1 Korintasve 5:1-13

5  Dëgjohen fjalë se mes jush ka kurvëri,+ madje një kurvëri të tillë që nuk ka as mes kombeve, aq sa një burrë shkon me gruan e të atit.+  Kurse ju krekoseni?!+ Përkundrazi, a nuk duhej të vajtonit+ dhe ta hiqnit nga mesi juaj+ njeriun që kreu këtë veprim?  Edhe pse nuk jam atje me trup, por i pranishëm në frymë, unë sigurisht që tashmë e kam gjykuar+ njeriun që ka vepruar në një mënyrë të tillë, sikur të isha i pranishëm,  që në emër të Zotërisë tonë Jezu, kur të mblidheni së bashku, dhe fryma ime bashkë me ju, nëpërmjet fuqisë së Zotërisë tonë Jezu,+  t’ia dorëzoni një njeri të tillë Satanait,+ që të shkatërrohet mishi, por që fryma+ të shpëtojë ditën e Zotërisë.+  Shkaku që keni për t’u mburrur,+ nuk është i shkëlqyer. A nuk e dini që pak maja e bën të vijë+ gjithë brumin?+  Hiqni majanë e vjetër, që të jeni brumë i ri,+ meqë ju s’duhet të keni fare tharm. Sepse në të vërtetë, Krishti,+ pashka jonë,+ është flijuar.+  Prandaj, të mos e kremtojmë festën+ me maja të vjetër,+ as me majanë+ e së keqes e të ligësisë,+ por me kuleç të ndormë të çiltërsisë dhe të së vërtetës.+  Në letrën time ju shkrova që të mos përziheni më në shoqëri me kurvarë. 10  Me këtë nuk dua të them që të mos përziheni fare me kurvarët+ e kësaj bote+ ose me lakmitarët, zhvatësit ose idhujtarët, ndryshe do t’ju duhej faktikisht të dilnit nga bota.+ 11  Por tani po ju shkruaj që të mos përziheni më në shoqëri+ me këdo që quhet vëlla, por që është kurvar, lakmitar,+ idhujtar, sharës, pijanec+ ose zhvatës, madje as të mos hani me një njeri të tillë. 12  Sepse, ç’punë kam unë të gjykoj ata që janë jashtë?+ A nuk i gjykoni ju ata që janë brenda,+ 13  kurse Perëndia gjykon ata që janë jashtë?+ «Hiqeni të ligun nga mesi juaj.»+

Shënimet