2 Korintasve 7:1-16

7  Prandaj, o të dashur, meqë kemi këto premtime,+ le të pastrohemi+ nga çdo ndotje e mishit dhe e frymës,+ dhe ta përsosim shenjtërinë në frikën e Perëndisë.+  Bëni vend në zemrat tuaja për ne.+ Nuk i kemi bërë padrejtësi askujt, nuk korruptuam askënd dhe nuk kemi përfituar nga askush.+  Këtë nuk po e them për t’ju dënuar. Sepse më parë thashë se ju jeni në zemrat tona, edhe nëse vdesim, edhe nëse jetojmë.+  Mund t’ju flas me shumë lirshmëri. Kam shumë me se të mburrem për ju.+ Jam i mbushur me ngushëllim,+ po më vërshon gëzimi në të gjitha mundimet tona.+  Kur mbërritëm në Maqedoni,+ trupi ynë nuk gjeti lehtësim,+ por ishim të munduar+ në çdo mënyrë: jashtë zënie, brenda frikë.  Megjithatë, Perëndia që ngushëllon+ të përvuajturit, na ngushëlloi me praninë e Titit.  Dhe jo vetëm me praninë e tij, por edhe me ngushëllimin që i sollët ju, sepse na tregoi+ për dëshirën tuaj të zjarrtë, për vajtimin tuaj, për merakun tuaj për mua, aq sa u gëzova edhe më shumë.  Prandaj, edhe nëse ju trishtova me letrën time,+ nuk më vjen keq për këtë. Edhe nëse në fillim më erdhi keq (e shoh që ajo letër ju ka trishtuar, ndonëse për pak kohë),  tani gëzohem, jo thjesht ngaqë u trishtuat, por sepse u trishtuat për pendim,+ sepse u trishtuat në mënyrë të perëndishme,+ që të mos pësonit asnjë dëm nga ne. 10  Sepse trishtimi në mënyrë të perëndishme i hap rrugën pendimit për shpëtim, për të cilin s’ka përse të na vijë keq,+ kurse trishtimi i botës sjell vdekje.+ 11  Shihni sa fryte solli te ju ky trishtim në mënyrë të perëndishme:+ sa përkujdesje të madhe, po, sa shfajësim, po, sa indinjatë, po, sa frikë, po, sa dëshirë të zjarrtë, po, sa zell, po, sa zhdëmtim!+ Në çdo aspekt e treguat veten të dëlirë në këtë çështje. 12  Pa dyshim, edhe pse ju shkrova, nuk e bëra as për atë që bëri padrejtësinë,+ as për atë që pësoi padrejtësinë, por që përkujdesja juaj për ne të shfaqet mes jush, në sytë e Perëndisë. 13  Ja, përse jemi ngushëlluar.Megjithatë, përveç ngushëllimit tonë, gëzuam shumë më tepër për shkak të gëzimit të Titit, sepse fryma+ e tij u freskua nga ju të gjithë. 14  Nëse jam mburrur me ju për ndonjë gjë përpara tij, nuk jam turpëruar, por sikurse ju kemi thënë gjithçka sipas së vërtetës, po ashtu edhe mburrja+ jonë përpara Titit doli e vërtetë. 15  Gjithashtu, përzemërsia e tij e butë për ju është shumë më e madhe, tek sjell ndër mend se si u bindët+ të gjithë ju dhe se si e pritët me frikë e dridhma. 16  Gëzohem që në çdo kuptim, mund të kem shumë guxim për shkakun tuaj.+

Shënimet