1 Selanikasve 3:1-13
3 Prandaj, duke mos duruar më, e pamë të udhës të rrinim vetëm në Athinë.+
2 Kështu dërguam Timoteun,+ vëllanë tonë dhe shërbëtorin e Perëndisë për lajmin e mirë+ lidhur me Krishtin, që t’ju bëjë të patundur dhe t’ju ngushëllojë për t’ju forcuar besimin,
3 që askush të mos lëkundet nga këto shtrëngime.+ Sepse, ju vetë e dini se jemi caktuar pikërisht për këtë gjë.+
4 Ndaj, që më përpara,+ kur ishim me ju, ju thoshim se do të vuanim patjetër shtrëngime,+ ashtu siç na ka ndodhur dhe siç ju e dini.+
5 Për këtë arsye, kur s’durova dot më, e dërgova të merrte vesh për besnikërinë tuaj,+ se mos Tunduesi+ ju kishte tunduar në ndonjë mënyrë, dhe mundi ynë kishte shkuar kot.+
6 Por Timoteu sapo erdhi+ dhe na solli lajme të mira për besnikërinë e dashurinë tuaj,+ dhe se ju vazhdoni të na kujtoni gjithmonë për mirë e keni mall të na shihni, ashtu si edhe ne dëshirojmë t’ju shohim.+
7 Ja përse, vëllezër, mes shtrëngimeve dhe nevojave tona, u ngushëlluam+ falë jush, nga besnikëria që tregoni,+
8 sepse tani ne rijetojmë, ngaqë ju qëndroni të patundur në Zotërinë.+
9 E pra, si mund ta falënderojmë Perëndinë për ju, në këmbim të gjithë gëzimit+ që ndiejmë para Perëndisë tonë falë jush,
10 ndërsa bëjmë natë e ditë përgjërime të zjarrta+ për të parë fytyrat tuaja dhe për të plotësuar ato që i mungojnë besimit tuaj?+
11 Tani Perëndia ynë, Ati, dhe Zotëria ynë Jezu,+ na e bëfshin të mbarë udhën për te ju!
12 Për më tepër, Zotëria jua shtoftë+ e jua bëftë të bollshme dashurinë+ ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj të gjithëve, ashtu si edhe neve ndaj jush;
13 me qëllim që ai t’i bëjë të patundura zemrat tuaja e të pafajshme+ në shenjtëri para Perëndisë, Atit tonë, në praninë+ e Zotërisë tonë Jezu bashkë me gjithë të shenjtët e tij.+