Kalo te përmbajtja

Vëlla Taurai Mazarura mban në dorë tabletin ku tregohet libri i Mateut në gjuhën zimbabviane të shenjave gjatë një programi të regjistruar paraprakisht

26 JANAR 2021
ZIMBABVE

Dëshmitarët e Jehovait prezantojnë Ungjillin e Mateut në gjuhën zimbabviane të shenjave

Dëshmitarët e Jehovait prezantojnë Ungjillin e Mateut në gjuhën zimbabviane të shenjave

Më 24 janar 2021 u prezantua Bibla—Ungjilli sipas Mateut në gjuhën zimbabviane të shenjave (ZSL). Vëlla Taurai Mazarura, anëtar i Komitetit të Degës në Zimbabve, prezantoi Biblën gjatë një programi të regjistruar paraprakisht.

401 lajmëtarët që shërbejnë në kongregacionet e gjuhës zimbabviane të shenjave u gëzuan jashtë mase. Mezi presin ta përdorin ungjillin e Mateut gjatë studimit personal dhe në shërbim.

Skuadra e përkthimit për gjuhën zimbabviane të shenjave gjatë një projekti regjistrimi

Pandemia ia vështirësoi punën skuadrës së përkthimit për gjuhën ZSL. Normalisht, përkthyesit takohen shpesh me ata që përdorin këtë gjuhë që të jenë të përditësuar me shenjat që përdorin. Mirëpo, kjo ishte e pamundur për shkak të kufizimeve nga pandemia COVID-19. Përkthyesit e kapërcyen këtë sfidë duke komunikuar rregullisht nëpërmjet videokonferencave me ata që nuk dëgjojnë. Kjo i ndihmoi përkthyesit të realizonin një përkthim që kuptohet lehtë nga të gjithë ata që nuk dëgjojnë në Zimbabve.

Vëlla Xhon Hunguka, anëtar i Komitetit të Degës në Zimbabve, thotë: «Prezantimi i librit të Mateut është veç fillimi i përkthimit të të gjithë Biblës në këtë gjuhë nga Dëshmitarët e Jehovait. Realizimi i kësaj pune do të kërkojë rreth dhjetë vjet.»

Ky projekt pasqyron dashurinë që ka Jehovai për të gjithë njerëzit. Shijojmë bekimet e tij ndërsa përpiqemi fort t’i predikojmë ‘lajmin e mirë të përhershëm . . . çdo kombi, fisi, gjuhe dhe populli’.—Zbulesa 14:6.