1 Korintasve 16:1-24

16  Sa për mbledhjen e parave+ për të shenjtët,+ bëni edhe ju ashtu siç urdhërova kongregacionet e Galatisë.+  Ditën e parë të çdo jave, secili nga ju të vërë diçka mënjanë në shtëpinë e vet, sipas mbarësisë që ka, që të mos i mblidhni paratë kur të vij unë.  Por kur të vij, ata burra që ju do të miratoni me anë të letrave,+ unë do t’i nis që ta çojnë dhuratën tuaj dashamirëse në Jerusalem.  Sidoqoftë, nëse është e udhës që të shkoj edhe unë atje, ata do të vijnë me mua.  Por do të vij te ju, pasi të kem kaluar nëpër Maqedoni, sepse po kaloj nëpër Maqedoni.*+  Kështu, mbase do të rri ose madje do të kaloj edhe dimrin me ju, që të më përcillni+ një copë udhë atje ku do të shkoj.  Në të vërtetë, nuk dua t’ju shoh vetëm tani kalimthi, sepse shpresoj të rri ca kohë me ju,+ nëse Jehovai+ e lejon.+  Por do të qëndroj në Efes+ deri në festën e Ditës së Pesëdhjetë;  sepse më është hapur një derë e gjerë që çon në aktivitet,+ por ka shumë kundërshtarë. 10  Megjithatë, nëse vjen Timoteu,+ kujdesuni që të rrijë mes jush pa frikë, sepse ai po kryen veprën e Jehovait,+ ashtu si unë. 11  Prandaj, askush të mos e përçmojë.+ Përcilleni një copë rrugë në paqe, që të vijë këtu tek unë, sepse po e pres bashkë me vëllezërit. 12  Në lidhje me vëllanë tonë, Apolin,+ iu përgjërova shumë që të vinte te ju bashkë me vëllezërit, mirëpo ai s’kishte aspak dëshirë të vinte tani, por do të vijë kur të ketë rast. 13  Rrini zgjuar,+ qëndroni të patundur në besim,+ silluni si burrat,+ bëhuni të fuqishëm.+ 14  Bëjini të gjitha punët tuaja me dashuri.+ 15  Tani, o vëllezër, meqë ju e dini se ata të shtëpisë së Stefanait janë fryti i parë+ i Akaisë dhe se e vunë veten e tyre në shërbim të të shenjtëve,+ po ju nxit që 16  edhe ju të vazhdoni t’u nënshtroheni këtyre lloj njerëzve dhe çdokujt që bashkëpunon dhe mundohet.+ 17  Por unë gëzohem për praninë e Stefanait,+ Fortunatit dhe Akaikut, sepse e kanë plotësuar mungesën tuaj këtu. 18  Ata kanë freskuar frymën time+ dhe tuajën. Prandaj, vlerësojini këta lloj njerëzish.+ 19  Kongregacionet e Azisë ju dërgojnë të fala.+ Akuila dhe Priska, bashkë me kongregacionin që mblidhet në shtëpinë e tyre,+ ju përshëndetin nga zemra në Zotërinë. 20  Të gjithë vëllezërit ju dërgojnë të fala. Përshëndetni njëri-tjetrin me një puthje të shenjtë.+ 21  Ja, edhe përshëndetja ime, e Pavlit, me dorën time.+ 22  Nëse dikush nuk e ka për zemër Zotërinë, le të jetë i mallkuar!+ Eja, o Zotëria ynë!+ 23  Dashamirësia e pamerituar e Zotërisë Jezu qoftë me ju! 24  Dashuria ime qoftë me ju të gjithë në unitet me Krishtin Jezu!

Shënimet

Shih shënimin te Ve 16:9.