2 Kronikave 24:1-27
24 Jehoasi ishte shtatë vjeç kur filloi të mbretëronte,+ dhe mbretëroi dyzet vjet në Jerusalem.+ Nëna e tij e kishte emrin Zibia dhe ishte nga Beer-Sheba.+
2 Jehoasi+ bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait+ gjatë gjithë kohës së priftit Jehojada.+
3 Jehojada mori dy gra për të, dhe atij i lindën bij e bija.+
4 Më pas, Jehoasit i lindi në zemër dëshira për të restauruar shtëpinë e Jehovait.+
5 Prandaj mblodhi së bashku priftërinjtë+ e levitët dhe u tha: «Dilni në qytetet e Judës dhe mblidhni para vit për vit nga gjithë Izraeli për të meremetuar shtëpinë e Perëndisë tuaj.+ Bëjeni shpejt këtë punë.» Por levitët nuk e bënë shpejt këtë punë.+
6 Kështu mbreti thirri Jehojadën, kreun, dhe i tha:+ «Përse nuk u ke kërkuar llogari levitëve që duhej të sillnin nga Juda dhe Jerusalemi taksën e shenjtë, pra, atë të kongregacionit të Izraelit, të urdhëruar nga Moisiu,+ shërbëtori i Jehovait, për tendën e Dëshmisë?+
7 Sepse bijtë e gruas së ligë+ Atalia kishin hyrë me forcë në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë+ dhe gjithë gjërat e shenjta+ të shtëpisë së Jehovait ia kishin paraqitur Baalit.»+
8 Atëherë mbreti dha urdhër dhe ata bënë një arkë+ dhe e vunë jashtë, në portën e shtëpisë së Jehovait.
9 Pas kësaj ata i bënë thirrje mbarë Judës dhe Jerusalemit që t’i sillnin Jehovait taksën e shenjtë+ për të cilën Moisiu, shërbëtori i Perëndisë së vërtetë, e urdhëroi+ Izraelin në shkretëtirë.
10 Gjithë princat+ dhe tërë populli u gëzuan,+ sollën taksën dhe e hodhën në arkë,+ derisa dhanë të gjithë.
11 Në kohën e duhur, me anë të levitëve,+ arka çohej nën kujdesin e mbretit. Kur shihnin se kishte shumë para,+ sekretari+ i mbretit dhe i ngarkuari i kreut të priftërinjve vinin dhe e boshatisnin arkën, pastaj e ngrinin dhe e kthenin në vendin e vet. Kështu bënin ditë për ditë, dhe mblodhën shumë para.
12 Atëherë mbreti dhe Jehojada ua jepnin atyre që bënin punën+ e shërbimit në shtëpinë e Jehovait.+ Këta merrnin me mëditje gurprerësit+ e artizanët+ për të restauruar shtëpinë e Jehovait,+ si dhe punuesit e hekurit dhe të bakrit për të meremetuar shtëpinë e Jehovait.+
13 Ata që bënin punën filluan punimet+ dhe falë duarve të tyre puna e meremetimit vazhdoi të ecte. Në fund, ata e bënë shtëpinë e Perëndisë së vërtetë të qëndronte si duhej nga ana strukturore dhe e bënë të fortë.
14 Me të mbaruar, i sollën paratë që kishin mbetur para mbretit dhe Jehojadës. Me to bënë pajisje për shtëpinë e Jehovait, pajisje për shërbimin+ dhe për blatimet, kupa,+ pajisje ari+ dhe argjendi. Gjatë gjithë ditëve të Jehojadës ata bënë vazhdimisht flijime të djegura+ në shtëpinë e Jehovait.
15 Në fund Jehojada, i moshuar dhe i ngopur me vite,+ vdiq. Ai ishte njëqind e tridhjetë vjeç kur vdiq.
16 Atë e varrosën në Qytetin e Davidit bashkë me mbretërit,+ sepse kishte bërë mirë në Izrael,+ ndaj Perëndisë së vërtetë dhe ndaj shtëpisë së Tij.
17 Pas vdekjes së Jehojadës, princat+ e Judës erdhën e u përkulën para mbretit, dhe mbreti i dëgjoi.+
18 Dalëngadalë ata e braktisën shtëpinë e Jehovait, Perëndisë së paraardhësve të tyre, dhe filluan t’u shërbenin shtyllave të shenjta+ e idhujve.+ Për shkak të këtij faji, ai u indinjua+ me Judën dhe Jerusalemin.
19 Ai dërgoi vazhdimisht mes tyre profetë+ që t’i kthenin te Jehovai. Këta dhanë vazhdimisht dëshmi kundër tyre, por ata nuk ua vunë veshin.+
20 Pastaj Zakarinë,+ birin e priftit Jehojada,+ e pushtoi+ fryma e Perëndisë.+ Ai u çua, qëndroi para popullit dhe u tha atyre: «Kështu thotë Perëndia i vërtetë: ‘Pse shkelni urdhërimet e Jehovait kur e dini që s’mund t’ia dilni mbanë?+ Meqë e keni braktisur Jehovain, edhe ai do t’ju braktisë.’»+
21 Në fund ata komplotuan kundër tij+ dhe, me urdhër të mbretit, e vranë me gurë+ në oborrin e shtëpisë së Jehovait.
22 Mbreti Jehoas nuk e kujtoi dashamirësinë që i kishte treguar Jehojada, ati i tij,+ kështu që ia vrau të birin. Ky, kur po vdiste, tha: «Jehovai shikoftë dhe shpagoftë!»+
23 Në fillim të vitit+ tjetër, forcat ushtarake të Sirisë+ dolën kundër+ Jehoasit dhe filluan të pushtonin Judën dhe Jerusalemin. Ata vranë gjithë princat+ e popullit dhe tërë plaçkën e tyre ia dërguan mbretit të Damaskut.+
24 Forcat ushtarake siriane sulmuan me një numër të vogël burrash,+ por Jehovai u dha në dorë një ushtri shumë të madhe.+ Kjo ndodhi sepse ata e kishin braktisur Jehovain, Perëndinë e paraardhësve të tyre. Sirianët ekzekutuan gjykimin+ kundër Jehoasit.
25 Kur këta u tërhoqën prej tij (duke e lënë me shumë lëngata),+ shërbëtorët e vet komplotuan+ kundër tij, për shkak të gjakut+ të bijve të priftit Jehojada,+ dhe e vranë mbi divanin e vet, e kështu ai vdiq.+ Pastaj e varrosën në Qytetin e Davidit,+ por nuk e varrosën në varret e mbretërve.+
26 Ata që komplotuan kundër tij ishin: Zabadi,+ biri i Shimeatës, amonites, dhe Jehozabadi, biri i Shimritës, moabites.
27 Sa për bijtë e tij, shpalljet e shumta kundër tij+ dhe riparimin+ e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë që nga themeli, këto gjëra janë shkruar në shtjellimin e Librit+ të Mbretërve. Në vend të tij filloi të mbretëronte i biri, Amaziahu.+