2 Kronikave 16:1-14

16  Vitin e tridhjetegjashtë të mbretërimit të Asës, Baasha,+ mbreti i Izraelit, doli kundër Judës dhe fortifikoi Ramahun,+ që të pengonte hyrje-daljet tek Asa, mbreti i Judës.+  Asa nxori nga thesari i shtëpisë së Jehovait+ dhe i shtëpisë së mbretit+ argjend e ar, ia çoi Ben-Hadadit,+ mbretit të Sirisë,+ i cili banonte në Damask,+ dhe i tha:  «Mes meje e teje dhe mes atit tim e atit tënd ka një besëlidhje. Ja, unë po të dërgoj argjend dhe ar. Shko, prishe besëlidhjen tënde me Baashën,+ mbretin e Izraelit, që ai të tërhiqet prej meje.»+  Kështu, Ben-Hadadi e dëgjoi mbretin Asa dhe dërgoi kundër qyteteve të Izraelit krerët e forcave të tij ushtarake. Këta goditën Ijonin,+ Danin,+ Abel-Maimin,+ si dhe tërë depot+ e qyteteve të Neftalit.+  Sapo e mori vesh, Baasha e ndërpreu fortifikimin e Ramahut dhe i ndali punimet.+  Mbreti Asa mblodhi gjithë Judën+ dhe ata morën me vete gurët dhe drutë e Ramahut,+ që Baasha i kishte përdorur për ndërtim.+ Me ta filloi të fortifikonte Gebën+ dhe Mizpahun.+  Në atë kohë, parashikuesi Hanan+ erdhi tek Asa, mbreti i Judës, dhe i tha: «Meqë u mbështete te mbreti i Sirisë+ dhe nuk u mbështete te Jehovai, Perëndia+ yt, forcat ushtarake të mbretit të Sirisë të shpëtuan nga dora.  A nuk erdhën etiopasit+ dhe libianët+ me një ushtri shumë të madhe, me karroca e kalorës të shumtë?+ A nuk t’i dha Jehovai në dorë, ngaqë u mbështete tek ai?+  Sytë e Jehovait+ enden nëpër gjithë tokën+ për të treguar forcën e tij në dobi të atyre që i janë kushtuar me gjithë zemër+ atij. Në këtë rast ti ke vepruar pa mend,+ dhe që tani e tutje kundër teje do të ketë luftëra.»+ 10  Por Asa u fye nga parashikuesi dhe e futi atë në shtëpinë e fallakasë,*+ sepse ishte i tërbuar me të për këtë gjë.+ Në të njëjtën kohë Asa nisi të shtypte+ edhe disa të tjerë nga populli. 11  Dhe ja, ngjarjet lidhur me Asën, nga e para deri tek e fundit, janë shkruar në Librin+ e Mbretërve të Judës dhe të Izraelit. 12  Vitin e tridhjetenëntë të mbretërimit të vet, Asa u sëmur nga këmbët dhe u bë keq.+ Mirëpo edhe pse i sëmurë, ai nuk kërkoi Jehovain,+ por shëruesit.+ 13  Në fund Asa u preh me paraardhësit e tij+ dhe vdiq në vitin e dyzetenjëtë të mbretërimit të vet. 14  Kështu, e varrosën në varrezën+ madhështore që kishte hapur në Qytetin e Davidit.+ E vunë në një shtrat plot me vaj balsami+ dhe lloje të ndryshme pomadash+ të përziera në një pomadë të veçantë.+ Veç kësaj, i bënë një funeral madhështor, ku dogjën për të një sasi të madhe aromash.+

Shënimet

Një mjet i lashtë ku mbërtheheshin të burgosurit për t’u ndëshkuar.