A do të kemi gjithmonë vuajtje?
Si mendon:
-
po?
-
jo?
-
ndoshta?
BIBLA THOTË:
«Perëndia . . . do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. Nuk do të ketë më vdekje. As vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më.»—Zbulesa 21:3, 4, Përkthimi Bota e Re.
KY PREMTIM TË JEP
Siguri se nuk i shkakton Zoti problemet.
Ngushëllim se dimë që Perëndia na kupton kur vuajmë.
Shpresë se vuajtjet do të marrin fund.
A MUND TA BESOSH ATË QË THOTË BIBLA?
Po! Ja dy arsye:
-
Zoti i urren vuajtjet dhe padrejtësitë. Mendo si ndihej Perëndia Jehova kur popullin e tij në kohët biblike e keqtrajtonin. Bibla thotë se ai vuante ngaqë «i shkelnin me këmbë.»
—Gjykatësve 2:18. Perëndia nuk i duron dot ata që u bëjnë keq të tjerëve. Për shembull, Bibla thotë se ai i urren «duart që derdhin gjak të pafaj».
—Proverbat 6:16, 17. -
Zoti interesohet për ty. Bibla thotë: «Gjithsecili e njeh plagën dhe dhembjen e vet». Por, edhe Jehovai i di hallet e tua.
—2 Kronikave 6:29, 30. Së shpejti, me anë të Mbretërisë së tij, Jehovai do t’i zhdukë vuajtjet e çdo personi. (Mateu 6:9, 10) Ndërkohë, i ngushëllon me dashuri ata që kërkojnë me gjithë zemër mbështetjen e tij.
—Veprat 17:27; 2 Korintasve 1:3, 4.
MENDO PAK
Pse Zoti i lë njerëzit të vuajnë?
Bibla i përgjigjet kësaj pyetjeje te ROMAKËVE 5:12 dhe te 2 PJETRIT 3:9.