2 Kronikave 31:1-21
31 Sapo e përfunduan gjithë këtë, tërë izraelitët+ që gjendeshin atje dolën nëpër qytetet e Judës+ dhe bënë copë-copë kolonat e shenjta,+ prenë shtyllat e shenjta+ dhe rrëzuan vendet e larta+ e altarët+ në gjithë Judën,+ Beniaminin, Efraimin+ e Manaseun,+ derisa s’mbeti më asnjë. Pas kësaj gjithë bijtë e Izraelit u kthyen në qytetet e tyre, secili në zotërimin e vet.
2 Pastaj Hezekia organizoi+ priftërinjtë dhe levitët,+ sipas ndarjeve të tyre, secilën në përputhje me shërbimin e caktuar për priftërinjtë+ dhe levitët,+ lidhur me blatimin e djegur+ dhe flijimet në bashkësi,+ për të shërbyer,+ për të falënderuar+ e për të lëvduar+ në portat e kampeve të Jehovait.
3 Një pjesë e caktuar e të mirave+ të mbretit ishte për blatimet e djegura,+ për blatimet e djegura të mëngjesit+ e të mbrëmjes, si dhe për blatimet e djegura për sabatet,+ për hënat e reja+ e për periudhat e festave,+ ashtu siç është shkruar në ligjin e Jehovait.+
4 Gjithashtu, ai i tha popullit, banorëve të Jerusalemit, që të jepnin pjesën e caktuar për priftërinjtë+ dhe levitët,+ me qëllim që t’i përmbaheshin+ rreptësisht ligjit të Jehovait.+
5 Sapo u hap kjo fjalë, bijtë e Izraelit+ i shtuan frytet e para të drithit,+ të verës+ së re, të vajit,+ të mjaltit+ dhe tërë prodhimet e arës.+ Ata sollën me bollëk të dhjetën e çdo gjëje.+
6 Edhe bijtë e Izraelit dhe të Judës që banonin në qytetet e Judës+ sollën të dhjetën e gjedhëve e të dhenve. Sollën, gjithashtu, edhe të dhjetën e gjërave të shenjta,+ gjërat e shenjtëruara për Jehovain, Perëndinë e tyre, dhe i vunë togje-togje.
7 Ata filluan t’i bënin togjet muajin e tretë,+ duke nisur me shtresën e poshtme, dhe mbaruan muajin e shtatë.+
8 Kur Hezekia dhe princat+ erdhën e panë togjet, bekuan+ Jehovain dhe popullin e tij, Izraelin.+
9 Pastaj Hezekia pyeti priftërinjtë dhe levitët për togjet.+
10 Atëherë Azariahu,+ kreu i priftërinjve të shtëpisë së Sadokut,+ i tha: «Që kur filluan të sillnin kontribute+ në shtëpinë e Jehovait njerëzit kanë ngrënë, janë ngopur+ dhe ka tepruar shumë,+ sepse vetë Jehovai e ka bekuar popullin+ e tij, dhe ka tepruar kjo sasi e madhe.»
11 Atëherë Hezekia tha të përgatiteshin dhomat e ngrënies+ në shtëpinë e Jehovait. Dhe ata i përgatitën.
12 Vazhduan të sillnin me besnikëri+ kontributet,+ të dhjetën+ dhe gjërat e shenjta. Këto i kishte në ngarkim leviti Konaniah, si i parë, ndërsa vëllai i tij, Shimei, vinte i dyti.
13 Me urdhër të mbretit Hezekia, Jehieli, Azaziahu, Nahati, Asaheli, Jerimoti, Jozabadi, Elieli, Ismakiahu, Mahati dhe Benajahu ishin mbikëqyrës përkrah Konaniahut dhe Shimeit, vëllait të tij, kurse Azariahu+ ishte i pari i shtëpisë së Perëndisë së vërtetë.
14 Koreu, biri i levitit Imnah, ishte derëtar+ në lindje,+ i ngarkuar për blatimet vullnetare+ për Perëndinë e vërtetë, për të dhënë kontributin+ e Jehovait dhe gjërat shumë të shenjta.+
15 Nën drejtimin e tij ishin Edeni, Miniamini, Jeshuai, Shemajahu, Amariahu dhe Shekaniahu. Këta ndodheshin në qytetet e priftërinjve,+ në detyrën që u ishte besuar,+ që t’u jepnin vëllezërve të tyre sipas ndarjeve,+ si të madhit, ashtu edhe të voglit,+
16 pavarësisht nga regjistrimi gjenealogjik+ i meshkujve nga mosha tre vjeç e lart,+ nga ata që vinin në shtëpinë e Jehovait për të kryer shërbimin sipas detyrimeve që kishin në bazë të ndarjeve të tyre, siç e kishin zakon përditë.
17 Regjistrimi gjenealogjik i priftërinjve dhe i levitëve+ u bë sipas shtëpisë së etërve+ të tyre, nga mosha njëzet+ vjeç e lart, sipas detyrimeve që kishin në ndarjet+ e tyre.
18 Ky regjistrim u bë për të gjithë të vegjlit e levitëve, gratë, bijtë e bijat e tyre, pra, për gjithë kongregacionin, sepse në detyrën që u ishte besuar,+ ata u shenjtëruan+ për shërbimin e tyre të shenjtë.
19 Njësoj u regjistruan edhe bijtë e Aaronit,+ priftërinjtë, që jetojnë në fushat+ e kullotave të qyteteve të tyre. Në gjithë qytetet e ndryshme ishin caktuar me emër burra që t’i jepnin racionin çdo mashkulli mes priftërinjve dhe levitëve të regjistruar gjenealogjikisht.
20 Hezekia veproi kështu në mbarë Judën dhe bëri atë që ishte e mirë,+ e drejtë+ dhe e besueshme+ para Jehovait, Perëndisë së tij.
21 Çdo punë që filloi për të kërkuar+ Perëndinë e tij, si në shërbimin+ për shtëpinë e Perëndisë së vërtetë, si lidhur me ligjin,+ ashtu dhe lidhur me urdhërimin, ai e bëri me gjithë zemër+ dhe pati sukses.+