Kalo te përmbajtja

Përse jeta është plot me probleme?

Përse jeta është plot me probleme?

Lajmërim i Mbretërisë Nr. 34

Përse jeta është plot me probleme?

A është e mundur një parajsë pa probleme?

PROBLEMET SERIOZE VAZHDOJNË TË KEQËSOHEN​—PËRSE?

Njerëzit gjithmonë kanë pasur probleme. Megjithëse shumë njerëz mendojnë se teknologjia moderne mund t’i zgjidhë ato, problemet serioze vazhdojnë të keqësohen.

Krime: Pak njerëz ndihen të sigurt kur ecin në rrugë apo edhe kur janë brenda mureve të shtëpisë së tyre. Në një vend evropian, gjatë vitit të fundit në çdo 3 persona 1 ka qenë viktimë e krimit.

Mjedisi: Ndotja e ajrit, tokës dhe ujit po përhapet gjithnjë e më shumë. Në vendet e zhvilluara, një e katërta e njerëzve nuk ka ujë të pijshëm në dispozicion.

Varfëria: Më shumë se kurrë më parë, ka të varfër dhe të uritur. Në disa vende, mbi 90 përqind e njerëzve jetojnë në varfëri; në 30 përqind të forcës punëtore në botë, rreth 800 milionë janë të papunë ose kanë një punë të papërshtashme; dhe numri vazhdon të rritet.

Urija: Edhe në qoftë se ti vetë ke mjaft për të ngrënë, milionat që rriten dita-ditës nuk kanë. Në vendet e pazhvilluara, çdo vit vdesin nga urija të paktën 13 milionë njerëz prej, të cilëve shumica janë fëmijë.

Lufta: Qindra mijëra njerëz janë vrarë gjatë dhunës etnike të kohëve të fundit. Në shekullin e 20-të, lufta ka marrë qindra milionë jetë njerëzish.

Probleme të tjera: Problemeve të mësipërme u shtohen edhe shkatërrimi gjithnjë e më i madh i familjeve, numri në rritje i nënave të pamartuara, rritja e të pastrehëve, shtrirja e përdorimit të drogës dhe imoraliteti i pafrenueshëm. Me të drejtë një ish-anëtar i kabinetit shtetëror të SH.B.A. tha: «Ka shumë shenja të . . . kalbëzimit të civilizimit.» Gjatë 30 vjetëve të fundit, popullsia e Sh.B.A. është rritur 41 përqind, kurse krimet e dhunshme 560 përqind, lindjet e paligjshme 400 përqind, divorcet 300 përqind dhe numri i vetëvrasjeve tek adoleshentët mbi 200 përqind. Edhe në kombe të tjera është e njëjta situatë.

Përse problemet vazhdojnë të keqësohen?

Përgjigjen na e jep Krijuesi ynë. Fjala e tij i quan këto kohë të mbushura me probleme, «ditët e fundit», një periudhë në të cilën do të ketë «kohë të vështira». (2. Timoteut 3:1, Dio) Ditët e fundit të kujt? Këtu Bibla flet për ‘mbarimin e botës’.—Mateu 24:3, Dio.

Problemet e sotme gjithnjë në rritje, janë dëshmi e qartë se fundi i këtij sitemi gjërash është afër, duke përfshirë fundin e ligësisë dhe të atyre që janë përgjegjës për të. (Mateu 24:3-14; 2. Timoteut 3:1-5; Zbulesa 12:7-12) Së shpejti, Perëndia do të ndërhyjë dhe do të shohë se të gjitha problemet e sotme janë zgjidhur plotësisht.—Jeremia 25:31-33; Zbulesa 19:11-21.

FETË E KËSAJ BOTE KANË DËSHTUAR

Në vend që të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të sotme, atyre u shtohet edhe sistemi botëror fetar. Gjatë luftërave, katolikët kanë vrarë miliona katolikë e protestantët miliona protestantë. Jo shumë kohë më parë, në Ruanda, ku shumica janë katolikë, njerëzit vranë njëri-tjetrin me qindra mijëra! (Shiko pikturën në të majtë.)

A do të shkonte Jezui në luftë me pushkë apo hanxhar në dorë e të vriste dishepujt e tij, për shkak se kombësia e tyre ishte e ndryshme nga ajo e tij? Sigurisht që jo! «Kush e do Perëndinë,—thotë Bibla,—duhet ta dojë edhe bashkëbesimtarin e tij.» (1. Gjonit 4:20, 21, ECM) Fetë e kësaj bote kanë dështuar ta bëjnë këtë. «Ata pohojnë se e njohin Perëndinë, po me vepra e mohojnë.»—Titit 1:16, Dio.

Për më tepër, duke mos iu përmbajtur me të vërtetë parimeve biblike mbi moralin, fetë e botës i kontribuojnë shkatërrimit tronditës të moralit në mbarë botën.

Jezui tha se fenë e rremë mund ta dallosh nga feja e vërtetë «nga frytet e tyre»—nga ajo që anëtarët e saj bëjnë. Gjithashtu, ai tha: «Çdo dru që nuk jep fryt të mirë pritet dhe hidhet në zjarr.» (Mateu 7:15-20, Dio) Fjala e Perëndisë na nxit të largohemi nga feja që sjell fryte të këqija që të mos shkatërrohemi.—Zbulesa 18:4.

Feja e vërtetë nuk ka dështuar

Feja e vërtetë «jep fryte të mira», veçanërisht dashuri. (Mateu 7:17; Gjoni 13:34, 35) Cila vëllazëri e krishterë dhe e bashkuar ndërkombëtare e praktikon këtë dashuri? Kush nuk pranon të vrasë bashkëbesimtarët apo edhe këdo tjetër?—1. Gjonit 3:10-12.

Dëshmitarët e Jehovait njihen si ata që sjellin «fryte të mira». Në të gjithë globin, në më shumë se 230 vende, ‘i kanë farkëtuar shpatat e tyre e i kanë bërë plugje’. (Isaia 2:4, ECM) Dashuria e tyre për njerëzit tregohet edhe nga bindja e tyre ndaj urdhrit të Krishtit për të predikuar «lajmin e mirë» të Mbretërisë së Perëndisë në mbarë botën. (Mateu 24:14, ECM) Ata, gjithashtu, praktikojnë dhe mbështesin moralin e lartë të mësuar në Bibël.—1. Korintasve 6:9-11.

Feja e vërtetë nuk ka dështuar. Ajo i udhëheq njerëzit drejt të Vetmit që është i aftë për të zgjidhur problemet e njerëzimit. Së shpejti, ai do të sjellë një botë krejtësisht të re. Kush është Ai? (Të lutemi shiko faqen mbrapa.)

PARAJSA PA SHQETËSIME ËSHTË E SIGURT

Nëse do të mundje, a do t’i zgjidhje të gjitha problemet që brengosin njerëzimin? Pa dyshim që do ta bëje! A duhet të mendojmë se Krijuesi ynë i dashur, i cili është i vetmi që ka fuqinë dhe mençurinë për të zgjidhur problemet e njerëzimit, do të bënte më pak?

Bibla zbulon se Perëndia do të ndërhyjë në çështjet njerëzore përmes qeverisë së tij qiellore që gjendet në duart e Jezu Krishtit. Ajo do t’i «copëtojë» qeveritë e korruptuara mbi tokë. (Danieli 2:44, Dio; Mateu 6:9, 10) Përse? Duke iu drejtuar Perëndisë, psalmisti u përgjigj: «Ta dijnë se ti vetëm, që quhesh Zoti [Jehova, BR], je Shumë i Larti mbi gjithë dheun.»—Psalmi 83:18, Dio.

A do të mbijetojë njeri kur kjo botë të shkatërrohet? «Bota . . . do të kalojë,—thotë Bibla.—Përkundrazi, kush e kryen vullnetin e Perëndisë, do të jetojë përgjithmonë.» (1. Gjonit 2:17, ECM) Ku do të jetojnë përgjithmonë këta të mbijetuar? Bibla përgjigjet: «Të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë gjithnjë mbi të.»—Psalmi 37:9-11, 29, Dio; Proverbat 2:21, 22.

Në botën e re të Perëndisë, «nuk do të ketë më as vdekje, as vaj, as ofshamë, as dhembje». (Zbulesa 21:4, ECM) S’do të ketë më krime, varfëri, uri, sëmundje, hidhërim dhe vdekje! Ja, edhe të vdekurit do të jetojnë përsëri! «Të vdekurit do të ringjallen.» (Veprat 24:15, ECM) Vetë toka do të transformohet në një parajsë të vërtetë.—Isaia 35:1, 2; Luka 23:43.

Çfarë duhet të bëjmë për të gëzuar jetën në botën e re të Perëndisë? Jezui tha: «Kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar.» (Gjoni 17:3, Dio) Miliona njerëz me zemër të sinqertë në mbarë botën po e marrin këtë njohuri, e cila u mundëson atyre që të përballojnë tani problemet e shumta personale që kanë, dhe ajo që është më e rëndësishmja, u jep bindje të plotë se ato probleme që janë jashtë mundësisë së tyre për t’u zgjidhur, do të rregullohen plotësisht në botën e re të Perëndisë.

[Burimi i figurës në faqen 2]

WHO foto nga P. Almasy

[Burimi i figurës në faqen 3]

Jerden Bouma/​Sipa Press