2 Korintasve 9:1-15

9  Sa për shërbimin+ që bëni për të shenjtët, është e tepërt t’ju shkruaj,  sepse e njoh gatishmërinë e mendjes suaj. Në të vërtetë, për të unë po mburrem me ju përpara maqedonasve, se Akaia ka një vit që është gati,+ dhe zelli juaj u ka dhënë shtytje shumicës prej tyre.  Prandaj po ju dërgoj vëllezërit, që për këtë gjë mburrja jonë me ju të mos dalë e kotë, por të jeni vërtet gati,+ ashtu sikurse thosha se do të ishit.  Përndryshe, sikur disa maqedonas të vinin me mua e të mos ju gjenin gati, ne, për të mos thënë ju, do të bëheshim me turp për sigurinë tonë.  Prandaj, e pashë të nevojshme t’i inkurajoja vëllezërit që të vinin te ju më përpara e të përgatitin që më parë dhuratën bujare, që kishit premtuar.+ Në këtë mënyrë, ajo do të jetë gati si një dhuratë bujare, dhe jo si diçka e zhvatur.+  Kështu, ai që mbjell me kursim,+ edhe do të korrë me kursim, dhe ai që mbjell dorëhapur,+ edhe do të korrë dorëhapur.  Secili le të bëjë ashtu si ka vendosur në zemër, jo me pahir+ a me detyrim, sepse Perëndia do një dhënës të gëzuar.+  Perëndia është në gjendje të bëjë që gjithë dashamirësia e tij e pamerituar të jetë me bollëk për ju. Kështu, ndërsa gjithmonë kënaqeni plotësisht në çdo gjë me atë që keni, të keni me bollëk për çdo vepër të mirë.+  (Ashtu siç është shkruar: «Ai jep dorëhapur, u fal të varfërve, drejtësia e tij vazhdon përgjithmonë.»+ 10  Ai që i jep mbjellësit me bollëk farë dhe bukë për të ngrënë,+ do t’ju japë me bollëk farë për të mbjellë dhe do të rritë frytet e drejtësisë suaj.)+ 11  Në çdo gjë po pasuroheni për çdo lloj bujarie, e cila, nëpërmjet veprimeve tona, i nxit njerëzit të falënderojnë Perëndinë.+ 12  Sepse, ky shërbim publik nuk bëhet vetëm që të plotësojë me bollëk nevojat e të shenjtëve,+ por edhe që të pasurojë me shumë shprehje falënderimi drejtuar Perëndisë. 13  Ata i japin lavdi Perëndisë, kur shohin provën që jep ky shërbim se ju jeni të nënshtruar ndaj lajmit të mirë për Krishtin,+ sikurse shpallni publikisht se jeni, dhe se jeni bujarë në kontributet tuaja për ta e për të gjithë.+ 14  Me përgjërime, ata digjen nga dëshira për t’ju parë, për shkak të dashamirësisë së pamerituar+ tejet të madhe të Perëndisë për ju. 15  Faleminderit Perëndisë për dhuratën e tij të papërshkrueshme falas!+

Shënimet