Kalo te përmbajtja

A mund të ringjallen të vdekurit?

A mund të ringjallen të vdekurit?

Si mendon:

  • po?

  • jo?

  • ndoshta?

 BIBLA THOTË:

Të vdekurit «do të ringjallen».Veprat 24:15, Përkthimi Bota e Re.

KY PREMTIM TË JEP

Ngushëllim kur të vdes një njeri i dashur.2 Korintasve 1:3, 4.

Çlirim prej frikës nga vdekja.Hebrenjve 2:15.

Shpresë se do të shohësh njerëzit e dashur të kthehen sërish në jetë.Gjoni 5:28, 29.

 A MUND TA BESOSH ATË QË THOTË BIBLA?

Po! Ja tri arsye:

  • Zoti është Krijuesi i jetës. Bibla e quan Perëndinë Jehova «burimi i jetës». (Psalmi 36:9; Veprat 17:24, 25) Ai që i dha jetë çdo krijese të gjallë, pa dyshim, ka aftësinë t’ia rikthejë jetën dikujt që ka vdekur.

  • Perëndia ka ringjallur njerëz në të kaluarën. Bibla raporton tetë raste të njerëzve—të rinj e të moshuar—që janë rikthyer në jetë në tokë. Disa kishin vdekur nga pak kohë, por njëri kishte kaluar katër ditë në varr.Gjoni 11:39-44.

  • Perëndia mezi pret të ringjallë përsëri. Jehovai e urren vdekjen; për Të vdekja është armik. (1 Korintasve 15:26) Ai pret me padurim ta zhdukë këtë armik, ta çrrënjosë me anë të ringjalljes. Jehovain e ka marrë malli për ata që ka në kujtesë dhe do t’i rikthejë në jetë që t’i shohë sërish gjallë në tokë.Jobi 14:14, 15.

 MENDO PAK

Pse plakemi dhe vdesim?

Bibla i përgjigjet kësaj pyetjeje te ZANAFILLA 3:17-19 dhe te ROMAKËVE 5:12.