A ke një frymë të pavdekshme?
A ke një frymë të pavdekshme?
A KA jetë pas vdekjes? Kjo pyetje e ka lënë ndërdyshas njerëzimin për mijëvjeçarë të tërë. Gjatë epokave, njerëzit në çdo shoqëri kanë menduar thellë për këtë temë dhe kanë nxjerrë besime të ndryshme.
Anembanë botës, shumë njerëz besojnë se ka një «frymë» që mbijeton pas vdekjes së një personi. A ka diçka brenda një personi që vërtet e lë trupin pas vdekjes dhe vazhdon të jetojë? Çfarë është fryma te një person i gjallë? Çfarë ndodh me të kur vdesim? Fjala e frymëzuar e Perëndisë, Bibla, jep përgjigje të vërteta dhe të kënaqshme për këto pyetje.
Çfarë është fryma?
Në Bibël, fjalët e përkthyera «frymë», në thelb, kanë kuptimin «frymëmarrje». Por kjo përfshin shumë më tepër sesa veprimin e frymëmarrjes. Për shembull, shkrimtari biblik Jakovi thotë: «Trupi pa frymë është i vdekur.» (Jakovit 2:26) Prandaj, fryma është ajo që i jep jetë trupit.
Kjo forcë jetëdhënëse nuk mund të jetë thjesht frymëmarrja ose ajri që lëviz nëpër mushkëri. Përse jo? Sepse, pasi ndërpritet frymëmarrja, jeta vazhdon në qelizat e trupit për një kohë të shkurtër—«për disa minuta»,—sipas The World Book Encyclopedia. Për këtë arsye, përpjekjet për ta sjellë përsëri në jetë një person mund të kenë sukses dhe organet e trupit mund të transplantohen nga njëri person te një tjetër. Por, pasi shkëndija e jetës shuhet nga qelizat e trupit, të gjitha përpjekjet për të sjellë përsëri jetën janë të kota. E gjithë frymëmarrja e botës nuk mund të sjellë në jetë as edhe një qelizë të vetme. Pra, fryma është forca e padukshme Jobi 34:14, 15.
e jetës—shkëndija e jetës—që i mban qelizat të gjalla. Kjo forcë e jetës mbështetet nga frymëmarrja.—A vepron kjo frymë vetëm te njerëzit? Bibla na ndihmon të nxjerrim një përfundim të saktë lidhur me këtë. Mbreti i mençur Solomon shkroi: «Kush e di nëse fryma e bijve të njerëzve ngjitet lart dhe nëse fryma e kafshës zbret poshtë në tokë?» (Predikuesi 3:21) Pra, si për kafshët, ashtu edhe për njerëzit thuhet se kanë një frymë. Si ka mundësi një gjë e tillë?
Fryma ose forca e jetës mund të krahasohet me një rrymë elektrike që përshkon një makineri ose një pajisje. Elektriciteti i padukshëm mund të përdoret për të kryer funksione të ndryshme, në varësi të llojit të pajisjes të cilës i jep fuqi. Për shembull, elektriciteti mund ta bëjë një furrë që të prodhojë nxehtësi, një kompjuter të nxjerrë të dhëna e të bëjë llogaritje, një televizor të prodhojë figura dhe tinguj. Megjithatë, rryma elektrike nuk merr kurrë formën e pajisjes që vë në punë. Ajo mbetet vetëm një forcë. Në mënyrë të ngjashme, forca e jetës nuk merr asnjë nga tiparet e krijesave të cilave u jep jetë. Ajo nuk ka personalitet dhe as aftësi për të menduar. Si njerëzit, ashtu edhe kafshët «kanë po atë frymë». (Predikuesi 3:19) Pra, kur një person vdes, fryma e tij nuk vazhdon të jetojë në ndonjë sferë tjetër si krijesë frymore.
Por, atëherë, cila është gjendja e të vdekurve? Çfarë ndodh me frymën kur një person vdes?
«Në pluhur do të rikthehesh»
Kur njeriu i parë, Adami, vullnetarisht nuk iu bind urdhrit të Perëndisë, Jehovai i tha: «Do të hash bukën me djersën e Zanafilla 3:19) Ku ishte Adami para se Jehovai ta krijonte nga pluhuri? Nuk ishte asgjëkundi! Thjesht, nuk ekzistonte. Prandaj, kur Perëndia Jehova tha që Adami do të ‘rikthehej në dhe’, donte të thoshte se Adami do të vdiste. Ai nuk do të transferohej në sferën frymore. Në vdekje, do të bëhej përsëri i pajetë, në gjendje mosekzistence. Ndëshkimi i tij ishte vdekja—mungesa e jetës—jo transferimi në një sferë tjetër.—Romakëve 6:23.
ballit, derisa të rikthehesh në dhe sepse nga ai ke dalë; sepse ti je pluhur dhe në pluhur do të rikthehesh.» (Ç’të themi për të tjerët që kanë vdekur? Gjendja e të vdekurve bëhet e qartë te Predikuesi 9:5, 10, ku lexojmë: «Të vdekurit nukë dinë asgjë . . . Nukë ka punë, as mendim, as dituri, as urtësi, ndë varrt ndë të cilët vete.» (BK) Pra, vdekja është një gjendje mosekzistence. Psalmisti shkroi se kur një person vdes, «fryma e tij ikën, ai kthehet përsëri në tokë dhe po atë ditë planet e tij zhduken».—Psalmi 146:4.
Është e qartë se të vdekurit janë të pavetëdijshëm, joaktivë. Nuk dinë asgjë. Nuk mund të na shohin, të na dëgjojnë ose të na flasin. Nuk mund as të na ndihmojnë, as të na dëmtojnë. Sigurisht, nuk duhet të kemi frikë nga të vdekurit. Por, në ç’kuptim fryma «ikën» nga personi kur ky vdes?
Fryma «i kthehet Perëndisë»
Bibla thotë se kur një person vdes, ‘fryma i kthehet Perëndisë që e ka dhënë’. (Predikuesi 12:7) A do të thotë kjo se një qenie frymore udhëton në kuptim të mirëfilltë nëpër hapësirë në prani të Perëndisë? Aspak! Mënyra në të cilën e përdor Bibla fjalën «kthehet» nuk kërkon një veprim të mirëfilltë nga një vend në tjetrin. Për shembull, izraelitëve jobesnikë iu tha: «‘Kthehuni tek unë dhe unë do të kthehem te ju’,—thotë Zoti i ushtrive.» (Malakia 3:7) ‘Kthimi’ i Izraelit te Jehovai do të thoshte që të largoheshin nga drejtimi i gabuar dhe të ishin përsëri në harmoni me udhën e drejtë të Perëndisë. Ndërsa ‘kthimi’ i Jehovait te Izraeli do të thoshte se ai do ta kthente përsëri vëmendjen në mënyrë të favorshme ndaj popullit të tij. Në të dyja rastet, ‘kthimi’ përfshinte një qëndrim, jo një lëvizje të mirëfilltë nga një vend gjeografik në një tjetër.
Në mënyrë të ngjashme, me vdekjen, nuk ndodh asnjë transferim nga toka në sferën qiellore kur fryma ‘i kthehet’ Perëndisë. Mos harro, fryma është forca e jetës. Kur forca e jetës ikën nga një person, vetëm Perëndia ka aftësinë t’ia rikthejë atij këtë forcë. Prandaj, fryma ‘i kthehet Perëndisë së vërtetë’ në kuptimin që çfarëdo shprese për jetën e ardhme për atë person tani mbetet plotësisht te Perëndia.
Shqyrto, për shembull, çfarë thonë Shkrimet për vdekjen e Jezuit. Shkrimtari i ungjillit Luka tregon: «Jezui thirri me zë të lartë e tha: ‘O Atë, në duart e tua e besoj frymën time.’ Si kishte thënë këtë, dha frymë.» (Luka 23:46) Kur fryma doli nga Jezui, ai nuk po shkonte në mënyrë të mirëfilltë në qiell. Jezui u ringjall nga të vdekurit vetëm ditën e tretë. Pastaj, kaluan 40 ditë para se të ngjitej në qiell. (Veprat 1:3, 9) Megjithatë, në çastin kur vdiq, Jezui e la i sigurt frymën e tij në duart e Atit të tij, duke besuar plotësisht në aftësinë e Jehovait për ta sjellë përsëri në jetë.
Po, vetëm Perëndia mund ta sjellë një person përsëri në jetë. (Psalmi 104:30) Sa mundësi madhështore krijon kjo gjë!
Një shpresë e sigurt
Bibla thotë: «Po vjen ora, kur të gjithë ata që janë në varret përkujtimore do ta dëgjojnë zërin [e Jezuit] dhe do të dalin.» (Gjoni 5:28, 29) Po, Jezu Krishti premtoi se të gjithë ata që janë në kujtesën e Jehovait do të ringjallen ose do të sillen përsëri në jetë. Në vend të njoftimeve të trishtuara për vdekje të ndryshme, do të ketë raporte të gëzueshme për ata që janë rikthyer në jetë. Çfarë kënaqësie do të jetë t’i mirëpresim njerëzit tanë nga varri!
A do të të pëlqente të dije më shumë se si mund të nxjerrësh dobi nga kjo shpresë që jep Perëndia? Të ftojmë të shkruash në një nga adresat e mëposhtme për të marrë një kopje të broshurës Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?