1 Korintasve 11:1-34
11 Bëhuni imituesit e mi, ashtu si unë jam i Krishtit.+
2 Tani po ju lavdëroj, sepse në çdo gjë më kujtoni dhe po i mbani fort traditat,+ ashtu siç jua kam përcjellë.
3 Por dua të dini se kreu i çdo burri është Krishti,+ kreu i gruas është burri,+ dhe kreu i Krishtit është Perëndia.+
4 Çdo burrë që lutet ose profetizon me kokë të mbuluar, turpëron kreun e vet.+
5 Kurse çdo grua që lutet ose profetizon+ me kokë të pambuluar, turpëron kreun e saj,+ sepse është njëlloj sikur të ishte një grua me kokë të rruar.+
6 Nëse gruaja nuk mbulohet, le të qethet edhe ajo. Por, nëse për gruan është e turpshme të qethet a të rruajë kokën,+ le të mbulohet.+
7 Burri nuk duhet ta ketë kokën të mbuluar, meqë është shëmbëlltyra+ dhe lavdia e Perëndisë,+ kurse gruaja është lavdia e burrit.+
8 Sepse nuk është burri nga gruaja, por gruaja nga burri.+
9 Për më tepër, nuk u krijua burri për hir të gruas, por gruaja për hir të burrit.+
10 Ja përse gruaja duhet të mbajë një shenjë nënshtrimi mbi krye,+ për shkak të engjëjve.+
11 Mes dishepujve të Zotërisë, as gruaja nuk është pa burrin, as burri pa gruan.+
12 Sepse, ashtu si gruaja është nga burri,+ po kështu edhe burri është nëpërmjet gruas,+ por gjithçka është nga Perëndia.+
13 Gjykoni vetë: a i ka hije gruas t’i lutet Perëndisë e pambuluar?
14 A nuk ju mëson vetë natyra që, nëse një burrë ka flokë të gjatë, kjo është çnderim për të,
15 por, nëse një grua ka flokë të gjatë, kjo është lavdi+ për të? Sepse flokët i janë dhënë asaj në vend të një mbulese për kokën.+
16 Megjithatë, nëse dikush duket se do të hyjë në debat+ për ndonjë zakon tjetër,+ ne s’kemi asnjë tjetër, as kongregacionet e Perëndisë nuk kanë.
17 Tani që po ju jap këto udhëzime, nuk ju lavdëroj, sepse nuk mblidheni për më të mirën, por për më të keqen.+
18 Në radhë të parë, kur mblidheni në një kongregacion, dëgjoj se mes jush ka përçarje,+ dhe deri në njëfarë mase e besoj.
19 Sepse mes jush duhet të ketë edhe sekte,+ që të miratuarit të duken qartë.+
20 Kur mblidheni në një vend, nuk është e mundur ta hani si duhet darkën e Zotërisë.+
21 Sepse, kur vjen koha të hani atë, secili e ka ngrënë që më parë darkën e vet. Kështu, njëri është i uritur, kurse tjetri i dehur.
22 Pa dyshim që keni shtëpi ku të hani e të pini, apo jo?+ Apo e përbuzni kongregacionin e Perëndisë dhe bëni me turp ata që s’kanë gjë?+ Çfarë t’ju them? T’ju lavdëroj? Jo, për këtë nuk ju lavdëroj.
23 Sepse unë mora nga Zotëria atë që ju përcolla edhe juve, se Zotëria Jezu, natën+ që do të tradhtohej, mori një bukë
24 dhe, pasi falënderoi Perëndinë, e theu+ dhe tha: «Kjo përfaqëson trupin tim,+ që është për ju. Vazhdoni ta bëni këtë në kujtimin+ tim.»
25 Pasi hëngri darkën, ai bëri njësoj edhe me kupën+ dhe tha: «Kjo kupë përfaqëson besëlidhjen e re+ në bazë të gjakut tim.+ Vazhdoni ta bëni këtë sa herë që ta pini, në kujtimin+ tim.»
26 Sa herë+ që hani këtë bukë e pini këtë kupë, ju vazhdoni të shpallni vdekjen+ e Zotërisë, derisa ai të mbërrijë.+
27 Prandaj, kushdo që ha bukën ose pi kupën e Zotërisë padenjësisht, do të jetë fajtor+ për trupin dhe për gjakun+ e Zotërisë.
28 Së pari, njeriu le të shqyrtojë veten nëse është i miratuar,+ dhe pastaj le të hajë nga buka e të pijë nga kupa.
29 Sepse ai që ha dhe pi, ha dhe pi gjykim+ kundër vetes, nëse nuk di të dallojë trupin.
30 Ja përse shumë nga ju janë të dobët e shëndetligë, kurse shumë të tjerë kanë rënë në gjumin+ e vdekjes.
31 Por, sikur të dinim të dallonim se çfarë jemi ne vetë, nuk do të gjykoheshim.+
32 Megjithatë, kur gjykohemi,+ disiplinohemi nga Jehovai,+ që të mos dënohemi+ bashkë me botën.+
33 Prandaj, vëllezërit e mi, kur të mblidheni për të ngrënë këtë darkë,+ pritni njëri-tjetrin.
34 Nëse dikush është i uritur, le të hajë në shtëpi,+ që të mos mblidheni për gjykim.+ Kurse çështjet që mbeten, do t’i rregulloj kur të vij atje.