2 Korintasve 2:1-17
2 Në të vërtetë, kam vendosur që kur të vij herën tjetër te ju, të mos vij me trishtim.+
2 Sepse, nëse ju trishtoj,+ kush do të më gëzojë, përveç atij që është trishtuar nga unë?
3 Prandaj, ato që ju shkrova, i shkrova që kur të vij, të mos trishtohem+ për shkak të atyre, për të cilët duhet të gëzohem,+ meqë kam besim+ te të gjithë ju, se gëzimi im është i të gjithë juve.
4 Sepse ju shkrova me shumë lot,+ nga shtrëngimi dhe ankthi i madh i zemrës, jo që të trishtoheni,+ por që ta dini se sa shumë ju dua.
5 Nëse dikush ka shkaktuar trishtim,+ nuk më ka trishtuar mua, por deri në njëfarë mase të gjithë ju. Megjithatë, nuk dua të jem shumë i ashpër me këtë që po them.
6 Për atë njeri mjafton qortimi+ që i dha shumica.
7 Përkundrazi, tani duhet ta falni me dashamirësi+ e ta ngushëlloni, që ai të mos përpihet në ndonjë mënyrë nga trishtimi i tepërt.+
8 Prandaj, ju nxit ta siguroni për dashurinë tuaj.+
9 Sepse, edhe për këtë ju shkrova, që të marr vesh nëse jeni të bindur në gjithçka.+
10 Çdo gabim që i falni me dashamirësi dikujt, ia fal edhe unë.+ Në të vërtetë, çdo gabim që unë e kam falur me dashamirësi, nëse kam falur me dashamirësi ndonjë gjë, e kam bërë për hirin tuaj, dhe Krishti është dëshmitar për mua,
11 që të mos na e hedhë Satanai,+ sepse nuk jemi në padije të intrigave të tij.+
12 Kur mbërrita në Troadë+ për të shpallur lajmin e mirë për Krishtin, dhe m’u hap një derë në shërbimin e Zotërisë,+
13 nuk pata lehtësim në frymë, ngaqë nuk gjeta Titin,+ vëllanë tim. Prandaj, i përshëndeta vëllezërit atje dhe u nisa për në Maqedoni.+
14 Por falënderojmë Perëndinë që na prin+ gjithnjë në një marshim ngadhënjimtar bashkë+ me Krishtin dhe nëpërmjet nesh e bën aromën e njohurisë së tij të ndihet në çdo vend!+
15 Sepse ne jemi për Perëndinë një aromë e këndshme+ e lajmit për Krishtin, e cila u shkon atyre që po shpëtojnë dhe atyre që po marrin fund.+
16 Për këta të fundit është një aromë që del nga vdekja për në vdekje,+ kurse për të parët është një aromë që del nga jeta për në jetë. Kush është i kualifikuar aq sa duhet për këtë shërbim?+
17 Ne, sepse nuk jemi shitës ambulantë të fjalës së Perëndisë,+ siç janë shumë njerëz,+ por flasim me çiltërsi, si të dërguar nga Perëndia, nën shikimin e Perëndisë, bashkë me Krishtin.+