Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta

Në këtë libër do të lexosh për çdo ngjarje të jetës së Jezuit që gjendet në Bibël.

PARATHËNIE

Udha, e vërteta dhe jeta

Gjërat që mësoi dhe bëri Jezui, të cilat gjenden tek Ungjijtë, mund të të ndryshojnë jetën.

KAPITULLI 1

Dy mesazhe nga Perëndia

Gabrieli dërgon dy mesazhe të vështira për t’u besuar.

KAPITULLI 2

Jezui nderohet para se të lindë

Si e nderojnë Jezuin Elizabeta dhe foshnja që ajo pret?

KAPITULLI 3

Lind ai që do të përgatitë udhën

Zakaria thotë një profeci të rëndësishme sapo i kthehet i foluri me anë të një mrekullie.

KAPITULLI 4

Maria—Shtatzënë, por e pamartuar

A e beson Jozefi Marinë kur ajo i thotë se është shtatzënë nga fryma e shenjtë, dhe jo me një burrë tjetër?

KAPITULLI 5

Ku dhe kur lind Jezui?

Nga e dimë se Jezui nuk lindi më 25 dhjetor?

KAPITULLI 6

Fëmija i premtuar

Kur Jozefi dhe Maria çojnë Jezuin foshnjë në tempull, dy izraelitë të moshuar profetizojnë për të ardhmen e tij.

KAPITULLI 7

Astrologët vizitojnë Jezuin

Pse ylli që astrologët shohin në Lindje i drejton në fillim te mbreti vrasës Herod dhe jo te Jezui?

KAPITULLI 8

Shpëtojnë nga një mbret i lig

Kur Jezui është ende i vogël, përmbushen tri profeci të Biblës që lidhen me Mesinë.

KAPITULLI 9

Rritet në Nazaret

Sa vëllezër e motra kishte Jezui?

KAPITULLI 10

Jezui me familjen shkojnë në Jerusalem

Jozefi dhe Maria janë në ankth që s’po gjejnë dot Jezuin, kurse ai habitet që ata nuk e dinin ku ishte.

KAPITULLI 11

Gjon Pagëzori përgatit udhën

Pse Gjoni thotë fjalë të forta kundër disa farisenjve e saducenjve që shkojnë tek ai?

KAPITULLI 12

Jezui pagëzohet

Pse u pagëzua Jezui ndonëse nuk kishte kryer mëkat?

KAPITULLI 13

Mëso nga mënyra si i përballon Jezui tundimet

Tundimet që hasi Jezui na zbulojnë dy të vërteta të rëndësishme për Djallin.

KAPITULLI 14

Jezui fillon të bëjë dishepuj

Çfarë i bind gjashtë dishepujt e parë të Jezuit se kanë gjetur Mesinë?

KAPITULLI 15

Jezui kryen mrekullinë e parë

Jezui i tregon nënës së tij se tani drejtohet nga Ati i tij qiellor, jo nga ajo.

KAPITULLI 16

Jezui tregon zell për adhurimin e vërtetë

Pse indinjohet Jezui me tregtarët në tempullin e Jerusalemit, përderisa Ligji i Perëndisë i lejon njerëzit të blejnë kafshë për flijime?

KAPITULLI 17

Mëson Nikodemin natën

Çfarë do të thotë ‘të lindësh përsëri’?

KAPITULLI 18

Jezui e shton veprën e tij, kurse Gjoni e pakëson

Dishepujt e Gjon Pagëzorit bëhen xhelozë, ndërsa ai jo.

KAPITULLI 19

Mëson një grua samaritane

Jezui i tregon diçka që akoma nuk ia ka thënë askujt.

KAPITULLI 20

Mrekullia e dytë në Kanë

Jezui shëron një djalë që ndodhet rreth 26 kilometra larg.

KAPITULLI 21

Në sinagogën e Nazaretit

Cilat fjalë të Jezuit i zemërojnë aq shumë nazareasit, saqë duan ta vrasin?

KAPITULLI 22

Katër dishepuj do të bëhen peshkatarë njerëzish

Jezui i fton të nisin një lloj tjetër peshkimi.

KAPITULLI 23

Jezui kryen mrekulli në Kapernaum

Jezui ua ndalon demonëve t’u thonë njerëzve se ai është Biri i Perëndisë. Pse?

KAPITULLI 24

Zgjeron shërbimin në Galile

Njerëzit duan që Jezui t’i shërojë, por ai u shpjegon se shërbimi i tij ka një qëllim më madhor.

KAPITULLI 25

Shëron me dhembshuri një të lebrosur

Me fjalë të thjeshta, por të fuqishme, Jezui tregon se i ka vërtet për zemër njerëzit që shëron.

KAPITULLI 26

«Mëkatet e tua janë falur»

Çfarë na mëson Jezui për lidhjen që ekziston mes mëkatit dhe sëmundjeve?

KAPITULLI 27

Mateu merr një ftesë

Pse Jezui ha me mëkatarë famëkeq?

KAPITULLI 28

Pse nuk agjërojnë dishepujt e Jezuit?

Jezui përgjigjet me anë të një ilustrimi për kacekët.

KAPITULLI 29

A mund të kryhen vepra të mira në Sabat?

Pse judenjtë fillojnë ta përndjekin Jezuin pasi ai shëron një të sëmurë prej 38 vjetësh?

KAPITULLI 30

Lidhja që ka Jezui me Perëndinë

Judenjtë mendojnë se Jezui po e barazon veten me Perëndinë, por Jezui e bën të qartë se Ati është më i madh se ai.

KAPITULLI 31

Mbledhin grurë në Sabat

Pse Jezui e quan veten ‘Zotëri të Sabatit’?

KAPITULLI 32

Çfarë është e ligjshme në Sabat?

Saducenjtë dhe farisenjtë nuk bëhen me njëri-tjetrin, por tani i bashkon i njëjti qëllim.

KAPITULLI 33

Përmbush profecinë e Isaisë

Pse i urdhëron Jezui njerëzit që shëron, të mos tregojnë se kush është dhe se çfarë ka bërë?

KAPITULLI 34

Jezui zgjedh 12 apostujt

Cili është ndryshimi mes një apostulli dhe një dishepulli?

KAPITULLI 35

Predikimi i famshëm në Mal

Shpjegime të pikave kryesore nga fjalimi i Jezuit.

KAPITULLI 36

Një centurion tregon besim të madh

Çfarë bën ky centurion që e lë gojëhapur Jezuin?

KAPITULLI 37

Jezui ringjall djalin e një vejushe

Ata që e panë këtë mrekulli, e kapën domethënien e vërtetë të saj.

KAPITULLI 38

Gjoni pret përgjigje nga Jezui

Pse Gjon Pagëzori pyet nëse Jezui është Mesia? Mos ka dyshime?

KAPITULLI 39

Dënim për një brez mospërfillës

Jezui thotë se Dita e Gjykimit do të ishte më e lehtë për Sodomën, sesa për Kapernaumin, qyteti që shërbeu si qendra e aktivitetit të tij.

KAPITULLI 40

Një mësim për faljen

Kur i thotë një gruaje që mund të ishte prostitutë se mëkatet e saj janë falur, a po nënkupton Jezui se s’ka problem të thyhet ligji i Perëndisë?

KAPITULLI 41

Mrekulli—Me fuqinë e kujt?

Vëllezërit e Jezuit mendojnë se ai ka luajtur mendsh.

KAPITULLI 42

Jezui qorton farisenjtë

Cila është ‘shenja e profetit Joná’?

KAPITULLI 43

Ilustrime për Mbretërinë

Për të shpjeguar aspekte të Mbretërisë së qiejve, Jezui tregon 8 ilustrime.

KAPITULLI 44

Jezui qetëson një stuhi në det

Kur Jezui qetësoi erën dhe dallgët, na dha një mësim të rëndësishëm se si do të jetë jeta kur ai të qeverisë në Mbretërinë e tij.

KAPITULLI 45

Nënshtron një legjion demonësh

A mund të pushtohet dikush nga më shumë se një demon?

KAPITULLI 46

Shërohet ngaqë prek rrobën e Jezuit

Në këtë situatë prekëse, Jezui shfaq fuqi e dhembshuri.

KAPITULLI 47

Një vogëlushe kthehet në jetë!

Njerëzit tallen kur Jezui thotë se një vajzë që ka vdekur thjesht po fle. Çfarë di ai që ata nuk e dinë?

KAPITULLI 48

E hedhin poshtë pavarësisht nga mrekullitë që bën, madje edhe në Nazaret

Nazareasit e hedhin poshtë Jezuin, jo për shkak të mësimdhënies së tij a të mrekullive që bën, por për një arsye tjetër.

KAPITULLI 49

Predikon në Galile dhe stërvit apostujt

Ç’kuptim ka shprehja «Mbretëria e qiejve është afruar»?

KAPITULLI 50

Përgatiten për të predikuar pavarësisht nga përndjekja

Nëse s’duhet t’i frikësohen vdekjes, pse atëherë Jezui u thotë apostujve të largohen kur hasin përndjekje?

KAPITULLI 51

Vrasje gjatë një feste ditëlindjeje

Kërcimi i Salomës është aq magjepsës për Herodin, sa ai premton t’i japë çfarë të dëshirojë. Ç’kërkesë makabër bën ajo?

KAPITULLI 52

Ushqen mijëra veta me pak bukë dhe peshq

Mrekullia që kryen Jezui është kaq domethënëse sa përmendet në të katër Ungjijtë.

KAPITULLI 53

Një mbret që ka fuqi mbi forcat e natyrës

Ç’mësime nxjerrin apostujt kur Jezui ecën mbi ujë dhe qetëson erën?

KAPITULLI 54

Jezui—«Buka e jetës»

Pse i qorton Jezui njerëzit edhe pse ata kanë bërë të pamundurën për të ardhur tek ai?

KAPITULLI 55

Shumë veta skandalizohen nga fjalët e Jezuit

Diçka që mëson Jezui duket aq skandaloze sa shumë nga dishepujt e braktisin.

KAPITULLI 56

Çfarë e ndot vërtet njeriun?

Ajo që hyn në gojë apo ajo që del prej saj?

KAPITULLI 57

Jezui shëron një vajzë dhe një të shurdhër

Pse nuk ofendohet një grua kur Jezui i krahason njerëzit e kombit të saj me të vegjlit e qenve?

KAPITULLI 58

Jezui shton bukët dhe jep paralajmërim për majanë

Më në fund dishepujt kuptojnë për çfarë majaje e ka fjalën Jezui.

KAPITULLI 59

Kush është Biri i njeriut?

Çfarë janë çelësat e Mbretërisë? Kush i përdor dhe si?

KAPITULLI 60

Shpërfytyrimi—Pamje paraprake e Krishtit të lartësuar

Çfarë ishte shpërfytyrimi? Ç’domethënie kishte?

KAPITULLI 61

Jezui shëron një djalë të demonizuar

Jezui thotë se shkaku i dështimit ishte mungesa e besimit. Por kush nuk kishte besim? Djali, babai apo dishepujt e Jezuit?

KAPITULLI 62

Një mësim i rëndësishëm për përulësinë

Burra të rritur mësojnë diçka të rëndësishme nga një fëmijë i vogël.

KAPITULLI 63

Jezui u jep këshilla të tjera apostujve

Ai përshkruan një proces me tre hapa që duhet ndjekur për të trajtuar çështjet serioze mes vëllezërve.

KAPITULLI 64

Duhet t’i falim të tjerët

Me anë të ilustrimit për skllavin e pamëshirshëm, Jezui tregon sa rëndësi ka për Perëndinë gatishmëria jonë që t’i falim të tjerët.

KAPITULLI 65

Mëson të tjerët rrugës për në Jerusalem

Në tri biseda të shkurtra, Jezui nxjerr në pah qëndrimet që mund ta pengojnë dikë të bëhet dishepull.

KAPITULLI 66

Në Jerusalem për Festën judeje të Tabernakujve

Çfarë i bën ata që po dëgjojnë Jezuin të mendojnë se ai ka një demon?

KAPITULLI 67

«Asnjeri tjetër nuk ka folur kurrë kështu»

Pothuajse gjithë gjykata e lartë judaike i kundërvihet Jezuit, por një anëtar i saj guxon t’i dalë në mbrojtje.

KAPITULLI 68

«Drita e botës»—Biri i Perëndisë

Jezui tha se «e vërteta do t’ju bëjë të lirë». Të lirë nga çfarë?

KAPITULLI 69

Bij të Abrahamit apo të Djallit?

Jezui tregon si mund të identifikohen fëmijët e Abrahamit, si dhe kush është vërtet Ati i tij.

KAPITULLI 70

Jezui shëron një të verbër që nga lindja

Dishepujt duan të dinë arsyen pse burri është i verbër. Kush ka mëkatuar: ai apo prindërit e tij? Njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme kur Jezui e shëron.

KAPITULLI 71

Farisenjtë ballafaqohen me burrin që ishte i verbër

Logjika e ish të verbrit i tërbon farisenjtë. Ndodh ajo që i druheshin prindërit e tij: atë e përjashtojnë nga sinagoga.

KAPITULLI 72

Jezui dërgon 70 dishepuj të predikojnë

Në Jude, Jezui dërgon 70 dishepuj dhe u thotë të predikojnë për Mbretërinë. Ku predikojnë ata, në sinagoga apo në shtëpitë e njerëzve?

KAPITULLI 73

Një samaritan tregon me vepra se është i afërm i vërtetë

Çfarë mësimi të fuqishëm jep Jezui me anë të ilustrimit të ‘samaritanit të mirë’?

KAPITULLI 74

Mësime për mikpritjen dhe lutjen

Jezui shkon në shtëpinë e Marisë dhe të Martës. Çfarë u mëson për mikpritjen? Si i mëson më vonë dishepujt se për çfarë të luten?

KAPITULLI 75

Jezui tregon burimin e lumturisë

Jezui u përgjigjet atyre që e kritikojnë duke u folur për «gishtin e Perëndisë» dhe se si Mbretëria e Perëndisë i ka gjetur në befasi. Ai tregon edhe se si njerëzit mund të gjejnë lumturinë e vërtetë.

KAPITULLI 76

Për drekë te një farise

Jezui demaskon hipokrizinë fetare të farisenjve dhe të skribëve. Çfarë ngarkesash të rënda u kanë vënë krerët fetarë njerëzve?

KAPITULLI 77

Jezui jep këshilla për pasurinë

Jezui bën një ilustrim për një të pasur që ndërtoi depo më të mëdha. Cilën këshillë përsëriti ai në lidhje me rreziqet e rendjes pas pasurisë?

KAPITULLI 78

Rri gati kujdestar besnik!

Jezui dëshiron që dishepujt e tij të kenë miqësi të fortë me Perëndinë. Si do t’i ndihmojë kujdestari që të forcojnë këtë miqësi? Pse është kaq e rëndësishme këshilla për të qëndruar gati?

KAPITULLI 79

Pse është afër shkatërrimi?

Jezui përpiqet të ndihmojë dëgjuesit e tij që të forcojnë miqësinë me Perëndinë dhe u thotë se i pret shkatërrimi nëse nuk pendohen. A do t’ia vënë veshin?

KAPITULLI 80

Bariu i Shkëlqyer dhe vathat e deleve

Lidhja që ka një bari me delet ilustron më së miri si ndihet Jezui për dishepujt. A do t’i pranojnë mësimet e tij dhe a do ta ndjekin drejtimin e Jezuit?

KAPITULLI 81

Në ç’kuptim Jezui dhe Ati janë «një»?

Disa judenj kritikues e akuzojnë Jezuin se po e barazon veten me Perëndinë. Por, ai i hedh poshtë me mjeshtëri akuzat e tyre të rreme. Si?

KAPITULLI 82

Shërbimi i Jezuit në Pere

Jezui u shpjegon dëgjuesve se çfarë nevojitet për të shpëtuar. Këshilla e tij ishte e rëndësishme në atë kohë. Ç’të themi për sot?

KAPITULLI 83

Ftesë për një vakt

Teksa është i ftuar në shtëpinë e një fariseu, Jezui tregon ilustrimin për një banket. Cilin mësim të rëndësishëm thekson për të gjithë shërbëtorët e Perëndisë?

KAPITULLI 84

Përgjegjësitë që vijnë si dishepull i Krishtit

Të jesh dishepull i Krishtit është përgjegjësi serioze. Jezui tregon hapur se çfarë nevojitet, por kjo i trondit disa nga ata që duan të bëhen dishepuj.

KAPITULLI 85

Gëzim kur pendohet një mëkatar

Farisenjtë dhe skribët e kritikojnë Jezuin ngaqë shoqërohet me njerëzit e thjeshtë. Jezui u përgjigjet me dy ilustrime që tregojnë si i sheh Perëndia mëkatarët.

KAPITULLI 86

Djali që kishte humbur, kthehet në shtëpi

Çfarë mësojmë nga ilustrimi i Jezuit për djalin plëngprishës?

KAPITULLI 87

Të veprojmë me mençuri praktike

Jezui tregon ilustrimin për një administrues shtëpie të korruptuar e mashtrues, që të mësojë një të vërtetë befasuese.

KAPITULLI 88

I pasuri dhe Lazari

Çelësi për të kuptuar ilustrimin e Jezuit është të identifikosh se kë përfaqësojnë dy personazhet kryesore.

KAPITULLI 89

Mëson në Pere, rrugës për në Jude

Jezui thekson një cilësi që na ndihmon të falim edhe ata që na lëndojnë herë pas here.

KAPITULLI 90

«Ringjallja dhe jeta»

Ku e kishte fjalën Jezui kur tha se kush tregon besim tek ai, «nuk do të vdesë kurrën e kurrës»?

KAPITULLI 91

Ringjallja e Lazarit

Dy aspekte kyç të kësaj ngjarjeje ua bëjnë të pamundur kundërshtarëve të Jezuit të mohojnë këtë mrekulli.

KAPITULLI 92

Një i lebrosur mirënjohës

Burri që shërohet tregon mirënjohje jo vetëm ndaj Jezuit, por edhe ndaj dikujt tjetër.

KAPITULLI 93

Biri i njeriut do të shfaqet

Në ç’mënyrë do të jetë si vetëtimë prania e Krishtit?

KAPITULLI 94

Rëndësia e lutjes dhe e përulësisë

Me ilustrimin për vejushën dhe gjykatësin e lig, Jezui thekson rëndësinë e një cilësie.

KAPITULLI 95

Flet për divorcin dhe u tregon dashuri fëmijëve

Pikëpamja e Jezuit për fëmijët ndryshon goxha nga ajo e dishepujve. Pse?

KAPITULLI 96

Jezui i përgjigjet një kreu të pasur

Pse Jezui thotë se është më e lehtë të kalojë një deve nëpër një vrimë gjilpëre, se të hyjë një i pasur në Mbretërinë e Perëndisë?

KAPITULLI 97

Ilustrimi i punëtorëve të vreshtit

Si bëhen të fundit të parët dhe të parët të fundit?

KAPITULLI 98

Apostujt kërkojnë sërish pozitë

Jakovi dhe Gjoni kërkojnë një pozitë të rëndësishme në Mbretëri, por nuk janë të vetmit.

KAPITULLI 99

Jezui shëron dy të verbër dhe ndihmon Zakeun

Si mund t’i kuptojmë tregimet e Biblës, në dukje kontradiktore, për Jezuin që shëron një të verbër afër Jerikosë?

KAPITULLI 100

Ilustrimi i dhjetë minave

Ç’donte të thoshte Jezui me fjalët: «Atij që ka, do t’i jepet edhe më shumë, por atij që nuk ka, do t’i merret edhe ajo që ka.»

KAPITULLI 101

Për darkë te Simoni në Betani

Maria, motra e Lazarit, bën diçka që ngjall debat, por Jezui i del në mbrojtje.

KAPITULLI 102

Mbreti hyn në Jerusalem hipur në një kërriç

Ai përmbush një profeci 500-vjeçare.

KAPITULLI 103

Pastron sërish tempullin

Tregtarët në Jerusalem nuk duket se po bëjnë diçka të paligjshme. Atëherë, përse Jezui i quan kusarë?

KAPITULLI 104

Judenjtë dëgjojnë zërin e Perëndisë, por a tregojnë besim?

A është njësoj të kesh besim te Jezui dhe ta shfaqësh atë?

KAPITULLI 105

Një mësim për besimin

Jezui u mëson dishepujve forcën e besimit dhe u shpjegon arsyen pse Perëndia po e hedh poshtë kombin e Izraelit.

KAPITULLI 106

Dy ilustrime për vreshtat

Mëso se ç’domethënie ka ilustrimi i burrit që u kërkoi djemve të punonin vreshtin dhe i burrit që ua la vreshtin kultivuesve të ligj.

KAPITULLI 107

Një mbret thërret të ftuarit në dasmë

Ilustrimi i Jezuit në të vërtetë është një profeci.

KAPITULLI 108

Dështojnë ta zënë në grackë Jezuin

Ai ua mbyll gojën farisenjve, saducenjve dhe gjithë armiqve.

KAPITULLI 109

Dënon kundërshtarët fetarë

Pse Jezui i hedh poshtë mësimet e krerëve fetarë?

KAPITULLI 110

Dita e fundit e Jezuit në tempull

Me anë të shembullit të vejushës së varfër, Jezui jep një mësim të fuqishëm.

KAPITULLI 111

Apostujt kërkojnë një shenjë

Profecia e Jezuit pati një përmbushje fillestare gjatë shekullit të parë. Mos vallë do të kishte një përmbushje më të madhe në një kohë të mëvonshme?

KAPITULLI 112

Një mësim për vigjilencën nga ilustrimi për virgjëreshat

A po thotë Jezui se gjysma e dishepujve të tij janë mendjelehtë dhe gjysma të mençur?

KAPITULLI 113

Një mësim për zellin nga ilustrimi i talentave

Në ilustrim Jezui shpjegon domethënien e shprehjes: «Atij që ka, do t’i jepet edhe më shumë.»

KAPITULLI 114

Krishti mbret gjykon delet dhe cjeptë

Me anë të një ilustrimi mbresëlënës, Jezui tregon se cila do të jetë baza për gjykimin e përhershëm.

KAPITULLI 115

Afrohet Festa e Kalimit—E fundit për Jezuin

Pse është domethënës fakti që krerët fetarë bien dakord t’i paguajnë Judës fiks 30 monedha argjendi për të tradhtuar Jezuin?

KAPITULLI 116

Jezui u lan këmbët apostujve

Ai i habit apostujt duke bërë një punë që u takon shërbëtorëve.

KAPITULLI 117

Darka e Zotërisë

Jezui themelon Përkujtimin e vdekjes së tij, që dishepujt duhet ta mbajnë çdo vit më 14 nisan.

KAPITULLI 118

Debat se kush është më i madhi

Apostujt e kanë harruar mësimin që u dha Jezui pak më parë atë mbrëmje.

KAPITULLI 119

Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta

Jezui mëson një të vërtetë të rëndësishme: si të afrohemi me Perëndinë.

KAPITULLI 120

Si të japin fryt dhe të jenë miq me Jezuin

Në ç’mënyrë ‘japin fryt’ dishepujt e Jezuit?

KAPITULLI 121

«Merrni zemër! Unë e munda botën»

Bota e ekzekutoi Jezuin. Atëherë, në ç’kuptim thuhet se ai e mundi botën?

KAPITULLI 122

Lutja e fundit e Jezuit në dhomën e sipërme

Jezui tregon qartë se ka plotësuar diçka shumë më të rëndësishme se çështja e shpëtimit të njerëzve.

KAPITULLI 123

Lutjet e Jezuit kur i dhemb shpirti

Pse lutet Jezui që ‘të mos pijë nga kjo kupë’? Mos ndoshta nuk do më të japë jetën si shpërblesë?

KAPITULLI 124

Krishtin e tradhtojnë dhe e arrestojnë

Juda arrin ta gjejë Jezuin edhe pse është mesi i natës.

KAPITULLI 125

Jezuin e çojnë te Hanai, pastaj te Kajafa

Gjyqi që i bëjnë Jezuit është një shtrembërim flagrant i drejtësisë.

KAPITULLI 126

E mohon në shtëpinë e Kajafës

Si ka mundësi që Pjetri, një burrë plot besim e përkushtim, i kthen shpinën aq kollaj Jezuit?

KAPITULLI 127

Pasi e gjykon Sinedri, e çojnë te Pilati

Del në shesh qëllimi i vërtetë i krerëve fetarë judenj.

KAPITULLI 128

Pilati dhe Herodi e shpallin Jezuin të pafajshëm

Pse Pilati ia dërgon Jezuin Herodit për ta gjykuar? A nuk ka autoritet Pilati ta gjykojë?

KAPITULLI 129

Pilati deklaron: «Ja, njeriu!»

Edhe Pilati s’mund të mohojë cilësitë e jashtëzakonshme që shfaq Jezui.

KAPITULLI 130

Pilati e dorëzon Jezuin që ta ekzekutojnë

Pse u thotë Jezui grave të pikëlluara që të mos qajnë më për të, por për veten e fëmijët e tyre?

KAPITULLI 131

Një mbret i pafajshëm gozhdohet në shtyllë

Jezui i bën një premtim që ndikon te të gjithë ne kriminelit që u ekzekutua bashkë me të.

KAPITULLI 132

«Pa dyshim që ky njeri ishte Biri i Perëndisë»

Të gjitha këto ngjarje: errësira e pazakontë gjatë ditës, tërmeti dhe grisja e perdes së tempullit, çojnë në një përfundim.

KAPITULLI 133

Përgatitin trupin e Jezuit dhe e varrosin

Pse nxitojnë kaq shumë që ta varrosin Jezuin para se të perëndojë dielli?

KAPITULLI 134

Varri është bosh dhe Jezui është gjallë!

Pasi ringjallet, Jezui i shfaqet një dishepulle në vend të apostujve.

KAPITULLI 135

Jezui i ringjallur u shfaqet shumë vetave

Si ua vërteton Jezui dishepujve që është ringjallur?

KAPITULLI 136

Buzë detit të Galilesë

Jezui i thekson tri herë Pjetrit si mund ta tregojë dashurinë për Jezuin.

KAPITULLI 137

Qindra veta e shohin Jezuin para Festës së Ditës së Pesëdhjetë

Që nga momenti kur ringjallet e deri kur ngjitet në qiell, Jezui u tregon herë pas here dishepujve se çfarë do të marrin dhe si duhet ta përdorin.

KAPITULLI 138

Krishti në të djathtë të Perëndisë

Çfarë do të bënte Jezui ndërkohë që priste momentin për të ndërhyrë kundër armiqve të tij?

KAPITULLI 139

Jezui sjell Parajsën dhe përfundon caktimin

Jezui ka ende shumë për të bërë para se t’ia dorëzojë Mbretërinë Perëndisë, Atit të tij.

Për të imituar Jezuin, duhet . . .

Zbulo tetë cilësi që Jezui i shfaqi gjatë gjithë jetës së tij.

Treguesi i Shkrimeve

Ky tregues të ndihmon të gjesh se në cilin kapitull të këtij libri trajtohen vargjet përkatëse nga Ungjijtë.

Treguesi i ilustrimeve

Gjej kapitullin e librit ku shqyrtohet secili nga ilustrimet e Jezuit.

Profeci për Mesinë

Kjo tabelë krahason ngjarje të jetës së Jezuit me profecitë e Biblës, të cilat vërtetojnë se ai është Mesia, dhe tregon se në cilët kapituj të librit shqyrtohen.

Vendet ku jetoi dhe ku mësoi Jezui

Kjo hartë tregon ku predikoi e mësoi Jezui.