2 Korintasve 6:1-18

6  Duke punuar bashkë me të,+ ne ju përgjërohemi që të mos e pranoni dashamirësinë e pamerituar të Perëndisë, pa e përmbushur qëllimin e saj.+  Sepse ai thotë: «Të dëgjova në një kohë të pranueshme dhe të ndihmova në një ditë shpëtimi.»+ Ja, tani është koha veçanërisht e pranueshme!+ Ja, tani është dita e shpëtimit!+  Në asnjë mënyrë nuk po japim asnjë shkak për pengesë,+ që në shërbimin tonë të mos gjendet e metë.+  Por në çdo mënyrë e rekomandojmë+ veten si shërbëtorë të Perëndisë, përmes qëndrueshmërisë në shumë gjëra: përmes shtrëngimeve, përmes rasteve në nevojë, përmes vështirësive,+  përmes rrahjeve, përmes burgjeve,+ përmes trazirave, përmes mundimeve, përmes netëve pa gjumë, përmes rasteve pa ushqim,+  përmes pastërtisë, përmes njohurisë, përmes shpirtgjerësisë,+ përmes mirëdashjes,+ përmes frymës së shenjtë, përmes dashurisë pa hipokrizi,+  përmes fjalëve të vërteta, përmes fuqisë së Perëndisë,+ nëpërmjet armëve+ të drejtësisë në të djathtë e në të majtë,  nëpërmjet lavdisë dhe çnderimit, nëpërmjet një emri të keq e një emri të mirë, si mashtrues+ e megjithatë që themi të vërtetën,  si të panjohur e megjithatë të njohur mirë,+ si duke vdekur e megjithatë, ja, jetojmë,+ si të disiplinuar+ e megjithatë jo të lënë në dorë të vdekjes,+ 10  si të pikëlluar, por gjithnjë duke gëzuar, si të varfër, por duke bërë të pasur shumë të tjerë, sikur nuk kemi asgjë e megjithatë duke zotëruar gjithçka.+ 11  Goja jonë është hapur për ju, o korintas, dhe zemra jonë+ është zgjeruar. 12  Ju nuk jeni ngushtë brenda nesh,+ por jeni ngushtë në përzemërsinë tuaj të butë.+ 13  Prandaj, në këmbim, po ju flas si fëmijëve,+ zgjerohuni edhe ju. 14  Mos u futni nën të njëjtën zgjedhë me jobesimtarët.+ Sepse ç’lidhje ka drejtësia me paligjshmërinë?+ Apo ç’pjesë ka drita me errësirën?+ 15  Ç’harmoni ka mes Krishtit dhe Belialit?+ Apo ç’pjesë+ ka një besimtar me një jobesimtar? 16  Ç’marrëveshje ka tempulli i Perëndisë me idhujt?+ Sepse ne jemi tempulli+ i Perëndisë së gjallë, ashtu si tha Perëndia: «Do të banoj mes tyre+ dhe do të eci mes tyre. Unë do të jem Perëndia i tyre, dhe ata do të jenë populli im.»+ 17  «Prandaj, dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni,—thotë Jehovai,—dhe mjaft e prekët gjënë e papastër»,+ «dhe unë do t’ju pranoj».+ 18  «Unë do të jem për ju një atë+ dhe ju do të jeni për mua bij e bija,+—thotë Jehovai, i Plotfuqishmi.»+

Shënimet