1 Korintasve 6:1-20
6 A guxon dikush nga ju, kur ka ndonjë çështje+ kundër një tjetri, të shkojë në gjyq përpara njerëzve të padrejtë+ dhe jo përpara të shenjtëve?+
2 Apo nuk e dini se të shenjtët do të gjykojnë+ botën?+ Nëse bota do të gjykohet nga ju, a nuk jeni të zotët të gjykoni çështje fare të papërfillshme?+
3 A nuk e dini se ne do të gjykojmë engjëj?+ Përse atëherë të mos gjykojmë edhe çështje të kësaj jete?
4 Nëse keni për të gjykuar çështje të kësaj jete,+ a vini si gjykatës njerëz që kongregacioni i sheh me mospëlqim?+
5 Po ju flas që të turpëroheni.+ Vërtet nuk paskeni mes jush asnjë njeri të mençur,+ që të jetë në gjendje të gjykojë mes vëllezërve të vet,
6 por vëllai hedh në gjyq vëllanë, madje përpara jobesimtarëve?+
7 Vërtet, për ju është një disfatë e plotë që jeni në gjyq+ me njëri-tjetrin. Përse nuk lejoni më mirë që t’ju bëhet një padrejtësi?+ Përse nuk lejoni më mirë që t’ju hanë hakun?+
8 Përkundrazi, ju bëni padrejtësi dhe hani hakun, madje këto ua bëni vëllezërve tuaj.+
9 Çfarë?! A nuk e dini se të padrejtët nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë?+ Mos u mashtroni! As kurvarë,+ as idhujtarë,+ as kurorëshkelës,+ as burra që mbahen për qëllime të panatyrshme seksuale,+ as burra që shkojnë me burra,+
10 as hajdutë, as lakmitarë,+ as pijanecë,+ as sharës, as zhvatës nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.+
11 Megjithatë, të tillë ishit disa nga ju.+ Mirëpo jeni larë,+ jeni shenjtëruar,+ jeni shpallur të drejtë+ në emër të Zotërisë tonë Jezu Krisht+ dhe me frymën e Perëndisë tonë.+
12 Gjithçka është e ligjshme për mua, por jo gjithçka është dobiprurëse.+ Gjithçka është e ligjshme+ për mua, por nuk do të lejoj asgjë që të më vërë nën pushtetin e saj.+
13 Ushqimet janë për barkun e barku për ushqimet,+ por Perëndia do t’i asgjësojë edhe këto, edhe atë.+ Trupi nuk është për kurvëri, por për Zotërinë,+ dhe Zotëria është për trupin.+
14 Perëndia e ngriti Zotërinë+ dhe do të na ngrejë edhe ne nga vdekja,+ me anë të fuqisë së tij.+
15 A nuk e dini se trupat tuaj janë gjymtyrë+ të Krishtit?+ A do t’i marr unë gjymtyrët e Krishtit e t’i bëj gjymtyrë të një prostitute?+ Kurrë mos qoftë!
16 Çfarë?! A nuk e dini se ai që bashkohet me një prostitutë bëhet një trup i vetëm me të? Sepse: «Të dy,—thotë ai,—do të jenë një mish i vetëm.»+
17 Por ai që bashkohet me Zotërinë bëhet një frymë+ e vetme+ me të.
18 Ikni nga kurvëria!+ Çdo mëkat tjetër që njeriu mund të kryejë, është jashtë trupit të tij, por ai që praktikon kurvërinë, mëkaton kundër trupit të vet.+
19 Çfarë?! A nuk e dini që trupi juaj është tempulli+ i frymës së shenjtë brenda jush,+ të cilën e keni nga Perëndia? Gjithashtu, ju nuk i përkitni vetes,+
20 sepse u bletë me një çmim.+ Jepini, medoemos, lavdi Perëndisë+ në trupin tuaj.+