1 Pjetrit 4:1-19

4  Prandaj, përderisa Krishti vuajti në mish,+ edhe ju armatosuni me të njëjtën prirje mendore,+ sepse ai që ka vuajtur në mish, ka hequr dorë nga mëkatet,+  që, kohën që i mbetet në mish,+ të mos ta jetojë më për dëshirat e njerëzve, por për vullnetin e Perëndisë.+  Sepse ju mjafton koha+ që kaluat duke kryer vullnetin e botës,+ kur rendnit në vepra të sjelljes së shthurur,+ në epshe, teprime në verë,+ ahengje të shfrenuara, gara në të pirë dhe idhujtari të kundërligjshme.+  Meqë nuk vazhdoni të vraponi me ta në këtë udhë, drejt të njëjtit batak shfrenimi,+ atyre u vjen çudi dhe vazhdojnë t’ju shajnë.+  Por këta njerëz do t’i japin llogari atij+ që është gati për të gjykuar të gjallët dhe të vdekurit.+  Për këtë qëllim lajmi i mirë iu shpall edhe të vdekurve,+ që të gjykohen në mish nga këndvështrimi i njerëzve,+ por të jetojnë në frymë+ nga këndvështrimi i Perëndisë.  Por fundi i të gjitha gjërave është afruar.+ Prandaj, jini me mendje të shëndoshë+ dhe jini vigjilentë në lidhje me lutjet.+  Mbi të gjitha, kini dashuri të zjarrtë për njëri-tjetrin,+ sepse dashuria mbulon një shumicë mëkatesh.+  Jini mikpritës me njëri-tjetrin, pa u qarë.+ 10  Secili nga ju ta përdorë dhuratën e vet në atë masë që ka marrë, që t’i bëni shërbim njëri-tjetrit si kujdestarë të shkëlqyer të dashamirësisë së pamerituar të Perëndisë, të shprehur në mënyra të ndryshme.+ 11  Nëse dikush flet, le të flasë si të ishin thënie të shenjta+ të Perëndisë; nëse dikush shërben,+ le të shërbejë si të varet nga forca që jep Perëndia,+ që për çdo gjë t’i jepet lavdi Perëndisë+ nëpërmjet Jezu Krishtit. Lavdia+ dhe fuqia janë të tijat në jetë të jetëve! Amin! 12  Të dashur, të mos ju vijë çudi për zjarrin që djeg mes jush si sprovë,+ thua se po ju ngjet një gjë e çuditshme. 13  Përkundrazi, vazhdoni të gëzoni+ meqë jeni pjesëmarrës në vuajtjet e Krishtit,+ që të gëzoni e të ngazëlloheni edhe gjatë zbulesës+ së lavdisë së tij. 14  Nëse po ju poshtërojnë për emrin e Krishtit,+ lum ju,+ sepse fryma e lavdisë, madje fryma e Perëndisë, po prehet mbi ju.+ 15  Megjithatë, askush nga ju të mos vuajë+ si vrasës, a hajdut, a keqbërës, a si dikush që fut hundët+ në punët e të tjerëve. 16  Por, nëse vuan+ si i krishterë, le të mos e ketë për turp,+ por të vazhdojë t’i japë lavdi Perëndisë, duke mbajtur këtë emër. 17  Sepse është koha e caktuar që gjykimi të fillojë me shtëpinë e Perëndisë.+ Dhe, nëse fillon së pari me ne,+ ç’fund do të kenë ata që nuk i binden lajmit të mirë të Perëndisë?+ 18  «Dhe, nëse i drejti shpëton me vështirësi,+ ku do të duket i paperëndishmi dhe mëkatari?»+ 19  Kështu, ata që vuajnë në harmoni me vullnetin e Perëndisë, ndërsa bëjnë të mirën, le të vazhdojnë t’ia besojnë shpirtrat e tyre një Krijuesi të besueshëm.+

Shënimet