Shpresë se do të shohësh njerëzit e dashur të kthehen sërish në jetë.—Gjoni 5:28, 29.
A MUND TA BESOSH ATË QË THOTË BIBLA?
Po! Ja tri arsye:
Zoti është Krijuesi i jetës. Bibla e quan Perëndinë Jehova «burimi i jetës». (Psalmi 36:9; Veprat 17:24, 25) Ai që i dha jetë çdo krijese të gjallë, pa dyshim, ka aftësinë t’ia rikthejë jetën dikujt që ka vdekur.
Perëndia ka ringjallur njerëz në të kaluarën. Bibla raporton tetë raste të njerëzve—të rinj e të moshuar—që janë rikthyer në jetë në tokë. Disa kishin vdekur nga pak kohë, por njëri kishte kaluar katër ditë në varr.—Gjoni 11:39-44.
Perëndia mezi pret të ringjallë përsëri. Jehovai e urren vdekjen; për Të vdekja është armik. (1 Korintasve 15:26) Ai pret me padurim ta zhdukë këtë armik, ta çrrënjosë me anë të ringjalljes. Jehovain e ka marrë malli për ata që ka në kujtesë dhe do t’i rikthejë në jetë që t’i shohë sërish gjallë në tokë.—Jobi 14:14, 15.