliona të tjerëve?

Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?

Gjatë gjithë shërbimit të tij, Jezui i mësoi të tjerët për Mbretërinë e Perëndisë më shumë se për çdo gjë tjetër. Për shekuj me radhë, dishepujt e tij janë lutur që kjo Mbretëri të vijë.

Mbretëria e Perëndisë ka filluar të qeverisë më 1914

Mbi 2.600 vjet më parë, Perëndia i dha një mbreti të fuqishëm një ëndërr profetike e cila po përmbushet sot.

Bota ka ndryshuar rrënjësisht që nga viti 1914

Kushtetet e botës dhe tiparet e njerëzve që nga viti 1914 vërtetojnë se profecitë e Biblës për «ditët e fundit» po përmbushen.

A i shkakton Perëndia katastrofat natyrore?

Dy gra që kanë vuajtur për shkak të katastrofave natyrore, shpjegojnë çfarë kanë mësuar nga Bibla.

Pse i lejon Perëndia vuajtjet?

Bibla jep përgjigje të kënaqshme dhe ngushëlluese.

A i pranon Perëndia të gjitha fetë?

Shumë njerëz besojnë se nuk ka rëndësi çfarë feje ke.

A e pranon Perëndia përdorimin e shëmbëlltyrave kur e adhurojmë?

A mund të na ndihmojnë t’i afrohemi një Perëndie të cilin nuk e shohim?

A i dëgjon Perëndia të gjitha lutjet?

Ç’të themi nëse dikush lutet me motive egoiste? Po për një burrë që keqtrajton gruan e tij dhe të nesërmen kërkon bekimin ose ndihmën e Zotit?

Cila është pikëpamja e Perëndisë për martesën?

Perëndia do që të kesh një martesë të suksesshme. Këshillat e mençura të Biblës kanë ndihmuar shumë çifte.

A është pornografia mëkat kundër Perëndisë?

A gjendet fjala «pornografi» në Bibël? Si mund ta dimë pikëpamjen e Perëndisë për pornografinë?