Kalo te përmbajtja

Mijëvjeçari i ri—Çfarë ruan e ardhmja për ju?

Mijëvjeçari i ri—Çfarë ruan e ardhmja për ju?

Lajmërim i Mbretërisë Nr. 36

Mijëvjeçari i ri—Çfarë ruan e ardhmja për ju?

Fillimi i një epoke të re?

MESNATËN e 31 dhjetorit 1999, përfundoi shekulli i 20-të. * Ishte një shekull që pa shumë trazira. Por pa edhe zhvillimin e teknologjive të reja, përparimet e jashtëzakonshme në fushën e mjekësisë, një vërshim informacioni dhe një zhvillim me shpejtësi të ekonomisë në shkallë globale. Prandaj, mijëvjeçari i ri është mirëpritur nga shumë njerëz si simbol i shpresës dhe i ndryshimit. A do të shohë ndoshta ky mijëvjeçar fundin e luftës, skamjes, ndotjes së mjedisit dhe të sëmundjeve?

Shumë shpresojnë se po. Por sa mundësi ka që mijëvjeçari i ri të sjellë ndryshime për dobinë tuaj—ndryshime që do ta bëjnë jetën të sigurt e pa rreziqe për ju dhe familjen tuaj? Le të shqyrtojmë shtrirjen e jashtëzakonshme të vetëm disa problemeve që ndeshim sot.

Ndotja

Vendet e industrializuara po «shkaktojnë dëmtimin e mjedisit në një nivel global, si edhe ndotjen e çrregullimin në një shkallë të gjerë të ekosistemeve». Nëse prirja e sotme vazhdon, «mjedisi natyror do të jetë nën një shtypje gjithnjë e më të madhe».—«Perspektivat e mjedisit në shkallë globale—2000», Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin.

Sëmundjet

«Deri në vitin 2020, pritet që sëmundjet jongjitëse të jenë përgjegjëse për shtatë nga çdo dhjetë vdekje në vendet në zhvillim, ndërkohë që sot janë përgjegjëse për më pak se gjysmën e tyre.»—«Pesha në shkallë globale e sëmundjeve», Gazeta e Universitetit të Harvardit, 1996.

Disa specialistë pohojnë se «në 23 vendet me epidemitë më të rënda [të SIDA-s], aty nga viti 2010 [do të jenë gjallë] 66 milionë njerëz më pak».—«Lufta kundër SIDA-s: Dëshmi nga bota në zhvillim», një raport i Komisionit Evropian dhe i Bankës Botërore.

Varfëria

«Afërsisht 1,3 miliardë njerëz jetojnë me më pak se një dollar në ditë dhe gati 1 miliard nuk arrijnë t’i plotësojnë nevojat e tyre themelore për ushqim.»—«Raporti i zhvillimit njerëzor 1999», Programi i Zhvillimit në Kombet e Bashkuara.

Lufta

«Dhuna brenda [vendeve të ndryshme] mund të arrijë nivele të papara ndonjëherë. Me zanafillë në [ndarjet] etnike, fisnore dhe fetare, . . . një dhunë e tillë do të formojë . . . llojin më të zakonshëm të konfliktit në çerekshekullin e ardhshëm . . . , duke vrarë qindra mijë njerëz çdo vit.»—«Bota e re që po vjen: Siguria amerikane në shekullin e 21-të», Komisioni i SHBA-së për sigurinë kombëtare në shekullin e 21-të.

Prandaj, zhurma dhe entuziazmi me rastin e mijëvjeçarit të ri, maskon faktin se ndotja, sëmundjet, varfëria dhe lufta shfaqen në një masë më të madhe se kurrë. Në rrënjë të këtyre problemeve janë lakmia, mungesa e besimit dhe egoizmi—karakteristika që nuk mund të eliminohen thjesht me anë të kërkimeve shkencore, teknologjisë ose politikës.

Mijëvjeçari që do të bekojë njerëzimin

NJËHERË një shkrimtar i lashtë tha: «Njeriut tokësor nuk i përket udha e tij. Nuk i përket njeriut që ecën, as të drejtojë hapin e tij.» (Jeremia 10:23, BR) Njeriut i mungon jo vetëm aftësia, por edhe e drejta për të sunduar tokën. Vetëm Bërësi ynë, Perëndia Jehova, ka të drejtën dhe di si t’i zgjidhë problemet e njerëzimit.—Romakëve 11:33-36; Zbulesa 4:11.

Por kur? Si? Dëshmia se jemi afër përfundimit të «ditëve të fundit» është më se e qartë. Hapni Biblën, ju lutemi, dhe lexoni 2. Timoteut 3:1-5. Aty përshkruhen në mënyrë mjaft të qartë tiparet e personalitetit që do të shfaqnin njerëzit gjatë këtyre ‘kohëve të vështira’. Edhe në Mateun 24:3-14 dhe Lukën 21:10, 11, përshkruhen «ditët e fundit». Këtu vëmendja përqendrohet në ngjarjet që kanë ndodhur në tokë që nga viti 1914, si: luftërat botërore, murtajat dhe mungesat e ushqimit në shkallë të gjerë.

Së shpejti «ditët e fundit» do të mbarojnë. Në Danielin 2:44 thuhet: «Perëndia i qiellit do të nxjerrë një mbretëri, që nuk do të shkatërrohet kurrë. . . . [Ajo] do të copëtojë dhe do të asgjësojë tërë këto mbretëri [tokësore] dhe do të ekzistojë përjetë.» Kështu, pra, ishte parathënë se Perëndia do të formonte një Mbretëri ose qeveri për të sunduar mbi tokë. Sipas Zbulesës 20:4, kjo qeveri sundon për një mijë vjet—një mijëvjeçar. Le të shqyrtojmë vetëm disa nga aspektet ku do të ketë përmirësim të kushteve të jetesës për gjithë njerëzimin gjatë këtij Mijëvjeçari të lavdishëm:

Kushtet ekonomike. «Do të ndërtojnë shtëpi dhe do të banojnë në to, do të mbjellin vreshta dhe do të hanë frytin. Nuk do të ndërtojnë më që të banojë një tjetër, nuk do të mbjellin më që të hajë një tjetër.»—Isaia 65:21, 22.

Shëndeti. «Atëherë do të hapen sytë e të verbërve dhe veshët e të shurdhëve; atëherë çalamani do të kërcejë si një dre dhe gjuha e memecit do të bërtasë nga gëzimi.» «Asnjë banor i qytetit nuk do të thotë: ‘Unë jam i sëmurë.’»—Isaia 33:24; 35:5, 6.

Mjedisi. Perëndia do të ‘shkatërrojë ata që shkatërrojnë dheun’.—Zbulesa 11:18.

Marrëdhëniet njerëzore. «Nuk do të bëhet asnjë e keqe, asnjë shkatërrim mbi tërë malin tim të shenjtë, sepse vendi do të mbushet me njohurinë e Zotit.»—Isaia 11:9.

Miliona veta i besojnë këto premtime të Biblës dhe kanë fituar kështu një pikëpamje optimiste e pozitive për të ardhmen. Si rezultat, ata janë më shumë në gjendje që të përballojnë presionet dhe problemet e jetës. Si mund të bëhet Bibla një forcë udhëheqëse në jetën tuaj?

Njohuria që të çon në jetë!

Shkenca dhe teknologjia ndonjëherë mund të bëjnë gjëra marramendëse. Megjithatë, shumicës së njerëzve njohuria njerëzore nuk ua ka bërë jetën të sigurt dhe të lumtur. E vetmja njohuri që mund ta arrijë këtë është përshkruar në Bibël, te Gjoni 17:3, ku thuhet: «Kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë dhe Jezu Krishtin që t’i ke dërguar.»

Një njohuri e tillë gjendet brenda faqeve të Biblës. Megjithëse shumë veta shprehin bindje të forta për sa i përket këtij libri të shenjtë, pak e kanë shqyrtuar ndonjëherë personalisht atë. Po ti? Vërtet, leximi i Biblës kërkon përpjekje të konsiderueshme. Por kjo është diçka që ia vlen. Bibla është i vetmi libër «i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi».—2. Timoteut 3:16.

Pra, si mund të fillosh që të njihesh me Biblën? Përse të mos pranosh ndihmën e Dëshmitarëve të Jehovait? Ata po mësojnë pa pagesë miliona njerëz në shtëpitë e tyre. Për të të ndihmuar në këtë aspekt, ata përdorin botime të ndryshme, si p.sh., broshurën Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?, që bazohen në Bibël. Ajo u jep një përgjigje të përmbledhur shumë pyetjeve që mund të kesh rreth Biblës, si: Kush është Perëndia? Cili është qëllimi i Perëndisë për tokën? Çfarë është Mbretëria e Perëndisë? Si mund ta përmirësojë Bibla jetën tuaj familjare?

Nëse do të doje që të të vizitonte në shtëpi ndonjë nga Dëshmitarët e Jehovait, të lutemi plotëso kuponin më poshtë. Ata do të jenë të lumtur të të japin më shumë informacion rreth sundimit të lavdishëm mijëvjeçar të Mbretërisë së Perëndisë!

□ Do të doja të merrja broshurën Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? Trego gjuhën që preferon

□ Ju lutem të kontaktoni me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.

[Shënimi]

^ par. 4 Këtu i referohemi pikëpamjes së përhapur në Perëndim për mijëvjeçarin e ri. Teknikisht, mijëvjeçari i ri fillon më 1 janar 2001.