1 Timoteut 3:1-16
3 E besueshme është kjo shpallje.+ Kush synon detyrën e mbikëqyrësit,+ dëshiron një punë të shkëlqyer.
2 Prandaj, mbikëqyrësi duhet të jetë i paqortueshëm,+ burrë i një gruaje të vetme, i përkorë+ në zakone, me mendje të shëndoshë,+ i rregullt,+ mikpritës,+ i kualifikuar për të mësuar,+
3 jo shamataxhi pijanec,+ jo njeri që godet,+ por i arsyeshëm,+ jo me qëndrim luftarak,+ jo i dashuruar pas parave,+
4 të jetë njeri që e drejton shkëlqyeshëm shtëpinë e vet,+ t’i ketë fëmijët të nënshtruar me plot seriozitet,+
5 (në të vërtetë, nëse një njeri nuk di të drejtojë shtëpinë e vet, si do të kujdeset për kongregacionin e Perëndisë?!)
6 jo i sapokthyer në besim,+ se mos krekoset+ dhe bie në gjykimin e dhënë për Djallin.+
7 Veç këtyre, ai duhet të ketë edhe një dëshmi të shkëlqyer nga njerëzit që janë jashtë,+ që të mos shahet e të mos bjerë në lakun+ e Djallit.
8 Edhe shërbëtorët ndihmës+ duhet të jenë seriozë, jo me dy fytyra në fjalë, të mos jepen pas verës së shumtë, jo lakmitarë për fitim të pandershëm,+
9 që e mbajnë sekretin e shenjtë+ të besimit me një ndërgjegje të pastër.+
10 Këta le të provohen+ më parë nëse janë të aftë, pastaj le të shërbejnë si shërbëtorë, meqë janë të lirë nga akuza.+
11 Edhe gratë duhet të jenë serioze, jo shpifëse,+ të përkora+ në zakone, të besueshme në gjithçka.+
12 Shërbëtorët ndihmës të jenë burra të një gruaje të vetme+ dhe t’i drejtojnë shkëlqyeshëm fëmijët e shtëpitë e tyre.+
13 Sepse burrat që shërbejnë në mënyrë të shkëlqyer, fitojnë një qëndrim të mirë+ dhe lirshmëri të madhe në të folur,+ në lidhje me besimin në Krishtin Jezu.
14 Po t’i shkruaj këto gjëra, megjithëse shpresoj të vij së shpejti te ti,+
15 por në rast se vonohem, të dish se si duhet të sillesh në shtëpinë e Perëndisë,+ që është kongregacioni i Perëndisë së gjallë, shtylla dhe mbështetja+ e së vërtetës.
16 Në të vërtetë, sekreti i shenjtë+ i këtij përkushtimi hyjnor është pa dyshim i madh: ‘Ai u shfaq në mish,+ u shpall i drejtë në frymë,+ iu paraqit engjëjve,+ u predikua ndër kombe,+ u besua në botë,+ u mor lart në lavdi.’+