Çfarë besojnë Dëshmitarët e Jehovait?
Çfarë besojnë Dëshmitarët e Jehovait?
«Na duket e përshtatshme të dëgjojmë prej teje se ç’mendon, sepse vërtet për këtë sekt na është bërë e ditur se flitet gjithandej kundër.» (Veprat 28:22) Ata njerëz të shquar në Romën e shekullit I, dhanë një shembull të shkëlqyer. U informuan drejtpërdrejt, në vend se të kishin besim në kritikat e të huajve.
Ngjashëm sot, shpesh flitet kundër Dëshmitarëve të Jehovait dhe do të ishte një gabim të prisnim që të njihnim të vërtetën mbi ta nga burime të tjera. Prandaj, jemi të lumtur të të shpjegojmë disa nga gjërat themelore në të cilat besojmë.
Bibla, Jezu Krishti dhe Perëndia
Besojmë se «i gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm». (2 Timoteut 3:16) E megjithëse dikush ka pohuar se nuk jemi me të vërtetë të krishterë, kjo nuk është aspak e vërtetë. Ne jemi plotësisht dakord me deklaratën që bëri apostulli Pjetër në lidhje me Jezu Krishtin: «Nuk ka emër tjetër nën qiell të dhënë mes njerëzve, me anë të të cilit duhet të shpëtojmë.»—Veprat 4:12.
Megjithatë, ngaqë Jezui tha se është «Biri i Perëndisë» dhe se «Ati më dërgoi», Dëshmitarët e Jehovait besojnë që Perëndia është më i madh se Jezui. (Gjoni 10:36; 6:57) Vetë Jezui pohoi: «Ati është më i madh se unë.» (Gjoni 14:28; 8:28) Pra, nuk besojmë që Jezui është i barabartë me Atin, siç thotë doktrina e Trinitetit. Për më tepër, besojmë që është krijuar nga Perëndia dhe se i nënshtrohet Atij.—Kolosianëve 1:15; 1 Korintasve 11:3.
Në shqip, emri i Perëndisë është Jehova. Bibla thotë: «Edhe letë njohënë, se vetëmë ti, që ke emërinë Jehovah, je i lartë mbë gjithë dhenë.» (Psalmi 83:18, BK) Në harmoni me këtë deklaratë, Jezui i dha një rëndësi shumë të madhe emrit të Perëndisë, duke i mësuar dishepujt e tij të luteshin: «Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt.» Dhe vetë ai i tha në lutje Perëndisë: «Unë ua kam shfaqur emrin tënd njerëzve që më dhe.»—Mateu 6:9; Gjoni 17:6.
Dëshmitarët e Jehovait besojnë se duhet imituar Jezui, duke u bërë të njohur të tjerëve emrin dhe qëllimet e Perëndisë. Kështu, kemi marrë emrin Dëshmitarë të Jehovait, sepse imitojmë Jezuin, «Dëshmitarin e Besueshëm». (Zbulesa 1:5; 3:14) Në mënyrë të përshtatshme Isaia 43:10 i thotë popullit të Perëndisë: «‘Dëshmitarët e mi jeni ju’, thotë Zoti, ‘bashkë me shërbëtorin që kam zgjedhur’.»
Mbretëria e Perëndisë
Jezui i mësoi ithtarët e tij të luteshin: «Ardhtë mbretëria jote.» Ai e bëri këtë Mbretëri temën mbizotëruese të mësimit të tij. (Mateu 6:10; Luka 4:43) Dëshmitarët e Jehovait besojnë se Mbretëria është një qeveri e vërtetë e cila nga qielli do të sundojë mbi tokën dhe se Jezu Krishti është Mbreti i vendosur i padukshëm. «Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria,—thotë Bibla.—Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja.»—Isaia 9:5, 6.
Megjithatë, Jezu Krishti nuk do të jetë mbreti i vetëm i qeverisë së Perëndisë. Shumë do të mbretërojnë bashkë me të në qiell. «Nëse vazhdojmë të qëndrojmë,—shkroi apostulli Pavël,—do të sundojmë, gjithashtu, bashkë me të si mbretër.» (2 Timoteut 2:12) Bibla tregon se njerëzit e ringjallur për të mbretëruar me Krishtin në qiell janë vetëm ‘njëqind e dyzet e katër mijë, të cilët janë blerë nga toka’.—Zbulesa 14:1, 3.
Natyrisht, çdo qeveri duhet të ketë nënshtetas dhe Dëshmitarët e Jehovait besojnë se miliarda persona të tjerë, përveç atyre qeveritarëve qiellorë, do të marrin jetën e përhershme. Së fundi, toka e transformuar në një parajsë të bukur, do të jetë e mbushur me këta nënshtetas që e meritojnë Mbretërinë e Perëndisë, të gjithë të bindur ndaj Mbretërisë së Krishtit dhe të atyre që do të mbretërojnë bashkë me të. Në fakt, Dëshmitarët e Jehovait janë plotësisht të bindur që toka nuk do të shkatërrohet kurrë dhe që do të plotësohet premtimi biblik: «Të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë gjithnjë mbi të.»—Psalmi 37:29; 104:5.
Por, si do të vijë Mbretëria e Perëndisë? Me nënshtrimin vullnetar të të gjithë popujve ndaj qeverisë së Perëndisë? Përkundrazi, Bibla shpjegon në mënyrë realiste se ardhja e Mbretërisë do të kërkojë ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Perëndisë në punët e tokës: «Perëndia i qiellit do të nxjerrë një mbretëri, që nuk do të shkatërrohet kurrë; kjo mbretëri . . . do të copëtojë dhe do të asgjësojë tërë këto mbretëri, dhe do të ekzistojë përjetë.»—Danieli 2:44.
Kur do të vijë Mbretëria e Perëndisë? Në bazë të profecive biblike që tani po plotësohen, Dëshmitarët e Jehovait besojnë se do të vijë shumë shpejt. Të ftojmë të shqyrtosh disa nga profecitë që parathonë aspekte të «ditëve të fundit» të këtij sistemi të lig gjërash. Janë të Mateun 24:3-14; Lukën 21:7-13, 25-31 dhe 2 Timoteut 3:1-5.
shkruara nëNgaqë ‘e duam Jehovain, Perëndinë tonë me gjithë zemrën, shpirtin, mendjen dhe forcën tonë, dhe të afërmin si vetveten’, midis nesh nuk ekzistojnë dallime kombëtare, raciale dhe shoqërore. (Marku 12:30, 31) Jemi mjaft të njohur për dashurinë e treguar nga vëllezërit tanë të krishterë në të gjitha kombet. (Gjoni 13:35; 1 Gjonit 3:10-12) Prandaj, marrim një pozicion asnjanës në lidhje me politikën e këtyre kombeve. Përpiqemi të jemi si dishepujt e parë të Jezuit, për të cilët ai tha: «Ata nuk janë pjesë e botës, ashtu si unë nuk jam pjesë e botës.» (Gjoni 17:16) Besojmë se të qëndrosh i ndarë nga bota do të thotë të shmangësh sjelljen imorale që sot është kaq e zakonshme, d.m.th. të shmangësh gënjeshtrën, vjedhjen, kurvërinë, tradhtinë bashkëshortore, homoseksualizmin, përdorimin e gabuar të gjakut, idhujtarinë dhe gjëra të tjera si këto, që Bibla i dënon.—1 Korintasve 6:9-11; Efesianëve 5:3-5; Veprat 15:28, 29.
Shpresa për të ardhmen
Dëshmitarët e Jehovait besojnë se jeta e tanishme, në këtë botë, nuk është gjithçka. Besojmë se Jehovai dërgoi Krishtin mbi tokë për të derdhur gjakun e tij si shpërblesë, me qëllim që njerëzit të mund të kishin një marrëdhënie të drejtë me Perëndinë dhe të merrnin jetën e përhershme në një sistem të ri gjërash. Ashtu si tha një apostull i Jezuit: «Tani jemi shpallur të drejtë me anë të gjakut të tij.» (Romakëve 5:9; Mateu 20:28) Dëshmitarët e Jehovait i janë thellësisht mirënjohës Perëndisë dhe Birit të tij për shpërblimin e siguruar, që bën të mundur jetën në të ardhmen.
Dëshmitarët e Jehovait kanë besim të plotë për një jetë në të ardhmen, falë një ringjalljeje të të vdekurve nën Mbretërinë e Perëndisë. Besojmë, si mëson Bibla, që kur një person vdes, përfundon realisht së ekzistuari, që «në Psalmi 146:3, 4, BR; Ezekieli 18:4; Predikuesi 9:5) Po, për të vdekurit perspektivat e një jete të ardhshme, varen nga fakti se Perëndia kujtohet për ta në një ringjallje.—Gjoni 5:28, 29.
atë ditë faktikisht zhduken mendimet e tij». (Por Dëshmitarët e Jehovait janë të bindur se shumë njerëz që tani jetojnë, do të mbijetojnë kur Mbretëria e Perëndisë do t’u japë fund të gjitha qeverive aktuale dhe, ashtu si Noeja dhe familja e tij mbijetuan në Përmbytje, do të mbeten në jetë për të jetuar përjetësisht mbi një tokë të pastruar. (Mateu 24:36-39; 2 Pjetrit 3:5-7, 13) Megjithatë, besojmë se për të mbijetuar është e nevojshme të plotësojmë kërkesat e Jehovait. Në fakt, Bibla thotë: «Bota po kalon . . . , por ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet përgjithmonë.»—1 Gjonit 2:17; Psalmi 37:11; Zbulesa 7:9, 13-15; 21:1-5.
Sigurisht nuk është e mundur të përmendim këtu të gjitha gjërat në të cilat besojnë Dëshmitarët e Jehovait, por të ftojmë të kërkosh informacione të tjera.
[Diçitura në faqen 4]
Kemi marrë emrin Dëshmitarë të Jehovait sepse imitojmë Jezuin