2 Kronikave 32:1-33
32 Pas gjithë këtyre gjërave dhe pas udhës besnike+ që ndoqi Hezekia, Senakeribi,+ mbreti i Asirisë,+ erdhi dhe nisi të pushtonte Judën. Ai e ngriti kampin kundër qyteteve të fortifikuara+ dhe mendoi t’i bënte të tijat duke hapur një të çarë në muret e tyre.
2 Kur Hezekia pa se Senakeribi kishte ardhur me qëllimin*+ që të luftonte kundër Jerusalemit,
3 bashkë me princat+ dhe me burrat e fuqishëm vendosi që të bllokonte ujërat e burimeve që ishin jashtë qytetit,+ e kështu ata e ndihmuan.
4 Prandaj u mblodhën shumë njerëz që nisën të bllokonin të gjitha burimet dhe përroin+ që vërshonte në mes të vendit, duke thënë: «Pse të vijnë mbretërit e Asirisë dhe të gjejnë gjithë këtë ujë?»
5 Përveç kësaj, ai mori zemër dhe ndërtoi gjithë murin e shembur.+ Mbi të ngriti kulla,+ ndërsa nga jashtë ndërtoi një mur tjetër.+ Gjithashtu meremetoi Bregoren+ e Qytetit të Davidit dhe bëri shumë shigjeta+ e mburoja.+
6 Ai vuri krerë+ ushtarakë mbi popullin, i mblodhi rreth vetes në sheshin+ e portës së qytetit dhe i foli kështu zemrës+ së tyre:
7 «Jini guximtarë dhe të fortë!+ Mos kini frikë,+ as mos u tmerroni+ nga mbreti i Asirisë+ dhe nga gjithë turma që është me të,+ sepse ata që janë me ne janë më shumë se ata që janë me të.
8 Me të është një krah prej mishi,+ por me ne është Jehovai, Perëndia ynë, për të na ndihmuar+ dhe për të luftuar në betejat+ tona.» Dhe populli mori zemër nga fjalët e Hezekisë, mbretit të Judës.+
9 Pas kësaj, kur ndodhej në Lakish+ bashkë me gjithë forcat e tij mbretërore,+ Senakeribi,+ mbreti i Asirisë, dërgoi shërbëtorët e tij në Jerusalem, te Hezekia, mbreti i Judës dhe te të gjithë judenjtë që ishin atje, për të thënë:
10 «Kështu thotë Senakeribi, mbreti i Asirisë:+ “Ku paskeni besim që rrini të qetë, edhe pse jeni të rrethuar në Jerusalem?!+
11 A nuk po jua prish mendjen+ Hezekia,+ që t’ju lërë të vdisni nga uria dhe nga etja, duke thënë: ‘Jehovai, Perëndia ynë, do të na çlirojë nga dora e mbretit të Asirisë’.+
12 A nuk është Hezekia ai që hoqi vendet e tij të larta+ dhe altarët e tij+ e pastaj i tha Judës dhe Jerusalemit: ‘Vetëm para një altari+ duhet të përkuleni+ dhe mbi të duhet të paraqitni tymin+ e blatimit.’
13 A nuk e dini çfarë u kam bërë unë dhe paraardhësit e mi gjithë popujve të vendeve+ të tjera? A qenë vallë në gjendje perënditë+ e kombeve të atyre vendeve ta çlironin vendin e tyre nga dora ime?
14 Cili nga perënditë e këtyre kombeve, që paraardhësit e mi i shkatërruan, qe në gjendje ta çlironte popullin e tij nga dora ime, që të jetë në gjendje Perëndia juaj?+
15 E pra, mos e lini Hezekinë t’ju mashtrojë+ a t’ju prishë mendjen+ në këtë mënyrë dhe mos kini besim tek ai, sepse asnjë perëndi i ndonjë kombi a mbretërie nuk qe në gjendje ta çlironte popullin e vet nga dora ime dhe nga dora e paraardhësve të mi. Prandaj, aq më pak do t’ju çlirojë Perëndia juaj nga dora ime!”»+
16 Shërbëtorët e tij folën ende kundër Jehovait, Perëndisë së vërtetë,+ dhe kundër Hezekisë, shërbëtorit të tij.
17 Madje ai shkroi letra+ për të poshtëruar Jehovain, Perëndinë e Izraelit,+ dhe për të folur kundër tij, duke thënë: «Ashtu si perënditë+ e kombeve të vendeve të tjera nuk i çliruan popujt e tyre nga dora ime,+ ashtu edhe Perëndia i Hezekisë nuk do ta çlirojë popullin e tij nga dora ime.»
18 Ata+ bërtitnin me zë+ të lartë në gjuhën e judenjve,+ duke iu drejtuar popullit të Jerusalemit që ishte mbi mure, që t’i frikësonin+ dhe t’i turbullonin, me qëllim që të merrnin qytetin.
19 Ata vazhduan të flitnin kundër+ Perëndisë së Jerusalemit,+ ashtu si flitnin kundër perëndive të popujve të tokës, që janë vepër e duarve të njeriut.+
20 Por mbreti Hezekia+ dhe profeti Isaia,+ biri i Amozit,+ vazhduan të luteshin për këtë+ dhe të thërritnin drejt qiellit për ndihmë.+
21 Jehovai dërgoi një engjëll+ dhe zhduku çdo burrë trim dhe të fuqishëm,+ udhëheqës dhe të parë në kampin e mbretit të Asirisë,+ kështu që ai u kthye i mbuluar me turp në vendin e vet. Më vonë ai hyri në shtëpinë e perëndisë së tij dhe atje, disa nga ata që kishin dalë nga ijët e tij, e vranë me shpatë.+
22 Kështu Jehovai e shpëtoi Hezekinë dhe banorët e Jerusalemit nga dora e Senakeribit, mbretit të Asirisë,+ dhe nga dora e gjithë të tjerëve, e u dha prehje rreth e qark.+
23 Shumë veta i sollën dhurata+ Jehovait në Jerusalem, si dhe gjëra të zgjedhura Hezekisë, mbretit të Judës,+ i cili pas kësaj u lartësua+ në sytë e gjithë kombeve.
24 Ato ditë Hezekia u sëmur për vdekje+ dhe filloi t’i lutej+ Jehovait. Kështu Ai i foli+ dhe i dha një shenjë.+
25 Por Hezekia nuk iu përgjigj së mirës që i ishte bërë,+ sepse zemra e tij u bë fodulle+ dhe indinjata+ e Perëndisë ra mbi të dhe mbi Judën e Jerusalemin.
26 Pastaj Hezekia e la fodullëkun e zemrës dhe u përul,+ ai dhe banorët e Jerusalemit, kështu që indinjata e Jehovait nuk ra mbi ta në ditët e Hezekisë.+
27 Hezekia pati shumë pasuri dhe lavdi.+ Ai bëri depo për argjendin, për arin,+ për gurët e çmuar,+ për vajin e balsamit,+ për mburojat+ dhe për të gjitha sendet e dëshirueshme.+
28 Bëri, gjithashtu, depo+ për drithin, për verën+ e re, për vajin, si dhe stalla+ për tërë llojet e ndryshme të kafshëve e ahure për bagëtitë.
29 Mori qytete dhe bagëti të imëta+ e të trasha+ me bollëk, pasi Perëndia i dha shumë e shumë të mira.+
30 Hezekia mbylli+ burimet e sipërme të ujërave+ të Gihonit+ dhe i drejtoi poshtë në perëndim për në Qytetin e Davidit.+ Hezekia pati sukses në çdo gjë.+
31 Kështu, kur princat e Babilonisë+ dërguan+ zëdhënës që ta pyetnin për shenjën+ që kishte ndodhur në vend, Perëndia i vërtetë e braktisi,+ me qëllim që ta vinte në provë+ dhe të merrte vesh çdo gjë që kishte në zemër.+
32 Sa për pjesën tjetër të ngjarjeve+ lidhur me Hezekinë dhe veprat e tij të dashamirësisë,+ ato janë shkruar në vegimin e profetit Isaia, birit të Amozit,+ në Librin+ e Mbretërve të Judës dhe të Izraelit.
33 Në fund Hezekia u preh me paraardhësit e tij+ dhe e varrosën në të përpjetën që të çon te varret e bijve të Davidit.+ Kur vdiq, gjithë Juda dhe banorët e Jerusalemit i bënë nderime.+ Në vend të tij filloi të mbretëronte i biri, Manaseu.+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «me fytyrën të kthyer [nga Jerusalemi]».