Kalo te përmbajtja

2 SHKURT 2022
MADAGASKAR

Shira të dendura sjellin përmbytje në Madagaskar

Shira të dendura sjellin përmbytje në Madagaskar

Gjatë janarit 2022, Antananarivo, kryeqyteti i Madagaskarit, u përfshi nga shira të rrëmbyera që shkaktuan përmbytje, rrëshqitje dheu dhe rrëzime godinash. Shirat e dendura pritet të vazhdojnë.

Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë

  • Nuk është lënduar dhe as ka humbur jetën ndonjë motër a vëlla

  • Janë evakuar të paktën 693 lajmëtarë

  • Nuk ka pësuar dëme asnjë Sallë Mbretërie

Ndihma në rast katastrofash

  • Komiteti i Degës ka caktuar një Komitet Ndihme në Rast Katastrofash (KNRK) që të organizojë punën duke respektuar masat parandaluese kundër COVID-19

  • KNRK-ja, mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po ndihmojnë vëllezërit të qëndrojnë afër Jehovait, por edhe materialisht duke u siguruar strehim të përkohshëm, ushqim dhe gjëra të tjera të nevojshme

S’kemi dyshim se Jehovai do të vazhdojë të jetë «një kullë e fortifikuar» për vëllezërit tanë gjatë kësaj situate të vështirë.—Psalmi 31:2.