1 Korintasve 12:1-31

12  Sa për dhuratat frymore,+ o vëllezër, unë nuk dua që të jeni në padije.  Ju e dini se, kur ishit njerëz të kombeve,+ tërhiqeshit pas atyre idhujve+ të pagojë+ në mënyra të ndryshme.  Prandaj, do t’ju bëja të ditur se askush, kur flet nëpërmjet frymës së shenjtë të Perëndisë, nuk thotë: «Jezui qoftë i mallkuar!».+ Dhe askush nuk mund të thotë se «Jezui është Zotëri», veçse nëpërmjet frymës së shenjtë.+  Ka një shumëllojshmëri dhuratash,+ por është e njëjta frymë,+  dhe ka një shumëllojshmëri shërbimesh,+ e megjithatë është i njëjti Zotëri.+  Ka edhe një shumëllojshmëri veprimesh,+ e megjithatë është i njëjti Perëndi,+ që i kryen të gjitha ato te të gjithë njerëzit.+  Por fryma është shfaqur përmes secilit, për një qëllim të dobishëm.+  Për shembull, dikujt i janë dhënë me anë të frymës fjalë mençurie,+ një tjetri fjalë njohurie,+ sipas së njëjtës frymë,  një tjetri besim,+ nga po e njëjta frymë, një tjetri dhurata e shërimit,+ nga po ajo frymë, 10  një tjetri akoma të kryejë vepra të fuqishme,+ një tjetri profetizim,+ një tjetri aftësi dalluese+ për shprehjet e frymëzuara,+ një tjetri gjuhë të ndryshme+ dhe një tjetri të interpretojë+ gjuhët. 11  Dhe të gjitha këto veprime i kryen e vetmja dhe e njëjta frymë,+ që i shpërndan ato,+ ashtu si dëshiron, për secilin individualisht.+ 12  Ashtu sikurse trupi është një, por ka shumë gjymtyrë, dhe të gjitha gjymtyrët e atij trupi, edhe pse janë shumë, janë një trup i vetëm,+ po kështu është edhe Krishti.+ 13  Sepse, në të vërtetë, ne të gjithë u pagëzuam+ nga një frymë e vetme në një trup të vetëm, qofshim judenj a grekë, qofshim skllevër a të lirë, dhe të gjithëve na u dha të pinim+ nga një frymë e vetme. 14  Në të vërtetë, trupi nuk është një gjymtyrë, por shumë.+ 15  Sikur këmba të thoshte: «Meqë nuk jam dorë, unë s’jam pjesë e trupit», jo për këtë arsye nuk është pjesë e trupit.+ 16  Sikur veshi të thoshte: «Meqë nuk jam sy, unë s’jam pjesë e trupit», jo për këtë arsye nuk është pjesë e trupit.+ 17  Sikur i gjithë trupi të ishte sy, ku do të ishte dëgjimi? Sikur të ishte i gjithi dëgjim, ku do të ishte nuhatja? 18  Por tani, Perëndia ka vendosur në trup gjymtyrët, secilën ashtu si i pëlqeu.+ 19  Sikur të ishin të gjitha një gjymtyrë,+ ku do të ishte trupi? 20  Ka shumë gjymtyrë,+ mirëpo një trup. 21  Syri nuk mund t’i thotë dorës: «S’kam nevojë për ty.» Ose koka nuk mund t’u thotë këmbëve: «Nuk kam nevojë për ju.» 22  Përkundrazi, ato gjymtyrë të trupit, që duket se janë më të dobëta,+ janë të nevojshme, 23  dhe ato pjesë të trupit, që ne mendojmë se janë më pak të nderuara, i rrethojmë me shumë më tepër nderim+ dhe kështu, pjesët tona të pahijshme, kanë shumë më tepër hijeshi, 24  kurse pjesët tona të hijshme s’kanë nevojë për asgjë. Sidoqoftë, Perëndia e formoi trupin, duke i dhënë shumë më tepër nderim asaj pjese që kishte nevojë për nderim, 25  në mënyrë që në trup të mos ketë ndarje, por që gjymtyrët e tij të kenë të njëjtin kujdes për njëra-tjetrën.+ 26  Sikur të vuajë një gjymtyrë, gjithë gjymtyrët e tjera vuajnë+ bashkë me të, dhe sikur të marrë lavdi+ një gjymtyrë, gjithë gjymtyrët e tjera gëzojnë bashkë me të.+ 27  Ju jeni trupi i Krishtit dhe gjymtyrë më vete.+ 28  Perëndia ka vendosur gjymtyrë të ndryshme në kongregacion:+ së pari apostuj,+ së dyti profetë,+ së treti mësues.+ Pastaj vepra të fuqishme,+ pastaj dhuratën e shërimit,+ pastaj shërbime të dobishme,+ aftësi për të drejtuar+ dhe gjuhë të ndryshme.+ 29  Mos janë të gjithë apostuj? Mos janë të gjithë profetë? Mos janë të gjithë mësues? Mos kryejnë të gjithë vepra të fuqishme? 30  Mos e kanë të gjithë dhuratën e shërimit? Mos flasin të gjithë në gjuhë të huaja?+ Mos janë të gjithë përkthyes?+ 31  Por vazhdoni të kërkoni me zell dhuratat më të mëdha.+ E megjithatë, unë po ju tregoj një udhë që i tejkalon të tjerat.+

Shënimet