‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’

Ky botim do të të ndihmojë të vazhdosh të zbatosh parimet biblike në jetën tënde e si rrjedhojë ta ruash veten në dashurinë e Perëndisë.

Letër nga Trupi Udhëheqës

Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait nxitin të gjithë ata që e duan Jehovain të ndjekin modelin e Jezuit, i cili qëndroi në dashurinë e Atit të tij.

KAPITULLI 1

«Kjo është dashuria për Perëndinë»

Me pak fjalë, Bibla shpjegon si mund të tregosh se ti e do Zotin.

KAPITULLI 2

Si të mbash një ndërgjegje të mirë

A është e mundur të kemi një ndërgjegje të qetë por që nuk është e pastër në sytë e Zotit?

KAPITULLI 3

Duaj ata që do Perëndia

Jehovai i zgjedh me shumë kujdes miqtë e tij, edhe ne duhet të bëjmë po njëlloj.

KAPITULLI 4

Pse ta respektosh autoritetin?

Shkrimet identifikojnë tri fusha kryesore të jetës për të cilat Zoti kërkon nga ne që të respektojmë autoritetin e të tjerëve.

CHAPTER 5

Si të qëndrosh i ndarë nga bota

Fjala e Perëndisë identifikon pesë mënyra se si duhet të jemi të ndarë nga bota.

KAPITULLI 6

Si të zgjedhësh zbavitje të dobishme

Tri pyetje mund të të ndihmojnë të zgjedhësh me mençuri.

KAPITULLI 7

A e vlerëson jetën ashtu si Perëndia?

A mjafton vetëm të mos i marrësh jetën dikujt, apo përfshihet diçka më shumë se kaq?

KAPITULLI 8

Perëndisë i pëlqejnë njerëzit e pastër

Bibla mund të të ndihmojë të shmangësh disa praktika që mund të të bëjnë të papastër.

KAPITULLI 9

‘Ik nga imoraliteti seksual!’

Çdo vit, mijëra të krishterë kryejnë imoralitet seksual. Si të mos biesh në këtë grackë?

KAPITULLI 10

Martesa, dhuratë nga një Perëndi i dashur

Si mund të përgatitesh për një martesë të suksesshme? Nëse tashmë je i martuar, si ta bësh të qëndrueshme martesën tënde?

KAPITULLI 11

«Martesa të nderohet»

Një vetëshqyrtim me gjashtë pyetje mund të të ndihmojë ta forcosh martesën.

KAPITULLI 12

‘Fjalë të mira, që ndërtojnë’

I foluri mund të rrënojë ose të ndërtojë të tjerët. Mëso si ta përdorësh dhuratën e të folurit ashtu si e kishte ndër mend Jehovai.

KAPITULLI 13

Festime që fyejnë Perëndinë

Disa festime dhe festa mund të duken se nderojnë Zotin por në të vërtetë e fyejnë atë.

KAPITULLI 14

Ji i ndershëm në çdo gjë

Që të jesh i ndershëm me të tjerët, më parë duhet të bësh diçka.

KAPITULLI 15

Gëzo frytin e mundit tënd

Përgjigjet e pesë pyetjeve të rëndësishme mund të të ndihmojnë të përcaktosh nëse do ta pranosh një punë ose jo.

KAPITULLI 16

Kundërviju Djallit dhe intrigave të tij

Ne e pranojmë sa i fuqishëm është Satanai, megjithatë nuk shqetësohemi për këtë. Pse?

KAPITULLI 17

‘Forcohu mbi themelin e besimit tënd shumë të shenjtë’

Ekzistojnë tri hapa që mund të të ndihmojnë të forcosh besimin dhe të qëndrosh në dashurinë e Perëndisë.

SHTOJCA

Si duhet të sillemi me një të përjashtuar?

A duhet medoemos të shmangim çdo kontakt me persona të tillë?

SHTOJCA

Kur duhet ta mbulojë kokën gruaja dhe përse?

Bibla zbulon tre faktorë që mund të na ndihmojnë t’i përgjigjemi pyetjes.

SHTOJCA

Nderimi i flamurit, votimi dhe shërbimi civil

Cilat udhëzime ka Bibla që mund të të ndihmojnë të mbash një ndërgjegje të pastër në çështje të tilla?

SHTOJCA

Fraksionet e gjakut dhe procedurat kirurgjike

Mund të përballosh vështirësitë mjekësore duke ndjekur disa hapa të thjeshta.

SHTOJCA

Mposhte vesin e masturbimit!

Si mund ta mposhtësh këtë praktikë të papastër?

SHTOJCA

Pikëpamja e Biblës për divorcin dhe ndarjen

Sipas Biblës, kur është i lirë një i divorcuar të rimartohet?

SHTOJCA

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve në çështjet e biznesit

A mund të hedhë në gjyq një i krishterë vëllanë e tij në besim?