Së shpejti, të gjitha vuajtjet do të marrin fund!
Së shpejti, të gjitha vuajtjet do të marrin fund!
Gjatë jetës sate, me siguri që e ke pyetur ndonjëherë veten: «Pse gjithë këto vuajtje?» Për mijëra vjet, gjithë njerëzimi ka vuajtur shumë nga luftërat, nga varfëria, nga katastrofat natyrore, nga krimet, nga padrejtësitë, nga sëmundjet e nga vdekja. Në këto njëqind vitet e fundit, kemi parë më tepër vuajtje se kurrë më parë. A do t’i vijë fundi ndonjëherë gjithë kësaj?
Përgjigjja është shumë ngushëlluese. Po, vuajtjeve do t’u vijë fundi, madje shumë shpejt! Në Fjalën e Perëndisë, në Bibël, thuhet: «I ligu nuk do të jetë më. . . . Kurse zemërbutët do të trashëgojnë tokën dhe do të kënaqen pa masë me paqen e pafund.» Për sa kohë do ta gëzojnë këtë? «Të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë përgjithmonë në të.»—Psalmi 37:10, 11, 29.
Pasi Perëndia të zhdukë ligësitë e vuajtjet, toka do të kthehet në parajsë. Në atë kohë, njerëzit do të kenë mundësi të jetojnë përgjithmonë, me shëndet e me lumturi të plotë. Në Fjalën e Perëndisë është parathënë: «[Perëndia] do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. Nuk do të ketë më vdekje. As vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më.»—Zbulesa 21:4.
Në këtë botë të re, edhe të vdekurit do të kthehen prapë në jetë, që të gëzojnë këto bekime: «Do të ringjallen si të drejtët, edhe të padrejtët.» (Veprat 24:15) Ja pse Jezu Krishti kishte mundësi t’i thoshte një keqbërësi të penduar që shfaqi besim tek ai: «Do të jesh me mua në Parajsë.»—Luka 23:43.
Pse filluan vuajtjet?
Por, meqë qëllimi i Perëndisë për njerëzit ishte që të kishin këtë të ardhme të mrekullueshme, pse lejoi që të fillonin vuajtjet? E pse i ka lejuar për kaq shumë kohë?
Kur krijoi Adamin dhe Evën, Perëndia i bëri me mendje e trup të përsosur. I vuri në një kopsht që ishte parajsë dhe u dha një punë të kënaqshme. Bibla thotë: «Perëndia pa çdo gjë që kishte bërë dhe ja, ishte shumë mirë.» (Zanafilla 1:31) Po t’i ishin bindur Perëndisë, ata do të kishin lindur fëmijë të përsosur dhe toka do të ishte bërë e gjitha një parajsë, ku njerëzit do të jetonin përgjithmonë të lumtur e në paqe.
Perëndia e krijoi Adamin dhe Evën me një aftësi të mrekullueshme, me vullnetin e lirë. Kjo është pjesë e natyrës njerëzore. Nuk i bëri si robotë që nuk mendonin e nuk merrnin dot vetë vendime. Megjithatë, që të ishin vazhdimisht të lumtur, duhej ta përdornin në mënyrën e duhur vullnetin e lirë, pra për t’iu bindur ligjeve të Perëndisë. Siç thotë Perëndia: «Unë Jehovai, jam Perëndia yt, Ai që të mëson se si të nxjerrësh dobi për vete, Ai që të vë të ecësh nëpër udhën nga duhet të shkosh.» (Isaia 48:17) Po ta përdornin keq vullnetin e lirë, kjo do t’i rrënonte, sepse njerëzit nuk u krijuan që të jetonin të pavarur nga Perëndia. Bibla thotë: «Nuk i përket njeriut udha e tij. Njeriut që ecën, nuk i takon as të drejtojë hapat e vet.»—Jeremia 10:23.
Mjerisht, prindërit tanë të parë menduan se mund të jetonin të pavarur nga Perëndia e gjithsesi të kishin sukses në jetë. Por, kur hodhën poshtë sundimin e Perëndisë, ata humbën mbështetjen e tij, e si pasojë edhe përsosmërinë. Prandaj filluan të binin poshtë e më poshtë, Romakëve 5:12.
derisa në fund u plakën dhe vdiqën. Në përputhje me ligjet gjenetike, ne kemi trashëguar këtë papërsosmëri, si edhe vdekjen.—Çështja kryesore: Kush ka të drejtën për të sunduar?
Pse nuk i shkatërroi Perëndia Adamin dhe Evën e ta fillonte gjithçka nga e para, me një çift tjetër njerëzor? Sepse ishte vënë në dyshim sovraniteti universal i Perëndisë, domethënë e drejta e tij për të sunduar si sovran. Pyetja ishte: kush ka të drejtën për të sunduar, dhe cili është sundimi i drejtë? Gjithashtu, a do të jetonin më mirë njerëzit, po të mos sundonte Perëndia mbi ta? Duke u lënë njerëzve kohë të mjaftueshme që ta provonin lirinë e plotë, Perëndia do të përcaktonte një herë e mirë nëse ata janë më mirë nën sundimin e tij apo të pavarur. Koha e lejuar duhej të ishte aq e gjatë sa njerëzit të provonin, pa udhëheqjen e Perëndisë, çdo lloj sistemi politik, shoqëror, ekonomik dhe fetar.
Cili ka qenë rezultati? Mijëra vjet të historisë njerëzore na tregojnë se vuajtjet sa vijnë e shtohen më shumë. Në shekullin e kaluar, raca njerëzore ka provuar vuajtjet më të këqija nga të gjitha. Miliona njerëz u vranë gjatë Holokaustit në Luftën II Botërore. Më shumë se 100 milionë njerëz janë vrarë nëpër luftëra të ndryshme. Ngado dëgjon për krime e për dhunë. Abuzimi me drogën është kthyer në epidemi. Vazhdojnë të përhapen sëmundjet që transmetohen me rrugë seksuale. Dhjetëra milionë njerëz vdesin çdo vit nga uria e nga sëmundjet. Në çdo vend, jeta familjare dhe vlerat morale kanë marrë të tatëpjetën. Asnjë qeveri njerëzore s’ka zgjidhje për këto probleme. Asnjëra prej tyre
s’ka mposhtur ndonjëherë plakjen, sëmundjet dhe vdekjen.Gjendja e njerëzve është pikërisht siç e kishte parathënë Bibla për kohët tona. Fjala e Perëndisë e quan epokën tonë «ditët e fundit» të këtij sistemi, kur ‘kohët janë kritike, të vështira për t’u përballuar’. E pikërisht siç kishte thënë Bibla, ‘njerëzit e ligj dhe mashtruesit kanë shkuar keq e më keq’.—2 Timoteut 3:1-5, 13.
Po afron fundi i vuajtjeve
Të gjitha provat tregojnë se po i afrohemi fundit të eksperimenteve tragjike të njerëzve të pavarur nga Perëndia. Është treguar qartë se njerëzit s’mund të kenë kurrë sukses po të qeverisen vetë, të pavarur nga ai. Vetëm sundimi i Perëndisë mund të sjellë paqe, lumturi, shëndet të përsosur dhe jetë të përhershme. Prandaj, po i afrohet fundi kohës kur Perëndia ka lejuar ligësinë dhe vuajtjet. Së shpejti, ai do të ndërhyjë në çështjet njerëzore, duke e shkatërruar plotësisht këtë sistem të mangët.
Një profeci e Biblës thotë: «Në ditët e atyre mbretërve [sundimeve njerëzore që janë tani], Perëndia i qiellit do të vendosë një mbretëri [në qiell] që nuk do të shkatërrohet kurrë. . . . Ajo do të thërrmojë dhe do t’u japë fund të gjitha këtyre mbretërive [sundimeve të tanishme], dhe vetë do të qëndrojë përgjithmonë.» (Danieli 2:44) Shfajësimi i sovranitetit të Jehovait, pra i së drejtës së tij për të sunduar, me anë të Mbretërisë së tij qiellore, është mësimi kryesor i Biblës. Duke parathënë një aspekt të rëndësishëm të shenjës së ‘ditëve të fundit’, Jezui tha: «Ky lajm i mirë për mbretërinë do të predikohet në gjithë tokën e banuar si dëshmi për të gjitha kombet, dhe atëherë do të vijë fundi.»—Mateu 24:14.
Proverbat 2:21, 22) Të drejtët janë ata që mësojnë se cili është vullneti i Jehovait dhe e kryejnë vullnetin e tij. Jezu Krishti tha: «Që të marrin jetën e përhershme, duhet të vazhdojnë të marrin njohuri për ty, të vetmin Perëndi të vërtetë dhe për atë që dërgove, Jezu Krishtin.» (Gjoni 17:3) Po, «bota po kalon, . . . kurse ai që bën vullnetin e Perëndisë, mbetet përgjithmonë.»—1 Gjonit 2:17.
Kush do të mbijetojë kur të vijë fundi? Bibla përgjigjet: «Vetëm të drejtët do të banojnë në tokë dhe të paqortueshmit do të mbeten në të. Kurse të ligjtë do të shfarosen nga toka dhe të pabesët do të shkulen prej saj.» (Nëse nuk tregohet ndryshe, citimet e Biblës janë marrë nga botimi në gjuhën e sotme Shkrimet e Shenjta, Përkthimi Bota e Re.