Kalo te përmbajtja

A do ta duan njëri-tjetrin të gjithë njerëzit ndonjëherë?

A do ta duan njëri-tjetrin të gjithë njerëzit ndonjëherë?

Lajmërim i Mbretërisë Nr. 35

A do ta duan njëri-tjetrin të gjithë njerëzit ndonjëherë?

Dashuria për njerëzit e afërt është ftohur

MILIONA njerëz ndihen të humbur dhe të mjerë, pa ditur se nga t’ia mbajnë. Një biznesmene në pension, vërejti: ‘Një mbrëmje, një e ve që banon në të njëjtin kat me mua, trokiti në derën time dhe më tha se ndihej e vetmuar. I thashë me mirësjellje, por troç, se isha e zënë. Më kërkoi ndjesë për bezdisjen dhe u largua.’

Mjerisht, po atë natë, ajo e ve vrau veten. Pas kësaj, biznesmenia tha se kishte marrë një «mësim të hidhur».

Shpesh, mungesa e dashurisë për njerëzit e afërt është tragjike. Gjatë konflikteve etnike në Bosnje dhe Hercegovinë, ish-pjesë të Jugosllavisë, më shumë se një milion veta u nxorrën me forcë nga shtëpitë e tyre dhe dhjetëra mijëra u vranë. Nga kush? «Nga fqinjët tanë,—u ankua një vajzë që u nxorr me forcë nga fshati i saj.—Ne i njihnim ata.»

Në Ruanda, me qindra mijëra njerëz u masakruan, shpesh nga fqinjët e tyre. «Fiset hutu dhe tutsi jetonin së bashku, martoheshin mes tyre, pa u merakosur fare apo madje pa e ditur se kush ishte hutu e kush tutsi,—informoi The New York Times.—Papritur diçka ndodhi dhe filluan vrasjet.»

Ngjashëm, çifutët dhe arabët në Izrael, jetojnë pranë e pranë njëri-tjetrit, por shumë prej tyre e urrejnë njëri-tjetrin. Situata është po kjo për shumë katolikë dhe protestantë në Irlandë, si dhe për një numër gjithnjë në rritje popujsh në vende të tjera. Kurrë më parë në histori, bota nuk ka pasur kaq shumë mungesë dashurie.

Përse është ftohur dashuria për njerëzit e afërt?

Krijuesi ynë jep përgjigjen. Fjala e tij, Bibla, e quan kohën në të cilën jetojmë «ditët e fundit». Kjo është një periudhë gjatë së cilës, profecia biblike thotë se njerëzit do të ishin «të padhembshur». Në lidhje me këto «kohë kritike», të cilat në Bibël janë quajtur edhe «mbarimi i botës», Jezu Krishti paratha se «shumëkujt do t’i ftohet dashuria».2. Timoteut 3:1-5; Mateu 24:3, 12.

Prandaj, mungesa e sotme e dashurisë është pjesë e dëshmisë se po jetojmë në ditët e fundit të kësaj bote. Lumturisht, do të thotë, gjithashtu, se kjo botë njerëzish të paperëndishëm, së shpejti do të zëvendësohet nga një botë e re e drejtë, e sunduar nga dashuria.—Mateu 24:3, 14; 2. Pjetrit 2:5; 3:7, 13.

Por, a kemi me të vërtetë arsye për të besuar se një ndryshim i tillë mund të ndodhë? Se të gjithë njerëzit mund të mësojnë ta duan njëri-tjetrin dhe të jetojnë së bashku, në paqe me njëri-tjetrin?

Dashuria për njerëzit e afërt: Një realitet

«PO KUSH është i afërmi im?»,—e pyeti Jezuin një avokat i shekullit të parë. Pa dyshim, ai priste që Jezui t’i thoshte: ‘Patrioti yt hebre’. Por në një tregim mbi një samaritan miqësor, Jezui tregoi se edhe njerëzit e kombësive të tjera janë njerëzit tanë të afërt.—Luka 10:29-37; Gjoni 4:7-9.

Jezui theksoi se menjëherë pas dashurisë për Perëndinë, ajo që duhet ta drejtojë jetën tonë është dashuria për njerëzit e afërt. (Mateu 22:34-40) Por, a i ka dashur ndonjëherë me të vërtetë njerëzit e vet të afërt ndonjë grup njerëzish? Të krishterët e parë, po! Ata njiheshin për dashurinë që kishin ndaj të tjerëve.—Gjoni 13:34, 35.

Po sot? A praktikohet nga ndokush dashuria si ajo e Krishtit? Encyclopedia Canadiana vëren: «Vepra e Dëshmitarëve të Jehovait është rimëkëmbja dhe rivendosja e krishterimit të hershëm, të praktikuar nga Jezui dhe dishepujt e tij . . . Të gjithë janë vëllezër.»

Ç’do të thotë kjo? Do të thotë se Dëshmitarët e Jehovait nuk lejojnë asgjë, as racën, as kombësinë, as prejardhjen etnike, që t’i bëjnë të urrejnë njerëzit e tyre të afërt. Ata nuk do të vrisnin askënd, sepse në mënyrë të figurshme i kanë farkëtuar shpatat e tyre, duke i kthyer në plugje dhe heshtat e tyre në drapërinj. (Isaia 2:4) Dëshmitarët, në fakt, janë të njohur për marrjen e iniciativës që të ndihmojnë njerëzit e tyre të afërt.—Galatasve 6:10.

Nuk është për t’u çuditur që në një gazetë të Kalifornisë, vërehet: «Mjafton të thuhet se sikur e gjithë bota të jetonte sipas kredos së Dëshmitarëve të Jehovait, do t’i ishte dhënë fund gjakderdhjes e urrejtjes dhe dashuria do të mbretëronte si mbret.» (Sacramento Union) Një shkrimtar në revistën Ring të Hungarisë, vërejti: «Kam arritur në përfundimin se nëse Dëshmitarët e Jehovait do të ishin të vetmit që do të jetonin në tokë, luftërat do të pushonin së ekzistuari dhe të vetmet detyra të policëve do të ishin kontrollimi i trafikut dhe nxjerrja e pasaportave.»

Megjithatë, që të gjithë njerëzit ta duan njëri-tjetrin, duhet pranuar se nevojitet një ndryshim i madh mbarëbotëror. Si do të vijë ky ndryshim? (Të lutemi të shohësh faqen e fundit.)

Kur të gjithë njerëzit ta duan njëri-tjetrin

Një lutje që mësoi Jezu Krishti, tregon se është pranë një ndryshim dramatik. Në Predikimin e tij të famshëm në Mal, Jezui na mësoi të lutemi: «Ardhtë Mbretëria jote! U bëftë vullnesa jote si në qiell ashtu në dhe.»—Mateu 6:10Përkthimi Dom Simon Filipaj.

Çfarë është Mbretëria e Perëndisë? Ajo është një qeveri e vërtetë, një qeveri që sundon nga qielli. Ja sepse është quajtur «mbretëria e qiejve». Jezui, «Princi i Paqes», është emëruar nga Ati i tij për të qenë sundimtari i saj.—Mateu 10:7; Isaia 9:6, 7; Psalmi 72:1-8.

Kur të vijë Mbretëria e Perëndisë, çfarë do t’i ndodhë kësaj bote të mbushur me urrejtje? «Mbretëria» do të «copëtojë dhe do të asgjësojë» të gjitha qeveritë e korruptuara të kësaj bote. (Danieli 2:44) Bibla shpjegon: «Edhe bota shkon . . . , po ay që bën dashurimin’e [vullnetin e] Perëndisë mbetetë ndë jetët të-përjetëshme.»—1. Gjonit 2:17Përkthimi i Kristoforidhit.

Në lidhje me botën e re të Perëndisë, Bibla thotë: «Të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë gjithnjë mbi të.» (Psalmi 37:9-11, 29; Fjalët e urta 2:21, 22) Ç’kohë e lavdishme do të jetë ajo! «Vdekja nuk do të jetë më; as mbajtja e zisë, as klithma as dhimbja nuk do të jenë më.» (Zbulesa 21:4Përkthimi Bota e Re) Madje edhe të vdekurit do të jetojnë përsëri dhe e gjithë toka do të transformohet në një parajsë reale.—Isaia 11:6-9; 35:1, 2; Luka 23:43; Veprat 24:15.

Që të jetojmë në botën e re të Perëndisë, duhet ta duam njëri-tjetrin, ashtu si edhe Perëndia na mëson të bëjmë. (1. Thesalonikasve 4:9) Një student i Biblës nga Lindja, tha: «Mezi pres kohën kur, ashtu siç premton Bibla, të gjithë njerëzit do të kenë mësuar ta duan njëri-tjetrin.» Mund të jemi të sigurt se Perëndia do ta mbajë premtimin e tij! «Po, kam folur,—thotë ai—dhe do të bëj që të ndodhë.»—Isaia 46:11Përkthimi Diodati i Ri.

Por për t’i gëzuar bekimet nën Mbretërinë e Perëndisë, ti duhet të marrësh njohuri biblike, ashtu siç po bëjnë me miliona njerëz me zemër të drejtë në mbarë botën. (Gjoni 17:3) Broshura me 32 faqe Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?, do të të ndihmojë. Merr një kopje të saj, duke plotësuar kuponin që ndodhet në faqen e mëparshme dhe duke e dërguar atë në adresën më pranë shtëpisë sate.

□ Do të desha të merrja broshurën Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.

[Burimi i figurës në faqen 2]

Një snajper dhe funeral në Bosnjë: Reuters/​Corbis-Bettmann