A mund t’i besosh Biblës?
A mendon se Bibla është . . .
një libër me mendime njerëzish?
një libër me mite dhe legjenda?
një libër nga Perëndia?
BIBLA THOTË:
«I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia.»
ÇFARË PËRFITON NGA KJO?
Përgjigje bindëse për pyetjet e rëndësishme të jetës.
Këshilla të besueshme për jetën e përditshme.
Shpresë të sigurt për të ardhmen.
A MUND TA BESOSH ATË QË THOTË BIBLA?
Po! Ja tri arsye:
Harmoni e mrekullueshme. Bibla u shkrua gjatë një periudhe 1.600-vjeçare nga rreth 40 burra. Shumica prej tyre nuk u takuan kurrë me njëri-tjetrin. Prapëseprapë, librat e Biblës nuk bien asnjëherë në kundërshtim me njëri-tjetrin. Madje, i gjithë libri ka vetëm një temë.
Histori e shkruar me ndershmëri. Historianët shpesh i fshehin disfatat e popullit të tyre. Ndryshe nga kjo, shkrimtarët e Biblës kanë dokumentuar me çiltërsi gabimet e veta dhe ato të popullit të tyre.
—2 Kronikave 36:15, 16; Psalmi 51:1-4. Profeci të besueshme. Rreth 200 vjet para se të ndodhte, Bibla paratha rënien e qytetit të lashtë të Babilonisë. (Isaia 13:17-22) Tregoi jo vetëm si do të rrëzohej, por edhe emrin e pushtuesit të saj.
—Isaia 45:1-3.
Shumë profeci të tjera të Biblës janë përmbushur deri në detaje. A nuk tregon kjo që Bibla është një libër nga Perëndia?
MENDO PAK
Si të ndihmon Bibla të kesh një jetë më të mirë?
Bibla i përgjigjet kësaj pyetjeje tek ISAIA 48:17, 18 dhe te 2 TIMOTEUT 3:16, 17.