Zoti është Themeluesi i familjes. Bibla thotë se nga Perëndia Jehova «merr emër çdo familje». (Efesianëve 3:14, 15) Me fjalë të tjera, familja ekziston sepse e krijoi Jehovai. Pse është e rëndësishme ta dimë këtë?
Mendo: po ha një gjellë të shijshme dhe dëshiron të dish përbërësit e saj, kë do të pyesje? Atë që e ka gatuar, apo jo?
Po kështu, për të kuptuar çfarë e bën të lumtur një familje, bëjmë mirë të pyesim Jehovain, atë që e themeloi këtë institucion.—Zanafilla 2:18-24.
Zoti interesohet për ty. Familjet tregohen të mençura nëse kërkojnë këshillat e Jehovait që gjenden në Fjalën e Tij. Pse? «Sepse ai interesohet për ju.» (1 Pjetrit 5:6, 7) Jehovai ka merak për ty dhe këshillat e tij nuk dështojnë asnjëherë!—Proverbat 3:5, 6; Isaia 48:17, 18.
MENDO PAK
Si mund të jesh një bashkëshort, bashkëshorte ose prind i mirë?