2 Samuelit 23:1-39
23 Këto janë fjalët e fundit të Davidit:+«Fjalët e Davidit, birit të Jeseut,+fjalët e burrit që u lartësua,+të mirosurit+ të Perëndisë së Jakobitdhe të njeriut të këndshëm të melodive+ të Izraelit.
2 Fryma e Jehovait foli nëpërmjet meje,+dhe fjala e tij ishte në gjuhën time.+
3 Perëndia i Izraelit foli,Shkëmbi i Izraelit më tha:+‘Kur ai që sundon mbi njerëzit është i drejtë+dhe sundon me frikë Perëndie,+
4 kjo është si drita e mëngjesit kur shkëlqen dielli,+si një mëngjes pa re.Nga kjo shndritje dhe nga shiu mbin bari nga toka.’+
5 A nuk është vallë e tillë shtëpia ime para Perëndisë?+Sepse ai ka lidhur me mua një besëlidhje+ të përjetshme,të rregulluar mirë në çdo gjë dhe të sigurt.+Meqë ajo është gjithë shpëtimi+ im dhe gjithë kënaqësia ime,a nuk do ta bëjë ai të lulëzojë?+
6 Por njerëzit e pavlerë+ hidhen që të gjithë tej,+ si ferrat,+që nuk kapen me dorë.
7 Kush i prekduhet të jetë i tëri i mbuluar me hekur dhe me një heshtë në dorë.Zjarri do t’i djegë+ ato krejtësisht.»
8 Këta janë emrat e burrave të fuqishëm+ të Davidit: Josheb-Bashebethi,+ një tahkemonit, kreu i treshes. Ai e vringëlloi heshtën kundër tetëqind vetave dhe i vrau në një herë të vetme.
9 Pas tij vinte Eleazari,+ biri i Dodit,+ që ishte biri i Ahohit, një nga tre burrat e fuqishëm që ishin me Davidin kur sfiduan filistinët. Ata ishin mbledhur atje për betejë dhe kështu burrat e Izraelit u tërhoqën.+
10 Ky doli dhe i goditi filistinët derisa dora iu lodh e i mbeti ngjitur pas shpatës,+ kështu që atë ditë Jehovai kreu një shpëtim të madh.+ Populli u kthye pas tij vetëm për të zhveshur ata që ishin vrarë.+
11 Pas tij vinte Shamahu, biri i hararitit+ Ageu. Filistinët u mblodhën në Lehi, ku kishte një pjesë are plot me thjerrëza.+ Populli ia mbathi për shkak të filistinëve,
12 por ai zuri vend në mes të kësaj pjese, e çliroi atë dhe i goditi filistinët. Kështu Jehovai solli një shpëtim+ të madh.
13 Në kohën e të korrave, tre nga tridhjetë krerët+ zbritën dhe vajtën te Davidi, në shpellën e Adulamit.+ Ndërkohë një grup filistinësh kishte ngritur një kamp me tenda në ultësirën e Refaimit.+
14 Në atë kohë Davidi gjendej në vendin ku ishte e vështirë të arrije,+ kurse një pararojë+ e filistinëve ndodhej në Betlehem.
15 Pas njëfarë kohe Davidi shprehu një dëshirë të madhe dhe tha: «Ah, sikur të pija ca ujë nga sterna e Betlehemit që është te porta!»+
16 Atëherë tre burrat e fuqishëm çanë përmes kampit të filistinëve dhe nxorën ujë nga sterna e Betlehemit, që është te porta, dhe ia sollën Davidit.+ Megjithatë ai nuk pranoi ta pinte, por e derdhi+ para Jehovait
17 dhe tha: «Mua, o Jehova, s’më ka shkuar kurrë ndër mend+ ta bëj këtë! Të pi unë gjakun+ e njerëzve që vunë në rrezik shpirtin e tyre?!» Dhe nuk pranoi të pinte.Këto gjëra bënë tre burrat e fuqishëm.
18 Abishai,+ vëllai i Joabit, birit të Zerujasë,+ ishte kreu i tridhjetëshes. Ai e vringëlloi heshtën kundër treqind vetave dhe i vrau. Fama e tij ishte si ajo e treshes.+
19 Ndonëse dallohej edhe më shumë se pjesa tjetër e tridhjetëshes dhe u bë kreu i tyre, ai nuk arriti në rangun e tre të parëve.+
20 Benajahu+ ishte biri i Jehojadës,+ biri i një burri trim. Bëmat e tij në Kabzel+ ishin të shumta. Ai vrau dy bijtë e Arielit nga Moabi, dhe po ai zbriti e vrau një luan+ brenda një grope uji një ditë që binte borë.+
21 Ky vrau egjiptianin me shtat të jashtëzakonshëm.+ Edhe pse egjiptiani kishte në dorë një heshtë, ky zbriti drejt tij me një shkop, ia rrëmbeu heshtën nga dora dhe e vrau me heshtën+ e tij.
22 Këto gjëra bëri Benajahu,+ biri i Jehojadës. Ai ishte po aq i famshëm sa edhe tre burrat e fuqishëm.+
23 Ndonëse dallohej më shumë se të tridhjetët, ai nuk arriti në rangun e treshes. Megjithatë Davidi e caktoi në truprojën e vet.+
24 Asaheli,+ vëllai i Joabit, ishte ndër të tridhjetët; Elhanani,+ biri i Dodit nga Betlehemi,
25 haroditi Shamah,+ haroditi Elikai,
26 paltiti Helez,+ Ira,+ biri i tekoitit Ikesh,+
27 anatothiti+ Abi-Ezer,+ hushahiti+ Mebunai,
28 ahohiti+ Zalmon, netofathiti Maharai,+
29 Helebi,+ biri i netofathitit Baanah, Itai,+ biri i Ribait nga Gibeahu, prej bijve të Beniaminit;
30 piratoniti Benajah,+ Hidai nga luginat e përroit të Gashit,+
31 arbathiti Abi-Albon, bar-humiti Azmavet,+
32 shalboniti Eliaba, bijtë e Jasenit, Jonatani,+
33 harariti Shamah, Ahiami,+ biri i hararitit Sharar,
34 Elifeleti, biri i Ahasbait, birit të makathitit, Eliami, biri i gilonitit Ahithofel,+
35 karmeliti Hezro,+ arbiti Parai,
36 Igali, biri i Natanit+ nga Zobahu, gaditi Bani,
37 amoniti Zelek,+ beerotiti Naharai, shqytarët e Joabit, birit të Zerujasë,
38 ithriti+ Ira, ithriti Gareb,+
39 hititi Uriah,+ gjithsej ishin tridhjetë e shtatë.