2 Kronikave 3:1-17

3  Përfundimisht, Solomoni filloi të ndërtonte shtëpinë e Jehovait+ në Jerusalem në malin e Moriahut,+ ku Jehovai i ishte shfaqur Davidit, atit të tij,+ në vendin që ky kishte përgatitur në lëmin e Ornanit,+ jebusitit.  Ai e filloi ndërtimin në muajin e dytë, ditën e dytë, vitin e katërt të mbretërimit të tij.+  Ja përmasat e themelit që hodhi Solomoni për të ndërtuar shtëpinë e Perëndisë së vërtetë: gjatësia ishte gjashtëdhjetë kute, sipas njësisë matëse të mëparshme, ndërsa gjerësia njëzet kute.+  Portiku+ që gjendej ku fillonte gjatësia e shtëpisë ishte njëzet kute i gjatë dhe përkonte me gjerësinë e shtëpisë. Ai ishte i lartë njëqind e njëzet kute. Nga brenda e veshi me ar të kulluar.  Dhomën e madhe+ e veshi me dru dëllinje, pastaj e veshi me ar të mirë+ dhe pas kësaj vuri në të figura palmash+ dhe zinxhirë.+  Përveç kësaj e veshi tërë tempullin* me gurë të çmuar për ta zbukuruar+ dhe përdori ar+ që vinte nga vendi i arit.  Ai e veshi me ar tërë tempullin, trarët, pragjet, muret dhe dyert e saj,+ kurse në mure skaliti kerubinë.+  Pastaj bëri Më të Shenjtën.+ Ajo ishte e gjatë sa gjerësia e tempullit, domethënë njëzet kute. Edhe gjerësia ishte njëzet kute.+ Pastaj e veshi me ar të mirë me vlerë gjashtëqind talenta.  Gozhdët peshonin+ pesëdhjetë sikla ar. Dhomat në tarracë i veshi me ar. 10  Brenda Më të Shenjtës bëri dy kerubinë+ me punim si ai për shëmbëlltyrat dhe i veshi me ar.+ 11  Shtrirja e krahëve të kerubinëve+ ishte njëzet kute e gjatë. Krahu i njërit prej tyre, që ishte pesë kute i gjatë, arrinte njërin mur të shtëpisë, ndërsa krahu tjetër po prej pesë kutesh arrinte krahun e kerubinit tjetër.+ 12  Krahu i kerubinit tjetër, që ishte po pesë kute i gjatë, arrinte murin tjetër të shtëpisë, ndërsa krahu tjetër prej pesë kutesh prekte krahun e kerubinit të parë.+ 13  Shtrirja e krahëve të këtyre kerubinëve ishte njëzet kute. Ata qëndronin në këmbë me fytyrat nga brenda. 14  Veç kësaj ai bëri perden+ me fill blu,+ fill leshi të ngjyer në të kuqe të purpurt, fill ngjyrë kërmëzi e me copë të punuar hollë. Në të punoi figura kerubinësh.+ 15  Pastaj, përpara shtëpisë, bëri dy shtylla+ tridhjetë e pesë kute të gjata. Çdo shtyllë kishte në majë nga një kapitel+ që ishte pesë kute. 16  Përveç kësaj bëri zinxhirë+ si varëse dhe i vuri në majë të shtyllave. Bëri njëqind shegë+ dhe i vuri te zinxhirët. 17  Pas kësaj, ngriti shtyllat para tempullit, një në të djathtë e një në të majtë. Së djathtës ia vuri emrin Jakin, kurse së majtës Boaz.+

Shënimet

Fjalë për fjalën «shtëpinë». Njësoj dhe në vargjet 7 dhe 8.