1 Pjetrit 3:1-22

3  Në mënyrë të ngjashme,+ ju gra, jini të nënshtruara+ ndaj burrave tuaj, që, nëse disa nuk i binden+ fjalës, t’i fitoni+ pa fjalë, nëpërmjet sjelljes suaj,+  pasi të kenë parë me sytë e tyre sjelljen tuaj të dëlirë+ bashkë me respekt të thellë.  Stolisja juaj të mos jetë e jashtme, domethënë gërshetimi i flokëve,+ vënia e stolive prej ari+ ose veshjet e sipërme,  por le të jetë njeriu i fshehtë+ i zemrës me veshjen e paprishshme+ të frymës së qetë e të butë,+ e cila ka vlerë të madhe në sytë e Perëndisë.  Sepse më parë, edhe gratë e shenjta që shpresonin te Perëndia stoliseshin kështu dhe u nënshtroheshin burrave të tyre,  ashtu si Sara i bindej Abrahamit dhe e quante «zotëri».+ Ju jeni bija të saj, po të vazhdoni të bëni të mirën, dhe nuk do të keni asnjë shkak për tmerr.+  Ju burra, vazhdoni të banoni në mënyrë të ngjashme+ me to sipas njohurisë,+ duke i nderuar gratë+ si një enë më të dobët, përderisa edhe ju jeni trashëgimtarë+ me to të hirit të pamerituar të jetës, që të mos pengohen lutjet tuaja.+  Së fundi, jini të gjithë të një mendjeje,+ tregoni ndjenja të përbashkëta, kini përzemërsi vëllazërore, jini zemërdhembshur,+ me mendje të përulur,+  mos e ktheni të keqen me të keqe+ dhe sharjen me të sharë,+ por jepni një bekim,+ sepse ju u thirrët në këtë udhë, që të trashëgoni një bekim. 10  Prandaj, «ai që e do jetën dhe dëshiron të shohë ditë të bardha,+ t’i vërë fre gjuhës+ për të mos folur keq, dhe buzëve, për të mos mashtruar,+ 11  por të largohet nga e keqja+ dhe të bëjë të mirën, të kërkojë paqen dhe ta ndjekë.+ 12  Sepse sytë+ e Jehovait janë mbi të drejtët dhe veshët e tij te përgjërimi i tyre,+ por fytyra e Jehovait është kundër atyre që bëjnë të këqija».+ 13  Vërtet, kush do t’ju bëjë keq, nëse jeni të zellshëm për atë që është e mirë?!+ 14  Por, edhe sikur të vuani për hir të drejtësisë, lum ju!+ Megjithatë, asaj që ata i frikësohen, ju mos iu frikësoni+ dhe as mos u turbulloni.+ 15  Por shenjtëroni Krishtin si Zotëri në zemrat tuaja,+ gjithnjë gati për t’u mbrojtur+ para kujtdo që ju kërkon arsye për shpresën tuaj, por bëjeni këtë me frymë butësie+ dhe me respekt të thellë. 16  Mbani një ndërgjegje të mirë,+ që, pikërisht për gjërat që thonë kundër jush, t’u vijë turp+ atyre që flasin me përçmim për sjelljen tuaj të mirë si të krishterë.+ 17  Sepse është më mirë të vuani ngaqë bëni të mirën,+ nëse kështu e do vullneti i Perëndisë, sesa ngaqë bëni të ligën.+ 18  Edhe Krishti vdiq një herë e përgjithmonë për sa u përket mëkateve,+ një i drejtë për të padrejtët,+ që ai t’ju çojë te Perëndia,+ duke u vrarë në mish,+ por duke u ngjallur në frymë.+ 19  Në këtë gjendje ai shkoi dhe u predikoi frymërave në burg,+ 20  që dikur kishin qenë të pabindura,+ kur Perëndia priste me durim+ në ditët e Noesë, ndërsa ndërtohej arka,+ në të cilën pak njerëz, domethënë tetë shpirt, shpëtuan nëpërmjet ujit.+ 21  Ajo që përkon me këtë, tani po ju shpëton edhe ju,+ domethënë pagëzimi (jo heqja e fëlliqësisë së mishit, por kërkesa drejtuar Perëndisë për një ndërgjegje të mirë),+ nëpërmjet ringjalljes së Jezu Krishtit.+ 22  Ai shkoi në qiell dhe është në të djathtën e Perëndisë,+ dhe engjëjt,+ autoritetet dhe fuqitë iu nënshtruan atij.+

Shënimet