1 Korintasve 3:1-23

3  Kështu, vëllezër, nuk munda t’ju flisja si njerëzve frymorë,+ por si njerëzve mishorë, si fëmijëve+ në Krishtin.  Ju ushqeva me qumësht, jo me ushqim të fortë,+ sepse ende nuk ishit mjaft të fortë. Në të vërtetë, as tani nuk jeni mjaft të fortë,+  sepse ende jeni sipas mishit.+ Përderisa mes jush ka xhelozi dhe konflikte,+ a nuk jeni sipas mishit dhe a nuk po ecni, siç ecin njerëzit?+  Kur njëri thotë: «Unë i përkas Pavlit», dhe tjetri: «Unë Apolit»,+ a nuk jeni thjesht si gjithë njerëzit e tjerë?  Çfarë është Apoli?+ Po, çfarë është Pavli? Shërbëtorë+ nëpërmjet të cilëve ju u bëtë besimtarë, ashtu sikurse Zotëria i dha gjithsecilit.  Unë mbolla,+ Apoli ujiti,+ por Perëndia vazhdon ta rritë,+  prandaj as ai që mbjell s’është gjë,+ as ai që ujit, por Perëndia që e rrit.+  Ai që mbjell dhe ai që ujit janë një,+ por secili do të marrë shpërblimin e vet sipas mundit.+  Sepse ne jemi bashkëpunëtorë të Perëndisë.+ Ju jeni ara+ e Perëndisë, ndërtesa+ e Perëndisë. 10  Sipas dashamirësisë së pamerituar+ të Perëndisë që m’u dha, si një kryepunëtor i mençur, unë hodha një themel,+ ndërsa dikush tjetër po ndërton mbi të. Por secili le të vazhdojë të shikojë se si po ndërton mbi të.+ 11  Sepse askush nuk mund të hedhë ndonjë themel tjetër,+ përveç atij që është hedhur, Jezu Krishtit.+ 12  Nëse dikush ndërton mbi këtë themel me ar, argjend, gurë të çmuar, apo me materiale druri, sanë, kashtë, 13  vepra e gjithsecilit do të duket qartë, pasi dita do ta tregojë qartë, sepse do të zbulohet me anë të zjarrit.+ Në të vërtetë, zjarri do të provojë se ç’lloj vepre është vepra e secilit. 14  Nëse vepra që dikush ka ndërtuar mbi të, qëndron,+ ai do të marrë shpërblimin.+ 15  Mirëpo, nëse vepra e dikujt digjet, ai do të pësojë humbje, kurse vetë do të shpëtojë,+ por do të shpëtojë si nëpërmjet zjarrit.+ 16  A nuk e dini se ju jeni tempulli i Perëndisë+ dhe se fryma e Perëndisë banon te ju?+ 17  Nëse dikush shkatërron tempullin e Perëndisë, Perëndia do ta shkatërrojë atë,+ sepse tempulli i Perëndisë,+ që jeni ju,+ është i shenjtë.+ 18  Askush të mos mashtrojë veten: nëse ndonjë nga ju mendon se është i mençur+ në këtë botë,* le të bëhet i marrë, që të bëhet i mençur.+ 19  Mençuria e kësaj bote është marrëzi në sytë e Perëndisë,+ sepse është shkruar: «Ai i zë të mençurit në dinakërinë e tyre.»+ 20  Përsëri: «Jehovai e di që arsyetimet e njerëzve të mençur janë të kota.»+ 21  Prandaj, askush të mos mburret në lidhje me njerëzit, sepse gjithçka ju përket juve,+ 22  qoftë Pavli, Apoli,+ Kefa, bota, jeta, vdekja, gjërat që janë tani ose gjërat që do të vijnë,+ gjithçka ju përket juve. 23  Kurse ju i përkitni Krishtit,+ dhe Krishti i përket Perëndisë.+

Shënimet

Ose «sistem; rend». Greqisht: aiónos.