3 Gjonit 1:1-14

 Plaku,+ Gajit të dashur, të cilin vërtet e dua.+  I dashur,+ lutem që të kesh mbarësi+ në çdo gjë dhe shëndet të mirë,+ ashtu si ka mbarësi shpirti yt.+  Sepse gëzova shumë kur vëllezërit erdhën e dëshmuan se ti e mban të vërtetën dhe se vazhdon të ecësh në të vërtetën.+  Nuk kam shkak më të madh për gëzim, sesa të dëgjoj që bijtë e mi vazhdojnë të ecin në të vërtetën.+  I dashur, ti po bën një vepër të besueshme në gjithçka bën për vëllezërit,+ e madje edhe për të panjohurit,+  të cilët kanë dhënë dëshmi para kongregacionit për dashurinë tënde. Këta, të lutem, përcilli për rrugë siç është e denjë për Perëndinë.+  Sepse kanë dalë për emrin e tij, pa marrë asgjë+ nga njerëzit e botës.*  Ne, pra, kemi detyrimin t’i mirëpresim+ njerëz të tillë, që të bëhemi bashkëpunëtorë në të vërtetën.+  I shkrova diçka kongregacionit, por Diotrefi, të cilit i pëlqen të jetë i pari+ mes tyre, nuk pret asgjë+ nga ne me respekt.+ 10  Prandaj, nëse vij, do të kujtoj veprat që ai vazhdon të bëjë,+ duke llomotitur fjalë të liga për ne.+ Gjithashtu, duke qenë i pangopur me këto gjëra, ai jo vetëm që nuk i pret vëllezërit+ me respekt, por mundohet të pengojë+ e të flakë jashtë+ kongregacionit edhe ata që dëshirojnë t’i presin.+ 11  I dashur, mos imito atë që është e keqe, por atë që është e mirë.+ Kush bën të mirën, vjen nga Perëndia.+ Kush bën të keqen, nuk e ka parë Perëndinë.+ 12  Për Dhimitrin është dhënë dëshmi nga të gjithë+ dhe nga vetë e vërteta. Faktikisht, edhe ne japim dëshmi,+ dhe ti e di se dëshmia që japim ne, është e vërtetë.+ 13  Kisha shumë gjëra për të të shkruar, mirëpo nuk dëshiroj të vazhdoj t’i shkruaj me bojë e penë.+ 14  Por shpresoj të të shoh së shpejti dhe të flasim sy për sy.+Paqja qoftë me ty!+Miqtë të dërgojnë të fala.+ Dërgoju të falat e mia+ miqve një për një.

Shënimet

Ose «e kombeve».