2 Pjetrit 3:1-18
3 Të dashur, kjo është letra e dytë që po ju shkruaj, në të cilën, ashtu si në të parën,+ po zgjoj me një përkujtues+ aftësitë tuaja për të menduar në mënyrë të kthjellët,
2 që të kujtoni fjalët e thëna që më parë nga profetët+ e shenjtë, si dhe urdhërimin e Zotërisë e të Shpëtimtarit nëpërmjet apostujve+ tuaj.
3 Së pari, mbani parasysh se në ditët e fundit+ do të vijnë tallës,+ që do të tallen e do të vazhdojnë të ecin sipas dëshirave të veta,+
4 dhe do të thonë:+ «Ku është kjo prania e tij e premtuar?!+ Se ja, që nga dita që paraardhësit tanë ranë në gjumin e vdekjes, të gjitha gjërat po vazhdojnë tamam si nga fillimi i krijimit.»+
5 Sepse, me dëshirë, atyre u shpëton pa vënë re ky fakt, se që nga kohët e lashta kishte qiej+ dhe tokë që qëndronte në mënyrë kompakte jashtë ujit+ dhe në mes të ujit+ me anë të fjalës së Perëndisë.
6 Prej tyre bota e asaj kohe pësoi shkatërrimin, kur u përmbyt nga uji.+
7 Megjithatë, me anë të së njëjtës fjalë, qiejt+ dhe toka+ që janë tani, janë ruajtur për zjarrin+ dhe po rezervohen për ditën e gjykimit+ e të shkatërrimit të njerëzve të paperëndishëm.+
8 Gjithsesi, të mos ju shpëtojë pa vënë re kjo, o të dashur, se për Jehovain një ditë është si një mijë vjet, dhe një mijë vjet, si një ditë.+
9 Jehovai nuk është i ngadalshëm në lidhje me premtimin e tij,+ siç e konsiderojnë ngadalësinë disa njerëz, por është i durueshëm me ju, sepse nuk dëshiron që të shkatërrohet ndonjë, por dëshiron që të gjithë të arrijnë pendimin.+
10 E megjithatë, dita e Jehovait+ do të vijë si një hajdut,+ në të cilën qiejt do të kalojnë+ me një zhurmë vërshëllyese,+ kurse elementët, duke qenë tejet të nxehtë, do të shpërbëhen,+ dhe toka+ e veprat në të do të zbulohen.+
11 Prandaj, meqë të gjitha këto gjëra do të shpërbëhen, tregoni kujdes se ç’lloj personash duhet të jeni në vepra të shenjta sjelljeje dhe në veprime të përkushtimit hyjnor,
12 duke pritur+ dhe duke e mbajtur gjithnjë në mend praninë e ditës së Jehovait,+ nëpërmjet së cilës qiejt, duke qenë në flakë, do të shpërbëhen+ dhe elementët, duke qenë tejet të nxehtë, do të shkrihen!
13 Mirëpo, sipas premtimit të tij, ne presim qiej të rinj+ e një tokë të re,+ dhe në ta do të banojë drejtësia.+
14 Prandaj, o të dashur, meqenëse pritni këto gjëra, bëni çmos që në fund, të gjendeni prej tij të panjollë,+ të patëmetë dhe në paqe.+
15 Veç kësaj, konsiderojeni durimin e Zotërisë tonë si shpëtim, sikurse edhe ju shkroi vëllai ynë i dashur Pavël,+ sipas mençurisë+ që iu dha,
16 duke folur për këto gjëra, ashtu si bën edhe në gjithë letrat e tij. Në to, megjithatë, ka disa gjëra të vështira për t’u kuptuar, të cilat të pamësuarit dhe të paqëndrueshmit po i shtrembërojnë, ashtu si bëjnë edhe me pjesën tjetër të Shkrimeve,+ për shkatërrimin e vetes.
17 Prandaj, ju, o të dashur, duke pasur këtë njohuri+ që më përpara, ruhuni që këta njerëz që sfidojnë ligjin, të mos ju largojnë nga udha me anë të mashtrimit të tyre dhe të mos humbitni palëkundshmërinë tuaj.+
18 Përkundrazi, vazhdoni të rriteni në dashamirësinë e pamerituar dhe në njohurinë për Zotërinë dhe Shpëtimtarin tonë Jezu Krisht.+ Atij i qoftë lavdia tani dhe në përjetësi!+