1 Selanikasve 5:1-28

5  Tani, sa për kohët dhe stinët,+ vëllezër, nuk keni nevojë t’ju shkruaj asgjë.  Sepse ju e dini fort mirë se dita e Jehovait+ vjen tamam si një hajdut natën.+  Kur të thonë:+ «Paqe+ dhe siguri!», atëherë një shkatërrim+ i beftë do të bjerë në çast mbi ta, ashtu si dhembjet e lindjes zënë një grua shtatzënë,+ dhe kurrsesi nuk do të shpëtojnë.+  Por ju, vëllezër, nuk jeni në errësirë,+ që ajo ditë t’ju zërë si hajdutët,+  sepse ju jeni të gjithë bij të dritës+ dhe bij të ditës.+ Ne nuk i përkasim as natës, as errësirës.+  Prandaj, le të mos flemë+ si të tjerët,+ por të rrimë zgjuar+ dhe të ruajmë gjykimin.+  Sepse ata që flenë,+ flenë natën,+ dhe ata që dehen, dehen zakonisht natën.  Por ne që i përkasim ditës, le të ruajmë gjykimin dhe të mbajmë veshur parzmoren+ e besimit+ e të dashurisë, dhe si përkrenare+ shpresën e shpëtimit,+  sepse Perëndia nuk na zgjodhi të provonim zemërimin+ e tij, por që të fitonim shpëtimin+ nëpërmjet Zotërisë tonë Jezu Krisht.+ 10  Ai vdiq për ne,+ që, edhe nëse rrimë zgjuar, edhe nëse jemi në gjumë, të jetojmë bashkë me të.+ 11  Prandaj, vazhdoni të ngushëlloni njëri-tjetrin dhe të ndërtoni njëri-tjetrin,+ siç edhe po bëni.+ 12  Tani, po ju lutemi, o vëllezër, të keni vlerësim për ata që po punojnë pa u lodhur mes jush, që ju drejtojnë+ në veprën e Zotërisë dhe ju këshillojnë. 13  Vlerësojini së tepërmi me dashuri, për shkak të punës së tyre.+ Jini paqësorë me njëri-tjetrin.+ 14  Nga ana tjetër, vëllezër, ju nxitim të këshilloni të çrregulltit,+ t’u flitni në mënyrë ngushëlluese shpirtrave të dëshpëruar,+ të mbështetni të dobëtit dhe të jeni shpirtgjerë+ me të gjithë. 15  Kini kujdes që asnjë nga ju të mos ia kthejë kurrkujt të keqen me të keqe,+ por ndiqni gjithmonë atë që është e mirë ndaj njëri-tjetrit dhe gjithë të tjerëve.+ 16  Gëzoni gjithmonë.+ 17  Lutuni pa pushim.+ 18  Falënderoni për çdo gjë.+ Sepse, ky është vullneti i Perëndisë për ju në unitet me Krishtin Jezu. 19  Mos e shuani zjarrin e frymës.+ 20  Mos i trajtoni me përçmim profecitë.+ 21  Sigurohuni për të gjitha gjërat,+ mbani fort atë që është e shkëlqyer.+ 22  Rrini larg nga çdo formë ligësie.+ 23  Perëndia i paqes+ ju shenjtëroftë plotësisht!+ Fryma, shpirti dhe trupi juaj, vëllezër, mbetshin të përkryer e të paqortueshëm në çdo aspekt, në praninë e Zotërisë tonë Jezu Krisht!+ 24  Ai që po ju thërret është i besueshëm, ndaj dhe do ta bëjë këtë. 25  Vëllezër, vazhdoni të luteni për ne.+ 26  Përshëndetini të gjithë vëllezërit me një puthje të shenjtë.+ 27  Po ju ngarkoj përpara Zotërisë, që kjo letër t’u lexohet të gjithë vëllezërve.+ 28  Dashamirësia e pamerituar+ e Zotërisë tonë Jezu Krisht qoftë me ju!

Shënimet