Jezu Krishti: Kush është ai?
Jezu Krishti: Kush është ai?
«MADJE dhe shumë njerëz që nuk janë të krishterë, besojnë se ai ishte një mësues i madh e i mençur. Pa dyshim, ai ishte një nga njerëzit më me influencë që ka jetuar ndonjëherë.» (The World Book Encyclopedia) Kush është «ai»? Jezu Krishti, themeluesi i krishterimit. A e njeh atë? A ndikon ai në ndonjë mënyrë në jetën tënde?
Ngjarjet e shërbimit të Jezuit janë regjistruar në Bibël në katër vepra historike të quajtura Ungjij. Sa të vërteta janë këto tregime? Pasi i analizoi ato, historiani i mirënjohur Wil Durant shkroi: «Sajimi nga disa njerëz të thjeshtë të të njëjtit brez i një personaliteti kaq të fuqishëm e tërheqës, i një etike kaq të lartë dhe i një koncepti të vëllazërisë njerëzore kaq frymëzues, do të ishte një mrekulli shumë më e pabesueshme se çdo mrekulli tjetër e regjistruar në Ungjijtë.»
Megjithatë, për miliona njerëz në Lindje dhe në vende të tjera, Jezu Krishti është një person i panjohur. Ata mund të besojnë që ka ekzistuar, por nuk mendojnë se ai ka ndonjë lidhje me jetën e tyre. Të tjerë e shpërfillin Jezuin, duke e konsideruar si të padenjë për vëmendje, për shkak të asaj që kanë bërë ata që pohojnë se janë ithtarët e tij. ‘Ata hodhën bombën atomike në Nagasaki, një qytet me më shumë të krishterë se në shumicën e qyteteve në Japoni’,–do të thoshin disa në Japoni.
Megjithatë, a do ta bëje me faj një mjek për sëmundjen e një pacienti, nëse ky i fundit nuk i përmbahet recetës së mjekut? Sigurisht që jo. Njerëzit e të ashtuquajturit krishterim i kanë shpërfillur prej kohësh udhëzimet
e Jezuit për kapërcimin e problemeve të tyre të përditshme. Prandaj, në vend që ta hedhësh poshtë Jezuin për shkak të të ashtuquajturve të krishterë, të cilët nuk ndjekin udhëzimet e tij, përse të mos mësosh ti vetë diçka rreth Jezuit? Shqyrto Biblën, shiko kush është në të vërtetë Jezui dhe se si ai madje mund të ndryshojë jetën tënde.Dashuria: Udhëzimi i tij
Jezu Krishti ishte një mësues i madh që jetoi në Palestinë gati 2.000 vjet më parë. Për fëmijërinë e tij dihet shumë pak. (Mateu, kapitujt 1 dhe 2; Luka, kapitujt 1 dhe 2) Në moshën 30-vjeçare, Jezui filloi shërbimin e tij për të «dëshmuar për të vërtetën». (Gjoni 18:37; Luka 3:21-23) Katër përshkruesit historikë të jetës së Jezuit u përqendruan në shërbimin publik të tij që zgjati tre vjet e gjysmë. Këto ishin vitet e fundit të qëndrimit të tij të përkohshëm në tokë.
Gjatë shërbimit të tij, Jezui u dha dishepujve të vet çelësin për përballimin e problemeve të ndryshme të jetës. Cili ishte ky çelës? Dashuria. Në një nga predikimet më të njohura në histori, që quhet Predikimi në Mal, Jezui u mësoi dishepujve të tij se si të tregojnë dashuri për njerëzit e tjerë. Ai tha: «Gjithçka, pra, që ju dëshironi t’ju bëjnë njerëzit, ua bëni edhe ju atyre.» (Mateu 7:12) Ky parim quhet Rregulla e Artë. Termi «njerëzit», të cilëve u referohet këtu Jezui, përfshin edhe armiqtë. Në po këtë predikim, ai tha: «Duani armiqtë tuaj dhe lutuni për ata që ju përndjekin.» (Mateu 5:44) A nuk do të zgjidhte një dashuri e tillë shumë prej problemeve që ndeshim sot? Udhëheqësi indian Mohandas Gandi mendonte se po. Ai tha: «Kur [ne] të kuptohemi së bashku në bazë të mësimeve që dha Krishti në Predikimin e tij në Mal, do të zgjidhim problemet . . . e botës mbarë.» Nëse zbatohen mësimet e Jezuit mbi dashurinë, plagët e njerëzimit mund të shërohen.
Dashuria e tij në veprim
Jezui praktikoi atë që mësoi. Ai i vuri interesat e të tjerëve përpara interesave të tij dhe tregoi një dashuri me vepra. Një ditë, Jezui dhe dishepujt e tij po i shërbenin një numri të madh njerëzish pa ndaluar pak për të ngrënë diçka. Jezui kuptoi nevojën që kishin dishepujt e tij «për të pushuar pak», kështu që u drejtuan për në një vend të vetmuar. Por një turmë shkoi atje përpara tyre dhe priste që ata të mbërrinin. Si do të kishe reaguar po të kishe qenë në vend të Jezuit? E pra, Jezuit ‘iu dhimbsën’ dhe «nisi t’u mësojë shumë gjëra». (Marku 6:30-34) Kjo ndjenjë e fortë dhembshurie e nxiti që t’u jepte ndihmë të tjerëve.
Ajo që bëri Jezui për dobinë e të tjerëve nuk u kufizua vetëm në mësimin e gjërave frymore. Ai ofroi edhe ndihmë praktike. Për shembull, ushqeu 5.000 burra (përveç grave dhe fëmijëve) që një ditë kishin qenë duke e dëgjuar deri vonë. Në një rast tjetër më vonë, ushqeu 4.000 të tjerë. Herën e parë përdori pesë bukë dhe dy peshq, herën e dytë shtatë bukë dhe disa peshq të vegjël. (Mateu 14:14-21; 15:32-38; Marku 6:35-44; 8:1-9) Mrekulli? Po, ai ishte një mrekullibërës.
Luka 7:22; Gjoni 11:30-45) Njëherë, një i lebrosur iu lut atij: «Po të duash, t’i mund të më pastrosh.» Si u përgjigj Jezui? «Shtriu dorën, e preku dhe i tha: ‘Po dua, qofsh pastruar.’» (Marku 1:40, 41) Jezui nxitej nga një dëshirë e fortë për t’i ndihmuar ata. Me anë të mrekullive të tilla, ai tregoi dashurinë e tij për të munduarit.
Jezui shëroi, gjithashtu, edhe mjaft të sëmurë. Mes tyre kishte të verbër, të çalë, të lebrosur dhe të shurdhër. E pra, ai ngriti edhe të vdekurit! (Vështirë të besohet? Por Jezui e kreu shumicën e mrekullive të tij në publik. Edhe kundërshtarët e tij, që në çdo rast përpiqeshin ta kapnin në gabim, nuk mundën ta mohonin faktin që ai kryente mrekulli. (Gjoni 9:1-34) Veç kësaj, mrekullitë e tij kishin një qëllim. Ato i ndihmuan njerëzit që ta identifikonin Jezuin si i dërguari i Perëndisë.—Gjoni 6:14.
Vetëm një shqyrtim i shkurtër i mësimeve dhe i jetës së Jezuit bën që ai të na hyjë në zemër dhe na nxit që të duam të imitojmë dashurinë e tij. Megjithatë, kjo nuk është mënyra e vetme që Jezui mund të ndikojë në jetën tënde. Ai nuk ishte vetëm një mësues i madh që mësoi dashurinë. Jezui tregoi se kishte ekzistuar më parë në qiell si Biri i vetëmlindur i Perëndisë. (Gjoni 1:14; 3:16; 8:58; 17:5; 1 Gjoni 4:9) Por ajo që e bën edhe më të rëndësishëm për ty, është ekzistenca e tij pas përfundimit të jetës si njeri në tokë. Bibla tregon se Jezui u ngrit lart dhe tani është kurorëzuar si Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë. (Zbulesa 11:15) Jezui tha: «Kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar.» (Gjoni 17:3; 20:31) Vërtet, fitimi i njohurisë mbi Jezu Krishtin mund të nënkuptojë një jetë pa fund në Parajsë! Si mund të arrihet kjo? Përse të mos mësosh më shumë rreth Jezuit dhe të shohësh se si «dashuria e Krishtit na shtrëngon» për ta imituar atë? (2 Korintasve 5:14) Dëshmitarët e Jehovait do të jenë të lumtur të të ndihmojnë.—Gjoni 13:34, 35.