2 Kronikave 19:1-11
19 Pastaj Jehozafati, mbreti i Judës, u kthye shëndoshë e mirë+ në shtëpinë e vet në Jerusalem.
2 Vegimtari+ Jehu,+ biri i Hananit,+ i doli para mbretit Jehozafat dhe i tha: «A i duhet dhënë ndihmë të ligut+ dhe a duhet t’i duash+ ata që urrejnë+ Jehovain? Ja pse Jehovai është indinjuar+ me ty.
3 Megjithatë, te ti janë gjetur gjëra të mira,+ sepse ke hequr shtyllat e shenjta nga vendi+ dhe e ke përgatitur zemrën tënde për të kërkuar Perëndinë e vërtetë.»+
4 Jehozafati banoi në Jerusalem. Ai doli përsëri në popull nga Beer-Sheba+ deri në rajonin malor të Efraimit,+ që t’i kthente te Jehovai, Perëndia i paraardhësve të tyre.+
5 Ai vendosi gjykatës në mbarë vendin, në të gjitha qytetet e fortifikuara të Judës, qytet më qytet.+
6 Gjykatësve u tha: «Kini kujdes për gjërat që bëni,+ sepse nuk gjykoni për njeriun, por për Jehovain+ dhe ai është me ju kur gjykoni.+
7 E tani, tmerri+ nga Jehovai qoftë mbi ju!+ Veproni me kujdes,+ sepse te Jehovai, Perëndia ynë, nuk ka as padrejtësi,+ as anësi,+ as ryshfet.»+
8 Jehozafati vendosi disa levitë+ e priftërinj,+ si dhe disa krerë të shtëpive atërore+ të Izraelit edhe në Jerusalem. Ata duhej të gjykonin+ në emër të Jehovait dhe të merreshin me çështjet ligjore+ të banorëve të Jerusalemit.
9 Përveç kësaj, ai u dha një urdhër: «Kështu duhet të veproni: me frikë+ ndaj Jehovait, me besnikëri dhe me zemër të kushtuar plotësisht ndaj tij.
10 Paralajmëroni vëllezërit tuaj që banojnë në qytetet e tyre për çdo çështje ligjore që do t’ju vijë prej tyre, qoftë për derdhjen e gjakut,+ qoftë për ligjin,+ urdhërimin,+ rregullat+ dhe vendimet gjyqësore,+ me qëllim që ata të mos bëjnë ndonjë padrejtësi kundër Jehovait dhe ai të mos indinjohet+ me ju dhe me vëllezërit tuaj. Kështu duhet të veproni që të mos bëheni me faj.
11 Ja, Amariahu, kreu i priftërinjve është mbi ju për çdo çështje në lidhje me Jehovain,+ ndërsa Zebadiahu, biri i Ismaelit, prijësi i shtëpisë së Judës, për çdo çështje në lidhje me mbretin. Si të parë në dispozicionin tuaj janë levitët. Jini të fortë+ e veproni, dhe Jehovai bekoftë+ gjërat e mira që bëni!»+