2 Kronikave 15:1-19
15 Tani, fryma+ e Perëndisë erdhi mbi Azariahun, birin e Odedit.+
2 Prandaj ai doli para Asës dhe i tha: «O Asë, gjithë Juda dhe Beniamini, më dëgjoni! Jehovai do të jetë me ju për sa kohë të jeni me të.+ Nëse e kërkoni,+ ai do t’ju lërë ta gjeni, por nëse e braktisni, do t’ju braktisë.+
3 Izraeli+ kishte qenë për shumë kohë pa Perëndi të vërtetë, pa prift që ta mësonte+ dhe pa Ligj.
4 Por, kur në vuajtjen+ e tyre u kthyen te Jehovai, Perëndia i Izraelit,+ dhe e kërkuan, ai i la ta gjenin.+
5 Në atë kohë nuk ishte e sigurt* as të hyje, as të dilje,+ sepse mes gjithë banorëve të vendeve të ndryshme kishte shumë trazira.+
6 Ata u bënë copë-copë, komb kundër kombi+ dhe qytet kundër qyteti, sepse Perëndia i mbante në trazirë me lloj-lloj vuajtjesh.+
7 E pra, jini guximtarë+ dhe të mos ju lëshojë zemra,*+ sepse për këtë do të shpërbleheni.»+
8 Me të dëgjuar këto fjalë dhe profecinë e profetit Oded,+ Asa mori zemër dhe zhduku gjërat e neveritshme+ nga gjithë vendi i Judës e Beniamini dhe nga qytetet që kishte marrë në rajonin malor të Efraimit.+ Gjithashtu riparoi altarin e Jehovait që ishte para portikut të Jehovait.+
9 Ai mblodhi tërë Judën, Beniaminin+ dhe të ardhurit+ nga Efraimi, Manaseu e Simeoni, sepse shumë nga këta kishin dezertuar nga Izraeli e kishin vajtur tek ai kur panë se Jehovai, Perëndia i tij, ishte me të.+
10 Kështu, ata u mblodhën së bashku në Jerusalem, muajin e tretë të vitit të pesëmbëdhjetë të mbretërimit të Asës.
11 Atë ditë, nga plaçka që kishin sjellë, ata flijuan për Jehovain shtatëqind kokë gjedhë dhe shtatë mijë kokë dhen.
12 Veç kësaj, ata bënë një besëlidhje+ për të kërkuar Jehovain, Perëndinë e paraardhësve të tyre, me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt,+
13 dhe kushdo që nuk do të kërkonte Jehovain, Perëndinë e Izraelit, do të vritej,+ qoftë i vogël a i madh,+ qoftë burrë a grua.+
14 Kështu, ata iu betuan+ Jehovait me zë të lartë dhe me britma të gëzueshme, me trumbeta dhe me brirë.
15 Gjithë Juda s’e mbajti dot gëzimin+ për betimin që kishte bërë, sepse ishin betuar me gjithë zemër dhe e kishin kërkuar atë plot kënaqësi, kështu që ai i la ta gjenin.+ Dhe Jehovai vazhdoi t’u jepte prehje ngado.+
16 Mbreti Asa+ hoqi nga pozita si nëna mbretëreshë+ madje edhe Makahën,+ gjyshen e vet, sepse ajo kishte bërë një idhull të llahtarshëm për adhurimin e shtyllës së shenjtë.+ Kështu Asa e rrëzoi idhullin,+ e bëri pluhur e hi dhe e dogji+ në luginën e përroit të Kidronit.+
17 Por vendet e larta+ nuk u zhdukën nga Izraeli.+ Megjithatë, Asa ishte i kushtuar me gjithë zemër gjatë gjithë ditëve të tij.+
18 Ai solli në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë gjërat+ që kishte shenjtëruar i ati dhe gjërat që kishte shenjtëruar vetë, argjend, ar dhe pajisje të ndryshme.+
19 Nuk pati luftë deri në vitin e tridhjetepestë të mbretërimit të Asës.+